Qeveria dhe deputetët e parlamentit të Kosovës po pasurohen, rinia po emigron jashtë Kosovës?!

Opinione

Qeveria dhe deputetët e parlamentit të Kosovës po pasurohen, rinia po emigron jashtë Kosovës?!

Nga: Nga: Ramiz DËRMAKU Më: 4 mars 2015 Në ora: 17:12

Shteti i Kosovës duhet sot të dëshmojë se është një shtet në të cilin mbretëron paqja, e siguria, rendi e ligji si dhe demokracia! Ky është mesazhi, i cili më së shumti po përsëritet, jo vetëm tani kur po flitet për hetimin e pasurisë të liderëve të Qeverise dhe deputetëve të Parlamentit të Kosovës. Qeverinë dhe deputetët e Parlamentit të Kosovës, i ka kapluar, korrupsioni, krimi, xhelozia, urrejtja, fanatizmi, karrierizmi, familjarizmi, etj. Në mediat e shkruara si dhe ato elektronike për çdo ditë po shkruhet e po flitet për dukurit negative, por asgjë konkrete nuk po merret. Po largohen nga Kosova një pjesë e madhe e rinisë e Institucionet e Republikës së Kosovës po heshtin. Dënimin e këtyre dukurive negative po e kërkojnë tani jo vetëm misionet ndërkombëtare të cilat janë të vendosura në Kosovë, por edhe diplomatë të karrierës të marrëdhënieve ndërkombëtare, Xhejms Huper, dhe disa të tjerë. Këta politikanë emrat e të cilëve po përmenden shumë, por askush nuk po ua thotë emrat, nga frika se një ditë do të pësojnë nga ta. Deputetët, Qeveria e institucionet e Kosovës, bëhen se nuk shohin, nuk lexojnë e bëhen se as nuk dëgjojnë …,

Kur flitet për imunitetin nuk duhet menduar shumë aty duhet të rreshtohemi nga drejtësia. Kjo Qeveri dhe këta deputetë të Republikës së Kosovës nuk e meritojnë asnjë gram të kenë imunitet. Ata nuk e meritojnë, sepse imuniteti u jepet deputetëve për t’i mbrojtur deputetët politikisht nga akuzat. Disa nga deputetët tanë kanë shpenzuar shuma të mëdha të eurove, për të zënë vendin e deputetit, e pastaj për të vjedhur, me t’vetmin qëllim që të shpëtojnë nga ligji, në emër të imunitetit. Çdo kënd që ta pyesësh në Kosovë, se a është për ndërtimin dhe ruajtjen e shtetit deklarohet se po. Por tani shtrohet pyetja, a po ndodhë kjo gjë në Republikën e Kosovës, pa humbur kohë themi se Jo.

Sot është e vërtetë se gjërat në politikën e Kosovës kanë ndërruar, ato janë aq të koklavitura sa vështirë është për ti qitur në binarë. Vërtetë në politikë? Sot shihet hapur se ne politikën e Kosovës, dhe diplomacinë e saj, gjërat janë aq shumë të komplikuara që nuk ka asnjë dyshim, se rendi është i përmbysur! Gjatë këtyre ditëve shumë kush ka heshtur dhe disa janë rreshtuar në krahë të njërit apo krahut tjetër. Mendimet e njërit ndaj tjetrit, të Hashim Thaçit ndaj Limajt e Krasniqit, apo të EULEX-it e ndërkombëtarëve ndaj vetë Thaçit e PDK-së, që s’mund të zvogëlohet pa u ndarë në mes vete, ndoshta mund të jenë të vërteta. Por, nëse mund edhe të bëhet një konspiracion, atëherë më i madhi do të ishte ai kundër drejtësisë. Prandaj kundër një konspiracioni të tillë e vlen të rreshtohesh.

Populli nuk është një komunitet i imagjinuar, siç po e konsiderojnë disa politikanë të qeverisë dhe të Parlamentit të Kosovës. Të gjithë e dinë se popullin e bëjnë njerëz të zakonshëm, profesionistë pleqë e fëmijë me të cilët kalojmë kohën, së bashku në rrugë, kafene, fusha sportive, në shtëpi apo kudo në hapësirat publike e private.

Prandaj për këtë popull, sot kurthet apo zënkat e politikanëve jo që e pengojnë ndërtimin e shtetit dhe funksionimin e ligjit, por ato shkatërrojnë demokracinë e re që po zhvillohet në Republikën e Kosovës. Populli i Kosovës tani është i ngopur me qeveritarët , deputetët. Politikanët tanë të uritur për çdo gjë…, por më së tepërmi.., për tu PASURUAR, e jo për të ndërtuar institucionet dhe shtetin e Kosovës sa më shpejt. Rinia largohet nga Kosova drejt mërgimit, e ata heshtin në vend se të marrin masa sa ma shpejte për ndaljen emigrimit, po nëse ka nevoje dhe me siguri se ka,Qeverija e Kosoves te ndaj edhe mjete materiale për të varfrit. Po na kujtohen ditët kur ish kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, para zgjedhjeve ua rriti pagat; mësuesve, arsimtarëve, profesorëve, mjekëve, bile bile edhe pensionistëve, por kur nuk i ndau mjete të varfërve, skamnorëve. Kjo flet mjaft se kur është në pyetje karriga liderët tanë e bëjnë edhe të pamundurën për ta ruajtur fotelen. Sot është koha që edhe sukseset tona t’ia lëmë institucioneve të Kosovës, krijimi i situatës për të vendosur rendin dhe ligjin. Prandaj nuk guxojmë të humbim kohë në këtë drejtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat