Stavileci si Jabllanoviqi

Opinione

Stavileci si Jabllanoviqi

Nga: Gëzim Mekuli Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 10:14

Askush dhe asnjëherë nuk ofendoj më keq nënat dhe familjen shqiptare sesa ministrat e Isa Mustafës, Jabllanoviqi e Stavileci.
Stavileci objektivizoj femrën shqiptare. Stavileci pornografizoj botën e nënës shqiptare. Po, ai e "makinëzoj" trupin e sajë, mendjen e sajë, dinjitetin e sajë. E përdhonoj botën shqiptare, gjuhën, identitetin, vlerën dhe ikonën e kombit.
A është e mundur kjo? Si të dëgjohet kjo fjalë? Si ta arsyetojë këtë mendim? Dhe kush e tha? Ministri shqiptar i qeverisë së Isës.

300 Euro, familja...!
Ka këtu dy momente të mëdha që nën vetëdije tregojnë, se ky ministër nuk ka rrespekt për femrën shqiptare, e biles as për vehten e tijë.
Momenti i parë është ai momenti moral e etik. Së pari njerëzor e pastaj politik. Fjalia a tijë, e padëgjuar, e keqe dhe poshtëruese, se "pse bëni 7 fëmijë kur ke rrogën 330 euro", argumenton se z. Stavileci nuk ka si pikënisje kodin moral në mendim, e as në veprim. Fjalia dhe vepra e tijë dëshmon se politikat e qeverisë së Kosovës janë politika materialiste dhe egoiste, jo të shekullit XXI. Këtu nuk ka humanizëm e as empati për nënën e as për njeriun. Dhe, si rrjedhojë i këtijë mendimi, del se paraja dhe bota materialsite ka sunduar dhe po kontrrollon Qeverinë e ministrinë.

Momenti i dytë, e që është shumë shqetësuese është, se shqiptarët e Kosovës i janë nënshtruar një propagande të ngjajshme me propagandën e nazizmit së Göbelsit. Edhe ministri i propagandës së Hitlerit, Göbelsi, sulmonte "të tjerët" që të mos lindin shumë fëmijë. Këta edhe i zhduknin fëmijët e posalindur, e që mund të konsideroheshin se ishin të lindur të varfër e me të meta psikofizike. Cdo gjë që kushtonte ishte e pakëndshme për nazizmin gjerman, biles edhe në shkollë nxënësit e mirë "i kushtonin" shtetit gjerman më lirë se, nxënësit e dobët. Nxënësi i mirë i kushtonte 120 marka gjermane shtetit, e ai i dobëti mbi 300 marka gjermane! Prandaj razismi gjerman e luftonte "të keqin" dhe familja nuk guxonte të ketë nxënës të dobët. T'ï kushtoje shtetit të Rajhut të tretë, kishe pasoja...

Stavileci dhe Gëbelsi kanë dicka "të ngjajshme": përderisa nazizmi gjerman i vitit 1939 dëshironte të kishte një botë "të pastër ariane" e me nxënës që i kushtojnë lirë shtetit, Stavileci i Qeverisë sonë, dëshiron të ketë një botë të ndarë: me familje "të pasur" e me familje të "varfër". Nuk bënë të kesh 7 fëmijë nëse ke 300 euro rrogë! Na kushton!?
Ky mentalitet i shekullit XIX, e që po mbizotëron në politikat tona, ka qelbur hapsirën publike shqiptare. Ka varfëruar vlerat kombëtare e njerëzore. Ky mendim i Stavilecit na tmerron dhe na pikëllon, sepse ky njeri familjen e konsideron objekt, gurë, të pandjenja dhe dicka që "t'harxhon" e na "kushton"!
Familja e nëna shqiptare u trajtua si "mallë shpenzues" e si kafshë që "ha e kushton".

Po, Familja e nëna shqiptare u quajt edhe "Divljaci" (egërsira). Nëna shqiptare, bërthama e kombit shqiptar, po sulmohet e po dhunohet, pa frikë e pa kufi. Institucioni madhor i kombit tonë, pa rreshtur, e pa fije turpi, po bombardohet, po digjet e po shigjetohet. Dje Jabllanoviqi, e sot Stavileci.

Njëri dhunon shqip e tjetri serbisht. të dy ministra! E c'farë rëndësie ka gjuha këtu?

Jabllanoviqin e quajta cetnik, dhe mire ia bëra. Ti, Stavileci, je kokëderr idiot politik e "kosovarë cetnik"!
Mjerë nëna që të ka, e të mjerët ne që të kemi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat