PDM: Koha të jemi pjesëmarrës në politikë, jo shërbëtor të partive politike

Opinione

PDM: Koha të jemi pjesëmarrës në politikë, jo shërbëtor të partive politike

Nga: Ilir Vata Më: 4 mars 2015 Në ora: 17:00

Te përndjekur, antikomunist, pronar, shtëpi të mira dhe të mëdha të gjithë ju që vuajtët në diktaturën komuniste dhe të gjithë ju që vuajtët në këto vite të post- diktaturës, të gjithë ju që s’gjetët vetën se u shitën vendin e punës, u pushuan apo përndoqën këto vite, të gjithë ju që u zhgënjyet, nuk u kthyen pronë, apo u mohuan të drejtat që u takoni, bëhuni pjesë e përzgjedhjes dhe zgjedhjes së përfaqësuesve tanë në zgjedhjet për këshillat bashkiak apo parlamentin vendor. Është koha që në të kemi demokracinë e përfaqësuar nga njerëzit tanë, koha të tregojmë se në sfidojmë vuajtjen, hakmarrje dhe madje jemi të garshëm të jemi pjesëmarrës në politikën vendore ku mvaren dhe interesat tona të përditshme.

Partia e të Drejtave të Mohuara ka ndërmarrë turin në të gjithë qarqet e vendit për përzgjedhjen e kandidatëve për këshilltar në të gjitha bashkitë e qarqeve. Fton të përndjekurit, pronarët antikomunistët dhe të gjithë ata që e ndjejnë vetën të djathtë apo të diskriminuar këto vite të bëhen pjesë e garës dhe e përzgjedhjes së përfaqësuesve më të mirë për të qenë pjesë e qeverisjes vendore.

Ne kemi në dorë jo vetëm të përzgjedhim më të mirët që kemi, por dhe ti votojmë dhe të shënojmë një herë të parë që ne të përfaqësohemi nga përfaqësuesit tanë në këshilla bashkiake, pasi ata kanë një rëndësi të jashtëzakonshme për shqiptarët sepse në qeverisjen vendore janë dhe problematikat tona.

Infrastruktura e rrugëve që në të gjithë Shqipërinë janë më shumë rrugë bagëtish se sa njerëzish, shkollat, qendrat shëndetësore, kopshtet, çerdhe që në zonat rurale nuk ekzistojnë apo janë në gjendje të mjeruar, prandaj në radhë të parë të vlerësoni atë që ju përfaqëson dhe pastaj bashkoni mendimin dhe votat dhe bëhuni pjesëmarrës në politiken vendore.

Është koha jonë që të jemi aktiv në politikë sepse kjo e fundit jo vetëm është marrë me ne dhe na ka përbaltur dhe shënuar vuajtje të reja, por ka përfituar prej nesh gjatë gjithë këtyre viteve dhe më e rëndësishmja për ne është investimi moral në respekt të vuajtjes tonë të të gjithë atyre që vuajtën në kampet e internimit, të gjithë ata që u vranë dhe të 5800 varreve të humbura që ende nuk janë gjetur.

Të nderuar të përndjekur, pronarë antikomunist dhe të gjithë të djathtë tradicional në vend, ne kemi furnizuar me vota kundërshtarët tanë politik, politikanë të ardhur nga rruga dhe shpesh herë dhe nga krimi. Kemi mbështetur parti me shpresën që ata do të na mbrojnë të drejtat tona, por më në fund ne kemi Partinë e të Drejtave të Mohuara PDM, e para parti e të përndjekurve dhe e të djathtës reale në Shqipëri, prandaj duke mbështetur kandidatët tanë më të mirë mbështesim kauzën tonë që na e lanë amanet baballarët, që ne jemi krenuar në vite.

Ne ishim ata që në kohë të ndryshme qëndruam për interesa kombëtare dhe bëmë beteja me pushtuesit e ndryshëm dhe për këtë kemi martirë, familje tona drejtuan me oda për shekuj me radhë trevat shqiptare dhe për këtë ishim dyer të mira. Në fund luftuam komunizmin si pushtues të lirive shqiptare dhe për këtë vuajtëm gati 50 vjet, gjysmë shekulli, por sërish jemi këtu për të treguar jo vetëm kush jemi e nga vij, por për të mbrojtur interesat e nëpërkëmbura dhe në demokraci nga qeveri të ndryshme me akses të thellë komunist.

Le të bëhemi të gjithë bashkë për të mbrojtur të drejtat tona dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, prandaj bëhuni pjesë e përzgjedhjes dhe e zgjedhjes së kandidatëve tanë që përfaqësohen nga PDM.

Le ta braktisim hakmarrjen ndaj çdo kujt dhe madje në radhë të parë dhe ndaj njeri-tjetrit sepse këto 24 vite treguam që falëm persekutorët dhe jo bashkëvuajtësit tanë dhe të bashkojmë vota për të çuar në parlamentin vendore njerëzit tanë, nipërit dhe mbesat tashmë të shkolluar që e nesërmja të jetë më e mirë.

Të përndjekur nuk janë vetëm ata që llomotisin, madje ka nga ata që nuk kanë lidhje me vuajtjet tona por me përfitimin në kurriz tonë, sepse shumica e të përndjekurve janë në të gjithë vendin dhe kanë ulur kokën të punojnë duke ndërtuar jetët e tyre pa ndihmën e shtetit, madje dhe me disa parazit që vjedhin në emrin tonë, prandaj mos dëgjoni llomotitësit ata janë hiena që i shërbejnë djallit kundër çështjes tonë, janë sahanlëpirës, sekserë të partive politike dhe që kanë tradhtuar interesat tona.

Te gjithë bashkë po, jemi të fortë sa këta politikanë mediokër - idiotë, spiunë të sigurimit një pjesë e dinë mirë pushtetin tonë dhe prandaj na lanë të varfër na sulmojnë e përçajnë që ne të mos jemi pjesë e asnjë pushteti, por shërbëtorë të tyre.

Por kurrë nuk do të pranojmë sepse nuk harrojmë origjinën dhe sakrificën tonë, prandaj me besim që kamë të vlerat e të përndjekurve ju bëjë thirrje të bashkojmë votat për të patur përfaqësuesit tanë në zgjedhjet vendore.

Ata na thonë jeni pak, se e dinë se gjysma e shqiptarëve është përndjekur. Ata na thonë se jeni përçarë se investojnë miliona për këtë. Ata na thonë keni spiunuar njëri-tjetrin kur vetë janë persekutorët.

Prandaj të ngrihemi mbi dhimbjen, vuajtjen, sakrificë dhe përbaltjen që na kanë bërë për këto vite dhe të tregojmë kush jemi! Sot është koha të ngrime në solidaritet për të mbështetur fëmijët tanë, është ora të tregojmë se ne jemi përfaqësues të denjë politik e qa më shumë ne parlamentin vendor se ne vijmë nga tradita e parlamentit të odave ku të parët tanë drejtonin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat