Ligji i dosjeve, fillimi i përmbysjes së klasës politike

Opinione

Ligji i dosjeve, fillimi i përmbysjes së klasës politike

Nga: Ilir Vata, kryetar i PDM-së Më: 25 shkurt 2015 Në ora: 12:25

E keqja e shqiparëve dhe e Shqipërisë është klasa politike që është nxënë nga e shkuara e hidhur diktatoriale si në përmbajtje, ide dhe formë dhe është vështirë që brenda një kompleksiteti ideologjie, kulturore e ateist të klasës politike shqiptare të nisë një dimension i ri i demokracisë dhe i konceptit të lirisë në të gjitha dimesionet e saj.

Në këtë pikënisje filluan ndryshimet në vitin 90-të, ku ideatorët e diktaturës dhe shtetit totalitar futën në lojën e proceseve demokratike njërëzit dhe familjet që i kishin shërbyer diktaturës dhe jo vetëm kaq por pikërishtë ata që kishin qenë urdhërues, dhe titullarë të hetimit, ndëshkimit, torturimit, dëbimit dhe interrnimit u bënë elita e re politike që edhe sot drejtonë Shqipërinë.

Në këtë rrafsh u ngritë e ashtëquajtura “elita e re politike” që do të prfaqësonte demokracinë dhe në thelb asgjë nuk ishte ndyshe, vetëm se nga një propogandë demagogjike e shtetit të diktaturës në një tjetër atë të postdiktaturës dhe në këtë rrotullisje të errët gjysëmgri u përthidh koha e një cerekshkekulli e tëra në përplitje e agoni.

Njerëz që presin për liri, media që presin për transparenvcë dhe fjalë të lirë, që presin demokracinë, shtetin e së drejtës, drejtësin, barazinë në treg, mundësinë e punësimit me meritokraci, por si shpërblim morëm medaliet e kthyer mbrapsh të të mirava, pra shqiptarët kërkuan vlerat e çmimit të demokracisë dhe morën ativlerat që prodhon një shteti hibrit prej kohësh në tranzicion.

E në këtë zymtësi politike, qëndron edhe thelbi i së të vërtetës së mbrapsh, të një vendi që rri në trazicion pa fund sepse klasa politike është produk i injorancës së thellë, produkt i falsitetit të dijes, i krimit dhe përfshirjes së politikës me të dhe me biznesin e zi të saj, duke sjellë në krye të politikës dhe drejtimit të shtetit dhe ligjbërjes së vendit, pikërisht llumin e një shoqërije që vinte nga kompleksitetet e një regjimi totalitar, thellsisht të inkriminuar e barbar.

Shqipëria e pas vite 90, tregoi se shqiptarët janë një një popull vital që dolën nga kthetrat e vdekjes, poshtrimit, nga sgafella e vuajtjes dhe mjerimit, nga terri i kulturës dhe pamëshirësia e një diktature kundër jetës dhe lirisë dhe nisën rindërtimin e jetës së tyre dhe kanë bërë shumë, ndonse kanë qenë hapurazi në një shtetë gjysëmdiktatorial.

Pjesa e shqiptarëve që mori rrugët e botës u rritë shumë në pasurimin e vlerave të mira, të kulturës, dijes, të mirave material dhe në të gjithë botën shqiptarët treguan se janë vital, inteligjent, pjesmarrës, konkurues dhe ambiciozë në kërkim të vlerave më të mira sa sot në botë shqiptarët për 20 vite, zor ti dallosh me evropianët, amerikanët apo dhe australianët ..sepse janë integruar në tërësi.

Po ky krahasim i shqiptarëve që janë në Shqipëri me vendet e rajoni, në vazhdojmë të jemi më të varfër, më të pasigurtë, më të cëngur, pa të drejtat bazë si e drejta e pronës e e lirisë e barazisë në treg, pa drejtësi dhe më e tmërrshmja pa shpresë për të ardhme dhe vazhdimisht të shtyrë në zumtësi.

Por a nuk jemi ne, gjaku i shqiptarëve që emigruan në 90-tën, motrat, vëllezërit, prindrit e tyre, gjeneza e shqiptarëve që u ndamë në dyshë?!

Sigurisht që po, por ata që ikën gjetën demokracinë e vërtetë, gjetën politikanë të nivelit të lartë përfaqësimi me ide, me dëlirësi politike që punojnë pa reshtur në shërbim të më të mirave njerëzore, përputhur tashmë me konventa ndërkomtare që po bëhen universal.

Atherë shqiptarët, jo vetëm që janë një popull që ruan tradit, vlerat, por dinë shumë mirë të integrohet e modernisohet, por kanë zgjedhur politikanët e gabuar ose këta të fundit, ua kanë imponuar mundësin e zgjedhjeve me gjysëmdiktaturën dhe kontrollin shtetëror mbi shqiptarët.

Politika shqiptare për 24 vite, prodhoi konflikt, intriga, sulme inteketuale, familjare madje në grup të shtresave të ndryshme të shqiptarëve dhe kjo u pa që pas pushtetit të 22 marsit 92, kur një hakmarrje e re politike zu fill ku familje gjoja komuniste u sulmuan si mësues, oficer, mjek madje dhe ne profesione shërbimesh, ku në të vërtetë ata në një farë mënyre ishin si shumica e shqiptarëve që ishte përplitur në agoni për të jetuar dhe me e tmershmja ishin pikërisht ata njërrëz që kishin ushtruar persekucionin në një klasë tjetër për 45 vite në diktaturë, pa nisnin një përnjekje të re.

Në një farë mënyre ishin po ata persekutorët e diktaturë që po u merrnin tanimë dhe pa dallim me shqiptarët në demokraci, pasi të përndjekurve u morën edhe kredon antikomuniste, sulmin për pak vite e drejtuan pikërisht drejt tyre, të të përndjekurit e diktaturës se menduan se u morën pushteti.

Të njëjtën gjë bënë edhe pushtetarët e ardhur në pushte pas 97-tës, ku sulmuan të përndjekur demokratë, me dhe njërz pa parti në emër të socializmit të ri..! Sërisht rikthehen ata dhe tashmë kishin ndërruar stil. Të përndjekurit përfaqësoheshin me tre katër vetë, dhe nuk vazhduan sulmet por u shitshin vendet e punës, u merrnin ryshfet për tendra, për shërbime, për drejtësi e gjithçka shteti kishte në dorë ua shiste shqiptarëvë dhe ky ishte dhe fundi i politikës dhe kësaj klase politike sa tani shteti

është pushteti i të miravetë tyre dhe çdo të mirë që na takon nuk na e japin por na e shesin dhe tjetërsojnë sa herë të duan, madje kanë gjetur dhe zgjidhjen finale, blejnë votat dhe të gjithë të drejtat tona për katër vite janë në dorë të pushtetarëve dhe na i servirin me çmim, madje si të vetmit punëdhënës janë dhe çmimbërës, pra sa të duan.

Para lufta politike është një çmim për shqiptarët dhe na përdorin si tufë delesh për të na blerë votat dhe shitur të mirat, ku në demokraci qytetarët zgjedhin përfaqësuesin më të mirë dhe nëpërmjet delegimit të votës ata zgjidhin garanti, shtetin roje të të drejtave të tjera, pra duhet që ne t’u japim të drejtën tonë themelore politikanve dhe ata të na ruajn të drejtat e tjera.

Por mekanizmi i politikës shqiptare nuk është demokratik sepse dy partitë e mëdha nuk bëjnë politikë demokratike pasi në partitë e tyre që kanë shumicën e pushtetit apo gjithë pushtetin apsolut, emërojnë kandidatët dhe kështu kemi një parlamet të emëruar dhe jo të zgjedhur dhe për llogjikë, vendimet e parlamentit janë një grup i drejtuar nga një person sa shqiptarët luten qoftëlarg çmenduria e tij dhe kjo gjendje nuk ndryshon kur ndodhë rrotacioni politik, para palët kanë të njëjtën filozofi.

Çdo shërbim është në dorë të shtetit dhe ai shitet ose jepe me alternativë në forma të tjera t’i japish votën që të keshë një vend pune. Licensa të shitet kur bëhet fjalë për investime të mëdha dhe vetëm një licensë minjer shitet nga 300-500 mijë euro. Ndërmarrje të mëdha janë monopol i shtetit dhe monopolistët e tjerë të tregut janë të përcaktuar nga shteti, drejtësia e kapur nga politika është shëndërruar në një vend ku blihet dhe shitet liria dhe e drejta.

Sindikalizmi është formal dhe nuk mbronë interesa por pronat që qeveritë u kanë dhënë për t’i blërë ata e shërbyr qëverive në paudhësinë e tyte. Mediat janë në pragun e faliment, por mos thënë se që në krijimin e tyre ata kanë qënë me humbje por mbahen në këmbë nga parat e pista që qeveritë hedhin për ti përdorur ato.

Politikanëve tashmë i është ngjitur si rrodhe dhe biznës jo për të suportuar politikën siç ndodhë në shumë vende, ku lobohet për politika progresive por është bërë maxhorancë në politikë duke përdorur paranë si mundësi të investimit fillestar për të hyrë në politikë dhe më pas për të rritur fitimet nëpërmjet paligjshmëris dha abuzivitet tashmë të legjitimuar nga vetë shteti.

Në Shqipëri, gjithcka funksionon mirë e kryesisht harmonia fetare se besimi i shqiptarëve në Zot ishte i mohuar i ndaluar dhe sot shiptarët kanë shumë nevojë për harmoni, bashkëpunim sepse vijnë nga fundi i mundësive për të jetuar, vijnë nga diktatura më gjakatare që ka njohur histrori ku shumica e shqiptarëve kanë qënë të syrvejuar të izoluar e përndjekur, përveç fatalitetit real të të përndjekurve politik që kishte Shqipëria.

Por sërishtë politika nuk bashkëpunon se e përdorë shtetin si mundësi për të fituar në një grusht i vogël njerëzish dhe këto llojë regjimesh janë hasur në mesjet dhe ishin siteteme oligarkike ku kontrollin e bënin pak njerëz të të gjithë shtetit dhe të miarave publike.

Lufta politike nuk është përballje idesh por armiqësi për territore të ndara të pushtetit për përfitime të paligjshme, për garë për të vjedhur çdo gjë të mirë që u ka mbetur pa marrë. Klasa politke e mbështur nga dejtësia, masha e tyre e përjetëshme ka zaptuar bregdeti, parqet e qyteteve, kodrat, pikat turistike, kanë zotëruar pushtetin e licensimit, të tregdisë, sindikalizmit të mediave e gjithcka është garë mes paligjshmërisë për të fituar gjithcka.

Pasuritë e shqiptarve i kanë një grup njerëzish jo më shumë se 100 vetë dhe përbëjn 70% të pasurisë kombëtare dhe ata pa frikë janë më të pasurit në rajonë dhe madje po u afrohen të pasurve evropian, duke bërë një jetë luksi me nga 1000 metër katëror banim me dhjetara vila, hotele, brenda dhe jashtë vendit sa sot kanë edhe vaska floriri, madje një palë brek politikanët shqiptarë i blejne qindra euro, ndjekur nga drejtësia dhe komunarët, politikanët bëjnë trion e uzorpimit të shqiptarve të drejtave të tyre dhe demokracisë në tërësi.

Për postndarjes të zonve të influencës palët bien dalort për kodin zgjedhorë, pasi është mundësia e kontrollit elektoral, bien dakort për ligjin 7501, pasi është mundësia për të vjedhur e grabitur tokat shtetërore, bien dakot për moskthimin e pronave se duan dhe i kanë vjedhur, pasi zyrat e regjistrimit të pasurisë janë zyra të shkatrrimit të origjinës së pronës dhe mbivendosje duke zevendësuar pronarët në mënyre të paligjshme, pra kanë shpikur një lloj modern sekuestrimi të pronarëve.

Mungesa e kulturës politike, kapja e politikanëve me të kaluarën kriminale të diktaturës, me krijimin e pasurimit të paligjshëm, madje dhe me krime njerëzore e bëjnë atë ta shoh kundërshtarin politik si armik dhe jo si mundësi ku mund të prodhohen ide për të mirë të shqiptarëve dhe mbi të gjitha ajo që vret më shumë në tërësi klasa politika ka arritur të ngre në art shurdhinë qytetarë me demagogji, shdukjen e memorje kombëtare, thjeshtë dhe vetëm për kontroll apsolut.

Me demagogji kanë prodhuar shifra, madhtrime rrena, të pavërteta sa në këtë kurth kanë rënë dhe institucionet nërkomtare dhe vendet e Bashkimit Evropian dhe më pavertetësin e tyre ata jo vetëm që kanë zgjatur integrimin por po e rrezikojnë seriozisht integrimin dhe fundja kjo është në interesin e tyre që shiptarët të mos integrohen por të kontrollohen e shfrytëzohen në çdo mënyrë për pasurimin e tyre.

Klasa politike duhet ta kishte nisur me transparencën me të shkuarën diktatoriale, pra me hapjen e dosjeve të sigurimit të shtetit jo për tu hakmarr, sepse egziston hkmarrja ligjore dhe jo njerëzore, sepse kodi penal në pozitë shprehet qartë se krimet kundër njerëzimit nuk parashtrohen, por për të thirrur pajtimin kombëtarë në radhë të parë, për të hequr

politikanët dhe shtetarët e inkriminuar nga politika, për të pastruar drejtësinë nga makatarët e diktaturës por nuk e bënë për 24 vite radhazi, ndonse Këshilli i Europës ka një rezolutë që në janërë të 2005 për hapjen e dosjeve, por gjatë këtre viteve kanë futur duartë në dosje për të pastruar vetën dhe fshehur krimet e tyre dhe tashmë po bëjnë dhe një përpjekje për të hap dosjet.

E enjtaja e 25 shkurti apo java e parë e Masrsit është caktuar si dita ku Kuvendi i Shqipërisë do të marrë në shqyrtim projktligjin për hapjen e dosjeve por bashkë me projktligjet e të dy palve politike është dhe skenari gati për ta bllokuar nga institucioni i presidentit dhe opozita dhe kjo është një nga marrëveshjet e pashpallura të politikës, njësoj si raundin tjetër ku ish-Presidenti Topi nuk dekretoj ligjin e dosjeve dhe sot klithet hapni dosje.

E njëjta gjë po ndodhe dhe tani kur presidenti Nishani në një konference për mediat para pak ditve, doli dhe thirri me të madhe të hapen dosjet, madje ne përputhje me kodin penal shqiptare kërkojë që të nisë një hetim për të gjithë ata që kanë shënuar krime në kohën e diktaturës por me gjasa ligji i dosjes do të mbesi në tentative për shkak të burrokracive institucional dhe me gjasa ligji i dosjeve të spiunve të sigurimit të shtetit do të rrugtojë sërisht për interpretim në Gjykatë Kushtetuse dhe me pas siç edhe ndodhi do të pushojë në Komisionin e Venecias.

Dhe me të drejtë eurodeputeti Knut Fleckenstein në raportin e tij për Shqipërinë, paralajmëroi ngirjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë për shkaka të konfliktit të politikës dhe sistemit të drejtësisë të korruptuar…!

Çdo shqiptarë do të donte të përmbyste këtë klasë politike por në fillim ata duhet të prekin ligjin e hapjeve të dosjeve që është pikërishtë ligji i sakrificës së klasës politike dhe pastaj shqiptarët dinë të veprojnë me mençurinë e tyre, pikërishtë është koha e duhur dhe mundësia e vetme për të rrirrur shpresën si mundësi për lindjen e besimit në demokraci.

Nuk durojnë më shqiptarët të rrinë në terrin që klasa politike na ka institucionuar me ligj, në pamundësinë për të prekur të mirat e demokracisë dhe në barbarinë e ligjëruar nga shteti, duke na sulmuar çdo të drejtë nga vetë drejtësia, sepse këtë gjë bënte dhe diktatura na ligjërojë padrejtësin, izolimin dhe varfërinë me ligj duke kaluar cdo cak të njerëzore në respekt të lirive njerëzore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat