Kthimi i Agonit

Opinione

Kthimi i Agonit

Nga: Ramadan Reshitaj Më: 1 mars 2015 Në ora: 15:13

I nderuari kolegu im, Sh.F.

Para disa vitesh, një mesnatë vere, kur sapo bëhesha gadi të shtrihesha për të fjetur, i lodhur dhe i rraskapitur nga puna, më patë cingërruar telefoni dhe andej telit po dëgjoja një zë të panjnohur që kërkonte të më takonte urgjentisht. Ishte një zë i shqetësuar, i drojtur nga një ri me ndjenja të trazuara. Përderisa e vrisja mendjen se ç´hall vallë mund të ketë ky njeri, zëri andej telit, gadi si në vaj po vazhdonte…

-Unë jam Agoni, djali i Sh. F. Këtë numër ma ka dhënë babai me porosinë se kur ke halle në Suedi, thirrë në këtë telefon dhe kërko ndihmë. – më fliste ai.

Dhe biseda rrodhi me ndjenja të përziera.

Më tha se atë ditë kishte udhëtuar nga Kosova, se kishte ardhur të jetojë në Suedi, për shkak se ishte njohtuar me një vajzë kosovare… dhe se ende pa i bërë as 24 orë këtu, dëshironte me çdo kusht të kthehej për Kosovë.

Shumë interesante mu duk biseda me te. Dhe bëra atë që do ta bëje edhe ti Sh. F. po të të lajmërohej djali im për ndihmë, ose kështu do të vepronte secili për djalin e kolegut.

U vesha dhe, pa rrespektuar hiç kufizimet në ngarjen e veturës nëpër qytetin e Malmës, pra me shpejtësi të rritur gjatë ngasjes së veturës, shkova ta takoja në adresën që mezi e shqiptoi. E gjeta duke më pritur nën dritën e zbhetë të hënës, në kopshtin e kompleksit të banesave, në një periferi të qytetit. Këtu kishte banesën nusja e tij e ardhshme.

Asnjëherë nuk ishim takuar më parë me çunin tëndë, Agonin, por biseduam sikur të njiheshim me vite.

Djali yt, atë ditë kishte ardhur nga Kosova dhe, edhepse kishte lejeqëndrimi, donte gjithësesi të kthehej nga Suedia!

U përpoqa ta bindë.

I spejgoja se këtu është mirë të jetohej. I thoja se do ta përballonte mërzinë. Ia përsërisja se, si i ri dhe i shkolluar do ta gjente vetëveten këtu.

E pyeta edhe për problemet e mundshme që do të mund t´i kishte me nuesen, me familjen dhe mjedisin e saj…

Prit, i thoja, veç sa ke ardhur, asgjë nuk ke shijuar në ambinetin suedez. Malmë është qytet i bukur. Është i këndshëm për të jetuar në te, si për të rinjtë ashtu edhe për të moshuarit… Këtu ka edhe shumë shqiptarë. Ka studentë, të rinjë e të reja, bashkëkombas të moshës sate… Do t´i takosh, do të shoqërohesh, do ta ndjesh vetën mirë…

Por, të gjitha ishin të kota. Fjalët e mia sikur shkonin në vesh të shurdhër… Nuk i lenin hiç përshtypje…Nuk pinin ujë…

-O bacë, këtu po më mungon çdo gjë! Po më mungon Prishtina. Këtu çdo gjë po ma zenë frymën! Më këshillo se si të kthehem! Ishte kategorik çuni yt.

Më tregoi edhe një detal që ndikoi të përlotën edhe sytë e mi:

-Asnjëherë në jetën time, nuk e kam parë babin aqë të mërzitur se sa sot kur më përcolli në Aeroportin e Prishtinës! Asnjëherë faqet e Tij nuk i kam parë të qëndisen me lotët e vakët sikur sot para dite kur më uroi udhë të mbarë! Kjo pamje nuk po më hiqet nga sytë dhe nga mendja. Unë djali i vetëm i prindërve të mi, pasi kam kryer studimet dhe kam nisë të burrërohem, të largohem nga babai e mamaja?!?! O Zot! A ka gjë më të keqe dhe më tragjike në këtë botë se sa në moshën më të mirë t´ia kthesh shpinën familjes, vendlindjes?! Të gjitha po më mungojnë… Nuk dua standrad, nuk dua jetë më të mirë, nuk dua kushte më të mira! E dua veç Prishtinën time! Vendlindjen time, prindët e mi, shokët e mi… Këtu ku jam po më duket se kam humbur fare, i hudhur në skaj të botës… i pa shpresë… O bacë, më ndihmo si të kthehem!

Ishte kategorik ai, dhe asgjë s´mundi t´ia kthej mendjen.

Të nesermen, me avionin e mëngjesit nga aeroporti i Kopenhagës u kthye për Prishtinë.

Ai u kthye pa i kaluar as 24 orë në ambijentin e ri. U kthye sepse e deshi Kosovën… se nuk deshi që faqeve të babait të rrokulliseshin lotët… Nuk deshi që pjesën më të mirë të jetës ta kalojë në dhe të huaj… nuk donte që malli t´ia gryejë e tia vjelë rininë… Dhe, u kthye.

Ndërkaq, kur tash, në lajmet e mbrëmjes në televizion shohë vargun e refugjatëve duke u maltertuar kufinjëve dhe strehimoreve të improvizuara të Evropës, vazhdimisht më bie nërmend këmbëngulësia e djalit tëndë Sh.F.
Të bekoft zoti, Agon! – uroj me tërë zemrën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat