Migrimi shqiptar Evropa

Opinione

Migrimi shqiptar Evropa

Nga: Ma. Bashkim Hajrizi, sociolog Më: 25 mars 2015 Në ora: 10:35

Migrimi i cili definohet si lëvizje e popupllisë nga një vend në tjetrin, lëvizje kjo qoftë e përkoshme apo e përhershme.

Historikisht njerëzit lëviznin prej një vendi në vendin tjetër për të gjetur kushte më të mira banimi dhe egzistence. Por ne do të ndalemi dhe do ta analizojmë migrimin e fundit të shqiptarëve-kosovar nëpër vendet e Evropës e sidomos ku fluksi më i madh po është në Gjermani, Austri, Suedi e Francë, shkurtimisht do ti prmendim cilat janë shkaqet apo faktorët që po i detyrojnë të lëvizin njerëzit nga ky vend, pastaj në fund do të flasim edhe për pasojat që do të përbllohet vendi ynë.

Faktorët që i shkaktojnë migrimet e popullsisë?
Në sociologjinë e migrimeve dy grupe faktorësh janë përkitazi lidhur me migrimet të cilët ndahen në “Push” dhe “Pull”faktorësh ose siç njihen ndryshe nxitës dhe terheqës të cilët janë dominant me migrimin e fundit në Kosovë.

Pjesa dermuese që ësthtë e nxitur për ti lënë vendlidjet e tyre, për të migruar është sepse qindra familje lënë edhe vendin e tyre të punës siç kemi shembujt KEK-un,-SHENDETSIN, ARSIMIN FSK-ën SHPK-ën e deri te objetet private, këtu nuk na hynë në punë kushtet e dobëta ekonomike thjeshtë për të siguruar një mbijetesë përkitazi me standartin jetësor në Kosovë, por për të gjetuar një jetë me një lluks me të madh që po i nxitisin vendet e huaja të cilat me shekuj janë shtete dhe se padyshim kanë arritur një zhvillim të hovshëm ekonomik e padyshim nuk e mohojn faktin që ska edhe të atilla që ne kushte ekstreme detyrohen ti lënë vetem vendjet e të cilat dallojnë shumë me ato paraprake që i cekum më lartë qoftë te egzistenca apo te statusi ekonomik.

Ndërsa pjesa tjetër është me të vertëtë e dhimshme është pjesa vitale e shoqërisë e cila nuk mund të punësohet ndonjë institucion qoftë privat apo shtetëror e cila ka kryer shkollimin qoftë të mesëm apo univeristar detyrohet ta provoj fatin e tij/saj për gjetur ndonjë mundësi për pasur një eksistëncë dhe një jetë më të mirë.

Pasojat?
Shteti i Republikës së Kosovës do të përballohet me pasoja afatgjata sepse që nga qerdhja e deri tek njerëzit e moshës më të vjetër janë duke ju nënshtruar këtij procesi, pasoja e parë e është ajo demografike: ku pjesa më vitale migron e cila do ta zvoglojnë strukturën e popullsisëdhe do të krijojnë një çekulibër gjinor, pasataj si pasojë e kësaj pasojë dalin edhe tjerat si ajo ekonomike: humbet fuqia pëntore ku rëndon migron pjesa më vitale e popullisë. Pasojat socialle: ku e ngrrojnë strukturën e gjithmbarshme shoqërore dhe funksionimin e saj. Pasojat kultuore: emigranti ndikon shumë në ndryshimet kulturore të vendlindjes përmes kontaktve, vizitave dhe komunikimit të përhershëm që bënë familjen dhe farafisin e gjerë.

Institucionet vendore me të gjitha mekanizmat e tyre duhen të jenë më sy qelë duhet të përshpejtojnë politikën e tyre dhe të marrin hapa të shpejtë për parandalimin e këtij procesi i cili sa është shqetësues po edhe aq tmerrues për vendin ton, të dalin më një projektligj për parandalimin e ketij fenomeni dhe të punojnë me sinqeritein dhe seriozitetin më të madh për krijimin e vendeve të reja punës dhe një ekonomi sbatile konkuruese në treg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat