A kemi deshtuar në qëndrimin e shteteve tjera rreth pavarësisë së Kosovës?!

Opinione

A kemi deshtuar në qëndrimin e shteteve tjera rreth pavarësisë së Kosovës?!

Nga: Ragip GURAZIU Më: 30 mars 2015 Në ora: 09:26

Kosova deklaroi pavaresinë me 17 shkurt 2008. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, njohjet e para filluan menjëherë pas disa orësh, ndërsa Afganistani ishte shteti i parë që njohu Kosovën shtet të pavar.

Deri tani nga 193 shtete anëtare të Kombeve te Bashkuara 110 kanë njohur formalisht Republiken e Kosovën. Ndersa anëtarët e BE-së vendosin individualisht se a do ta njohin Kosovën.

Shtetet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, janë të ndara sa i përket pavarësisë së Kosovës. Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç, me 15 gusht 2008, zyrtarisht dërgoi një kërkesë në OKB, për të kërkuar mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth aktit të pavarësisë së Kosovës. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në takimin e saj në shtator 2008 ta çojë çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. GJND vendosi më 22 korrik 2010 se deklarata e pavarsisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me të drejtën nderkombetare, me rezoluten 1244 te Këshillit të Sigurimit.

Ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, tani Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj, deshtoi me njohje te reja

Ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, tani Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj,vitin qe e lame pas edhe kete posa kaluan disa muaj,prap nuk kemi njohje te reja sa i peket Kosoves.
Edhe lideri i AKR-së,z.Behgjet Pacolli,kishte premtuar njohje te reja pë Kosovën,por ja njohje te reja po mungojnë.

Edhe Serbia me presione ndaj shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën

Edhe këtë vit mbesin në fuqi angazhimet e zyrtarëve dhe diplomatëve serbë që në të gjitha takimet me zyrtarët e jashtëm dhe në tubime ndërkombëtare të lobojnë kundër njohjeve të reja të Kosovës.

Këto presione do të fokusohen veçanërisht në pesë shtetet anëtare të BE-së të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, pastaj ato të Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine. Siç shkruan Vecernje Novosti, liderët serbë javën e ardhshme do të kenë orar të ngjeshur të aktiviteteve ndërkombëtare, pikërisht për të parandaluar një valë të re të njohjes. Snezana Jankovic, sekretare në MPJ të Serbisë, thotë se shumë shtete janë në presion që ta njohin Kosovën.

Tani edhe selami i Daçiq per Thaçin e bene te veten?!

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha se Serbia u përball me një luftë të vështirë duke u përpjekur për të penguar Kosovën që të bëhet anëtare e Këshilli të Europës dhe UNESKO-s. “Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në OSBE, kjo është pamundur për shkak se kjo çështje është vendosur me konsensus”, tha ai në një takimi të komisionit të komisionit të parlamentit serb për punët e jashtme. Ai tha më tej se Serbia nuk është kundër pjesëmarrjes së Kosovës në takimet e OSBE-së dhe në takime rajonale, por është kundër anëtarësimit të saj në organizata dhe institucioneve ndërkombëtare, sepse kjo do të ishte një pranim i tërthortë i statusit të Kosovës”, tha ish-kryeministri serb, Ivica Daçiq. Ai tha më tej se është e rëndësishme që Beogradi të vazhdojë aktivitetet e tij për parandalimin e njohjeve të Kosovës.

“Është shumë e rëndësishme që Serbia t’i mbaj lart aktivitetet e saj diplomatike me qëllim parandalimin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, e cila u shpall në vitin 2008 në mënyrë të njëanshme nga ana e shqiptarëve të Kosovës”, tha ai.

Ai tha më tej se Serbia në të ardhmen e afërt duhet të fokusohet tek miqtë e saj tradicional në Amerikën Latine, Afrikë dhe Azi, pasi sipas Daçiqit ato janë nën presion për njohjen e pavarësisë së shtetit më të ri në Europë.

Thaçit: S’do të lejojmë njohje të reja të Kosovës
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, tha të premten se Serbia u përball me një luftë të vështirë duke u përpjekur për të penguar Kosovën që të bëhet anëtare e Këshilli të Europës dhe UNESKO-s. “Sa i përket anëtarësimit të Kosovës në OSBE, kjo është pamundur për shkak se kjo çështje është vendosur me konsensus”, tha ai në një takimi të komisionit të komisionit të parlamentit serb për punët e jashtme. Ai tha më tej se Serbia nuk është kundër pjesëmarrjes së Kosovës në takimet e OSBE-së dhe në takime rajonale, por është kundër anëtarësimit të saj në organizata dhe institucioneve ndërkombëtare, sepse kjo do të ishte një pranim i tërthortë i statusit të Kosovës”, tha ish-kryeministri serb, Ivica Daçiq. Ai tha më tej se është e rëndësishme që Beogradi të vazhdojë aktivitetet e tij për parandalimin e njohjeve të Kosovës. “Është shumë e rëndësishme që Serbia t’i mbaj lart aktivitetet e saj diplomatike me qëllim parandalimin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës, e cila u shpall në vitin 2008 në mënyrë të njëanshme nga ana e shqiptarëve të Kosovës”. Ai tha më tej se Serbia në të ardhmen e afërt duhet të fokusohet tek miqtë e saj tradicional në Amerikën Latine, Afrikë dhe Azi, pasi sipas Daçiqit ato janë nën presion për njohjen e pavarësisë së shtetit më të ri në Europë. Sa presioneve serbe sa ne vete nuk jemi kerkah hiq,po kush tani do te brengoset per Republikene Kosoves,ne rastse ne jo?!!!!!

Autori eshte gazetar analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat