OLV-ja e UçK-së-me kompetenca që si ka

Opinione

OLV-ja e UçK-së-me kompetenca që si ka

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 6 mars 2015 Në ora: 11:23

Kjo organizatë (ilegale) e vetzgjedhur,gjithjnjë kundër institucioneve të shtetit dhe gjithnjë me do ide donkishoteste,po i shtie hundët aty ku s`duhet, aty ku s`ka kompetenca. Po përzihet në punët e shtetit me qëllim që ta përvetësoi atë, në stilin e UçK-së, që u përpoq të përvetësoi të gjitha vlerat, ku krijoi ndasi e sherre të mëdha në sferën e luftës,por edhe të lirisë së cunguar.

Po më sa mend dhe me çfarë arsye pseudoshqiptari me damkë, paranoisti, Rexhep Qosja propozohet të jetë shtyllë në Akademinë përkujtimore të Jasharajve? Përse të propozohet për përjashim nga kjo Akademi përkujtimore intelektuali i mirëfilltë,Jusuf Buxhovi?? Kjo Organizatë e vetthemeluar në mënyrë stihike dhe e pa miratuar nga askush, prej institucioneve të shtetit, po krijon rrëmujë e mjegull në jetën shtetërore të demokracisë së brishtë, si në luftë, si në paqe. Përpjekjet e saja tendencioze dhe krejt të papranueshme, po tentojnë në modelin hiliganesk të përvetësojnë organet kulmore të shtetit dhe pushtetit. Po përpiqën, parreshtur të rikrijojnë smogun, mjegullën dhe kauzipolitikën e luftës,që të rinisin me vrasjet e njerëzve të pafajshëm.

Sepse u ka mbet ëmbël nga vrasjet e më hershme,për të cilat nuk u dënua askush. Përkundrazi.U ngritën në poste,siç i thonë; për ta pushtuar kalanë nga mbrenda. Këta tipa huligajsh e dogjën në mes Prishtine Flamurin dardan, të propozuar nga strategu i luftës dhe i paqjes,shpëtimtari i shqiptarisë, Dr.Ibrahim Rugova. Tash në Epopenë e Jasharajve, çfarë intonim hymni kërkojnë dhe pse ngatërrisen atje, ku nuk është punë e tyre. Që të madhërohet Epopeja dhe lavija për sakrificën sublime të kësaj famije dëshmorës, do të bëhet edhe më e madhe,sikur ky grup pleshtash infektiv,të deklaroheshin ku ishin në ditën kritike të Jasharajve? Mos ishin të zënë në bankete me vrasësit e Jasharajve. Po edhe njerëzit(personat) që me muaj të tërë ndejtën dhe hëngrën bukë në Kullën e trimërisë së Jasharajve. Ua mësuan planin e qëndresës heroike,armatimin dhe hyrjedaljet,për të cilat i raportuan armikut me përpikmëri.

Kjo konspirativ tragjike lypset të gjurmohet nga drejtësia e veçmas nga Gjykata Speciale. Tradhëtarët e kombit duhet të zbresin poshtë,se nuk bënë të jenë në kupolën e shtetit,të cilin në vend të ndërtmit po e degradojnë, duke u dhënë krye u dhënë krye organizatave banditeske dhe vetë banditëve. Shteti ose duhet të funksionojë si shtet funksional ose të dorëzohet para padrejtësive të shumta. Çfarë kuptimi ka kur Legjislativin e drejton kryeshikisti, Kadri Vesele?
Pallatet e të gjithë kriminelëve dhe banditëve të shtetit, po peshojnë, jo në tokë,por në shpirt e zemër të njeriut tonë dyfish të shtypur e shumëfish të mjeruar.

Deri kur kështu? Kur do t`u thuhet ndërsy uzuratorëve që kjo prone nuk është nga mundi i tyre,por nga mundi e gjaku i njeriut të thjeshtë, prandaj kjo pasuri duhet t`i kthehet atij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat