Teknologjia elekronike në shërbim të mësimdhënies

Opinione

Teknologjia elekronike në shërbim të mësimdhënies

Më: 2 mars 2015 Në ora: 12:41

Në ditët e sotme, ashtu si në çdo fushë tjetër të jetës, mësimi dhe zotërimi i teknollogjisë elekronike është një domosdoshmëri. Nxënësit dhe studendët e sotëm, janë në kontakt të vazhdueshëm me zhvillimet e fundit në fushën e komunikimit elektronik, ata janë në kërkim të mënyrave dhë të mjeteve të reja të komunikimit elekronik.

I ashtuquajturi “brezi Z”, grupmoshat 15-25 vjeçarët, janë shumë “familiarë” me teknollogjitë e reja të komunikimit elektronik, prandaj edukim-trainimi i tyre dhe tekstet shkollore, duhet që të pasqyrojnë këtë nivel. Ashtu si në shumë vende të zhvilluara perëndimore edhe në Turqi po tregohet një kujdes i veçantë në drejtim të edukim-trainimit me teknollogjinë elektronike. Ministria e Edukimit Kombëtar, në drejtim të edukimit me teknollogjinë elektronike nëpër shkolla, ka përgatitur një dokument të rëndësisshëm që quhet “Planin Strategjik, për përfshirjen në arsimin parauniversitar të teknollogjisë elekronike, për periudhën 2010-2014”.

Si pjesë e këtij plani, ishte dhe “projekti Fatih” i cili filoi të implementohet në shkollat e sistemit 9-vjeçar, në vitin 2010, ku në çdo klasë është vendosur një “panel inteligjent” që zëvendëson, mënyrën klasike të mësimit me anë të “drasës së zezë”. Gjithashtu po në kuadër të këtij projekti, janë shpërndarë rreth 601.131 copë kompiutëra portativë për mësuesit dhe rreth 130.765 copë kompiutra portativë për nxënësit, këto kompiutra janë të programuar në mënyrë të tillë që të jenë interaktiv me “panelet inteligjente” të instaluara nëpër klasa.

Realizimi me sukses i këtij plani strategjik, në drejtim të mësimit inovativ dhe teknollogjisë elektronike, ka filluar që të japi frytet e veta në sistemin arsimor turk. Ne, si edukatorë, jemi duke synuar në edukimin e një brezi të ri, të aftë për të përballuar sfidat e kohës, për këtë, mësimi në shkolla i teknollogjisë elektronike në mënyrën më të mirë dhe më të dobishme, është një bazë e mirë për të arrdhmen e brezit tonë të ri si dhe për zhvillimin dhe rritjen e prosperitetit në vendin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat