Me borën që shkoi, u fikën edhe ëndrrat

Opinione

Me borën që shkoi, u fikën edhe ëndrrat

Nga: Shkruan: Qendrim Imeri Më: 1 mars 2015 Në ora: 15:08

Po frikësohem të shkruaj këtë, por mjaft më, spo mundem të duroj.

Ëndrrat e bukura u fikën, e unë kam hapur sytë për të parë të vërtetën.

Gjithçka duket e pamundur tashmë.

Ëndrrat për të ardhmen po më torturojnë në çdo kohë, e gjithçka veçse ngadalë po e ftoh shpirtin tim.

I mbyll sytë me shpresën se dhimbja mbaroi, por jo...dhimbja sapo filloi.

Dua të thërras në ndihmë, me gjithë mushkëritë e mia, gjumin, harrimin. Po ndjej një shtrëngim në gjoks. Përse u dashka të rijetoj ato që kam jetuar?

Përse u dashka të vuaj sërish ato, që i kam vuajtur njëherë?

Mbyll sytë. Po vallja e kujtimeve sillet rreth meje edhe më ironike. Ajo ironizon dëshirën time për gjumë, për harrim. Ajo më sugjeron vetëm një zgjidhje: të kap stilolapsin dhe të shkruaj.

Siç duket kujtimet e dinë këtë, prandaj më nxisin t’i hedh në letër, që të mos vdesin bashkë me mua. E unë... Unë mundohem me gjithë forcën e fundit të shkruaj.

Kujtimet vërshojnë mbi letrën e bardhë. Unë dua që të kenë durim, të mbajnë radhë, ashtu siç kishim durim ne, kur na numëronin sa ishim në traktorë , kur shikonim njëri tjetrin dhe nuk e dinim se ç’po ndodh, ashtu siç mbanim radhë me tasin në dorë përpara kazanit me qumësht e nuk e pinte askush nga qefi.

U zgjova... Po zgjohesha, pa dashur të zgjoj njeri tjetër.

Me duart në xhepa dhe më syte diku në horizont, hedh hapat jashtë shtëpisë dhe kam vetëm një dëshirë, te eci, e te shkoj diku larg.

Nuk i gjej fuqitë e duhura. Kam një boshllëk në shpirt. Ndjej mungesën e diçkaje, por emrin nuk ia di dot.

Dua të bërtas por zëri tretet diku para se të bëhet njësh me ajrin, dhe kthehet prapa. E unë ndihem akoma më bosh.
Qëndroj i ngrirë. Shtrëngoj krahët rreth vetes se më dukej sikur po ndieja një ftohtësi të brendshme.

Se ç’më erdhi një zë e që e dëgjoja vetëm unë duke më përpëlitur ngadalë… Ndalo, në mes të rruges se s'ke një arsye për të vazhduar të ecurën.

Ishin vetëm patikat e mija që kur ecja bënin zhurmë dhe prishnin qetësinë të cilën e dëshiroja në atë moment.
Mjaft!... më vjen për të vjellë nga këto marrëzira që më kanë kapluar shpirtin.

Dua të jetoj, e di ku ndodhem tash, ku do të ndohem nesër e po ashtu e di edhe se ku do të ndodhem në të ardhmen. Po më çmend kjo lloj jetese.

Dua një jetë më ndryshe se kjo, dua…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat