"Vetëpërdhosje"?!

Opinione

"Vetëpërdhosje"?!

Nga: Dibran Demaku Më: 2 mars 2015 Në ora: 17:07

Në mediat e shkruara, por edhe ato vizive të Kosovës por edhe gjithandej trojeve etnike shqiptare, njeriu i thjeshtë shqiptar sot mund të lexojë e të dëgjojë gjithçka! Mund të lexojë e dëgjojë gjithçka të thënë edhe nga vetë liderë e zyrtarë të lartë, qofshin ata zyrtarë të lartë shtetëror apo partiak?!

Dhe domosdo, që njeriu i thjeshtë shqiptar kur lexon apo dëgjon deklarata të thëna nga zyrtarët e lartë shtetëror apo partiak, përveç që ndien keqardhje për trurin e tyre të rrëzbitur, ndjenë edhe një urrejtje të ligjshme kundër tyre?! Të lexosh dhe të dëgjosh deklarata nga liderë partiakë të stilit se "Amerika është kolonizuese në Kosovë"(?!) apo të stilit se NATO në vitin 1999, ka bërë bombardime kundër Serbisë për interesa të veta"(?!) kjo është një lloj çmendurie e llojit të vetë?!

Në media të shkruara këto ditë lexuesit patën rast të lexojnë edhe margaritar të tillë të thënë nga vetë lideri i porsazgjedhur i "Vetëvendosjes" Visar Ymeri:-"Bombardimet e NATO-s në Kosovë, gjatë vitit 1999 po bëheshin për interesa personale të shteteve anëtare të këtij pakti, veçantë intervenimi ishte bërë me qëllime të caktuara të Perëndimit. Anëtarët e NATO-s gjejnë një shkak, në raste të caktuara, edhe duke e shpikur atë, për të justifikuar intervenimin ushtarak, ku më pas i hapet terreni korporatave të mëdha amerikane dhe të tjera perëndimore, për të shfrytëzuar pasuritë e atyre vendeve. Unë konsideroj që bombardimi që bënë ndërkombëtarët dhe Perëndimi, në vitin 1999, kundër Serbisë, u bë i mundshëm për interesa gjeostrategjike, që mund t`i kenë pasur shtetet e Perëndimit dhe në veçanti SHBA-të".

Pra, sipas "Vetëvendosjes", në këtë rast, sipas liderit të sapozgjedhur të saj, Visar Ymerit "SHBA-të dhe vendet e tjera të Perëndimit, nuk e kanë bombarduar Serbinë për të shpëtuar popullin shqiptar të Kosovës nga shfarosja, por për të shtrirë ndikimin e tyre politik, ekonomik dhe ushtarak në këtë pjesë të Europës!". Ndërkaq lideri i deridjeshëm i "Vetëvendosjes" Albin Kurti në shumë raste paska thënë:-"Amerika është kolonizuese në Kosovë!".

Deklarata më skandaloze dhe më të çoroditura, që nuk mund t`i pranojë mendja e shëndoshë, se këto të lartcekura, nuk mund të ketë dhe nuk mund të thuhen?! Kur njeriu i thjeshtë shqiptar i lexon apo i dëgjon këto deklarata, në fillim i shkon në mendje se ato mund t`i ketë thënë vetëm ndonjë zyrtar serb apo rus, apo ndonjë zyrtar i ndonjë vendi që nuk ja do të mirën Kosovës dhe kombit shqiptar, por kurrsesi liderë dhe zyrtarë të lartë të një partie shqiptare të Kosovës që ka emrin "Vetëvendosje"(?!). Dhe kur njeriu i thjeshtë shqiptar e sheh të zezën në të bardhë se deklarata të tilla çoroditëse kanë dhënë zyrtarë të lartë të "Vetëvendosjes"(?!) atëherë ai e pyet vetën: quhet vërtetë kjo parti "Vetëvendosje apo Vetëpërdhosje"(?!).

Në të vërtet njeriu i thjeshtë shqiptar, tashmë e ka kuptuar se partia në fjalë, që nga formimi i saj e këtej, asnjëherë nuk e ka pranuar shtetin e pavarur të Kosovës dhe as simbolet e atij shteti?! Dhe çfarë është më së keqi, partia në fjalë e ka luftuar me të gjitha mjetet ngritjen dhe zhvillimin e këtij shteti?! Deputetët e "Vetëvendosjes" si të zgjedhur të popullit e kanë pasur obligim kushtetues që ta mbrojnë shtetin dhe shtetasit e saj, por ata në vazhdimësi e kanë kundërshtuar atë shtet dhe shtetasit e tij?! Kanë protestuar e kanë thyer xhama të institucioneve shtetërore e kanë bërë "luftë" të hapur me Policinë e Kosovës?!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat