"Heroi i kombit Avni Rrustemi do të rilindë sa herë të shfaqet tradhtari i kombit Esad pasha Toptani"

Opinione

"Heroi i kombit Avni Rrustemi do të rilindë sa herë të shfaqet tradhtari i kombit Esad pasha Toptani"

Nga: Shkruan: Sokol Plakolli (regjisor i teatrit) Më: 25 shkurt 2015 Në ora: 10:10

Miqtë e mi, dashamirë të teatrit dhe artit të mirëfilltë skenik. Shkrimi me titull "Heroi i kombit Avni Rrustemi do të rilindë sa herë të shfaqet tradhtari i kombit Esad pasha Toptani". është replikë ndaj shkrimit me titull "Karrigia e nxehtë dridhet nga diktatori dhe kritika" .

Gazeta "Koha ditore" në bashkëpunim me " KTV" në raport me shfaqjen "Karrigia e nxehtë", ka bërë një serë shkeljesh ligjore: Ka publikuar gënjeshtra në tri shkrime radhazi, ka ndryshuar fjalët e të intervistuarve, ndër ta edhe fjalët e mia të cilat i kam të incizuara si dëshmi por edhe të vet anëtarëve të ekipit, ka shpifur dhe ka tentuar të denigroi shfaqjen, ka botuar fyerje dhe shantazh ndaj shfaqjes dhe personaliteteve. Ka keqpërdorë intervistat e stafit e të tjera. Dhe shkelja e fundit ligjore është mos botimi i replikës sime, e cila është obligim ligjor. Për të gjitha këto pika dhe të tjera do të ndiqen rrugë ligjore.

NËSE MENDONI SE JA VLENE JU MUNDË TA PUBLIKONI, SHPËRNDANI DHE POSTONI, POR PA JA NDRRUAR AS EDHE NJË PRESJE KËSAJ REPLIKE !

Me respekt Sokol Plakolli !

"Heroi i kombit Avni Rrustemi do të rilindë sa herë të shfaqet tradhtari i kombit Esad pasha Toptani".

I ftoj armiqtë tanë të përbetuar që nëpërmes artit, pra me shfaqjen "Karrigia e nxehtë" ( Që trajton gjykimin e diktatorit Sllobodan Millosheviç në ferr ), të fillojmë përmirësimin e marrëdhënieve diplomatike, në mes shtetit të Kosovës dhe mbetjeve serbo-sllave që jetojnë akoma në trojet ilirike.

“Karrigia e nxehtë” (Gjykimi i botës së përtejme) është dramë e absurdit e gërshetuar me realen e cila trajton figurën e diktatorit Sllobodan Millosheviq.

Realizimi i këtij projekti teatror vjen si kundërpërgjigjeje ndaj diktatorëve dhe lakmueseve e keqpërdoruesve të fronit në gjithë botën, dhe si kundër përgjigjeje ndaj faktit që shpesh viktima vihet në bankën e të akuzuarit ndërsa ai që viktimizon amnistohet. Një rast i tillë është mjaft evident edhe në Kosovë në luftën e fundit me gjyqet e sajuara për qëllime të caktuara politike. Megjithatë, kjo dramë nuk është dramë me karakter politik por një pasqyrim real i historisë. Është dramë e cila trajton njerëzoren; duke e vënë diktatorin përballë nënës si personazh unik që bartë mesazhe paqe dhe dashurie. "Po e lëndove një nënë ke lënduar nënat e gjithë botës".

Jo rastësisht kombi ynë i ka bërë ballë sfidave të asimilimit, nga shumësia e invazioneve të popujve nomad, prej kohërave të lashta e deri te populli sllav, në kohën e fundit. Popuj të cilët në vazhdimësi e kanë synuar truallin ilirik.

Është nëna shqiptare ajo e cila e ka mbrojtur dhe bërë të pathyeshme, celulën e kombit, FAMILJEN. Në shfaqjen "Karrigia e nxehtë" nëna dardane përfaqësuese e nënës ilirike, vjen si modeli unik i nënës së përkryer. Të huajt qindra herë arritën të pushtojnë trojet tona, të thyejnë e zhbëjnë kufijtë. Por asnjëherë nuk arritën të pushtojnë bazamentin e kombit tonë, FAMILJEN. Asnjëherë nuk arritën të thyejnë kodin e familjes shqiptare. Kjo meritë i takon nënës shqiptare. Ajo asnjë herë nuk pranoi të bartë brenda mitrës së vet kodin e huaj gjenetik. Asnjëherë nuk pranoi të lindë fëmijë pa adresë gjenetike. Qindra mijëra nëna shqiptare sakrifikuan jetën e tyre vetëm se nuk pranuan të jepnin nderin. Pra, ruajtja e nderit dhe moralit brenda familjes dhe bashkëshortësisë, e bënë UNIK kodin e nënës shqiptare, si rrjedhojë, kodin e kombit.

Pikërisht kjo është pika e dobët e diktatorit. I cili luan me burrështetasit e botës por ngulfatet nga fjalët e nënës dardane. Ajo e akuzon atë, për shkatërrimin e familjes së saj dhe tentativat për të çnderuar epitetin e nuses së saj. Paradoksi i këtij fenomeni është se ajo së pari akuzon diktatorin për shkeljen e nderit e pastaj për vrasjen fizike të familjes së saj. Pra në këtë pikë shpirtërorja e përjetshmja, na shfaqet mbi materialen, të përkohshmen.

Nëna shqiptare bartë në vete epitetin e burrërisë, bukurisë, butësisë, ashpërsisë, etikës, moralit, sakrificës dhe vetëflijimit. Prandaj edhe i jepet edhe epiteti i nënës UNIKE, nënës model.

Gjykimit të botës së përtejme nuk mund t'i iket, njeriu është peng i veprave të tij.

Mos e shkatërroni përjetësinë duke u dhënë pas luksit që ofron jeta e shkurtër e kësaj bote.

Mos e keqpërdorni pozitën, dhe atë që u është lënë në dispozicion sepse kurdoherë do jepni llogari. Mos e madhëroni fronin. Mos harroni Zotin sepse do të bëheni rob i pasioneve dhe epsheve tuaja, janë disa nga mesazhet që bartë shfaqja.

Kritika e mirëfilltë teatrore shfaqjen e vlerësoi si vijon:

Shfaqja “Karrigia e nxehtë”(Gjykimi i botës së përtejme) ka dëshmuar se Teatri Kombëtar i Kosovës ka thyer tabunë se teatri merret me të tashmen, duke e tejkaluar atë. Kjo u arrit duke ri-sjellë pas gati tri dekadash aktorin Enver Petrovci, në dërrasat e pluhurosura të Teatrit Kombëtar. Në një shfaqje ku autori dhe regjisori Sokol Plakolli në pamundësi që t'i gjykoj në këtë botë në një karrige të nxehtë gjykon diktatorët dhe keqbërësit në botën e përtejme. Kësisoj, kjo shfaqje konsiderohet si një ndër kapërcimet më të mëdha teatrore të realizuara ndonjëherë në Kosovë. (citat)

Shumë nga artistët nuk i dhanë vetes të drejtë të flasin për raritetin. Disa u prononcuan nga anonimiteti . Por, pati edhe të atillë që e nxorën gjuhën e tyre të qelbur, njëri ndër ta është Jeton Neziraj, i cili në vitin 2010 " Karrigen e nxehtë" e përjashtoi nga konkursi duke e hedhur në koshin e mbeturinave, para se të kaloi te komisioni i caktuar për të vlerësuar dramat autoriale për konkursin "Katerina Josipi". Këtë e bëri atëherë kur e shpërbleu "Cubin e kukurrecit" dramë e cila denigron kulturën dhe traditën tonë kombëtare.

Fatkeqësia fillon kështu...

Ky farë Jetoni jonë gjak e mendje prishur, i cili në dramën "ENEA 00", dramë ku shqiptarët i pasqyrohen si komb pa adresë gjenetike. Në mungesë të kandidatëve u regjistrua në Fakultetin e Arteve dega e dramaturgjisë pa e ditur se kush është Shekspiri. Së shpejti themeloi OJQ-në e tij të parë dhe filloi të vjedhë fonde në emër të kulturës dhe studentëve të Fakultetit të Arteve. Organizatës së tij disa herë ia ndërroi emrin që të humbë gjurmët e vjedhjeve dhe keqpërdorimeve, kështu vazhdoi derisa u bë (boss) e privatizoi festivalin studentor "SKENA UP".

Nga këtu krijoi rrjetin e tij mafioz anti-kulturor dhe kërceu në krye të Teatrit Kombëtar, ku uzurpoi postin e drejtorit artistik të teatrit. Nëse analizojmë repertorin e Teatrit Kombëtar të Kosovës në kohën kur ai përzgjidhte dramat që do të inskenoheshin aty gjejmë vetëm plagjiaturë dhe vepra anti-kombëtare si dhe vepra të cilat ai i realizonte për të forcuar lidhjet personale me bashkëpunëtorët e tij të jashtëm.

Kur fatkeqësia mori hov ...

Akoma pa u shkarkuar nga posti i drejtorit artistik ai filloi bashkëpunimet e tij me Beogradin, bashkëpunime të cilat çojnë ujë në mullirin e armiqve tanë të përbetuar serbo-sllav. Kusht kyç për pranimin e Serbisë në BE ishte fillimi i përmirësimit të marrëdhënieve diplomatike në mes Kosovës dhe Serbisë dhe hapin e parë drejt përmirësimit të marrëdhënieve diplomatike serbët e zgjodhën ta fillojnë përmes kulturës. Në atë kohë ishte vështirë të gjeje një artist kosovar i cili do të pranonte të bashkëpunoi me serbo-sllavët. Jetoni jonë bashkë disa të tjerë të uritur e theu akullin dhe filloi bashkëpunimin me serbët duke shkelur me të dy këmbët mbi gjakun e dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e plotë të Kosovës. Bashkëpunimet e tij me Beogradin për qëllime private, por që bien në kurriz të Kosovës, ua mundësuan serbëve që pa dhënë llogari për të pagjeturit, pa ia kthyer Kosovës trashëgiminë kulturore të cilën ia plaçkitën gjatë luftës, pa e kthyer thesarin e plaçkitur, pa i liruar pengjet dhe të burgosurit e luftës, pa dhënë llogari për martirin tonë të gjallë por të zhdukur Ukshin Hot dhe shumë të tjerë, pa u njohur kufijtë e Kosovës nga ana e Serbisë këta të fundit të fitojnë kreditë e mjaftueshme për hyrjen e Serbisë në BE. Këto lloj bashkëpunimesh "kulturore" herë fshehtas e herë sheshazi vazhduan me vite. Së fundmi gjatë kohës kur në Kosovë po protestohej kundër fyerjeve të Jabllanoviçit adresuar nënave kosovare, ky Jeton Neziraj me disa aktorë të uritur për një grusht para në Beograd, po realizonin dhe po vazhdojnë të realizojnë një shfaqje të përbashkët me serbët. Ku dy të rinj, njëri serbë tjetri kosovar kanë rënë në dashuri si Romeo e Zhulieta dhe nuk po mundë t’i ndaj as armiqësia shekullore mes serbëve dhe kosovarëve armiqësi kjo e cila ata i çon në vetvrasje. Për ta realizuar këtë shfaqje si bashkë-produksion ndërmjet organizatës së tij "Multimedi " dhe Beogradit, ai ka përzgjedhur një aktor serb i cili në një film të tij trajton besën e shqiptarit, nga perspektiva e idit kafshëror, duke vënë kështu njollë mbi virtytin e kombit tonë " mbajtjen e fjalës - BESËN".

Apriori unë e kam ditur se Shfaqja "Karrigia e nxehtë" ashtu si diktatorit ia djeg prapanicën zverkun dhe ballin, Jetonit faqekuq do t'i djegë ndërgjegjen e fjetur. Por nuk do të më

shkonte kurrë mendja se do të guxoj të ironizoj me emrat markant të figurave artistike, që janë pjesë e shfaqjes. Llogaridhënia do të vazhdoi ...

Kësaj figure të errët njerëzore, e cila e përdorë artin si mburojë për të realizuar qëllimet e tij të pista, qëllime të cilat një Zot e di se ku i kanë rrënjët dhe pikësynimin, ja bëjmë me dije se "Heroi i kombit Avni Rrustemi do të rilindë sa herë të shfaqet tradhtari i kombit Esad pasha Toptani".

Në anën tjetër i apeloi Ministrit të kulturës z. Kujtim Shala që urgjentisht ta shkarkoj këtë figurë të errët nga udhëheqësi i bordit të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Si dhe të rishikoj komplet mbarëvajtjen e punës brenda teatrit. Personalisht dje kam dërguar në MKRS, në TKK dhe në Agjencinë kundër korrupsionit një material me dëshmi për keqpërdorime të pozitave brenda TKK-së.

Kosova është e kosovarëve edhe Teatri Kombëtar që është institucioni më i lartë kulturor i vendit është i destinuar për prodhimin e veprave kombëtare dhe për promovimin e veprave artistike që e lartësojnë kombin. Jo për promovimin e anti-kulturës dhe për denigrimin e saj.

Nëse nuk merren hapa konkret, në këtë drejtim, artistët e mirëfilltë, së shpejti do të fillojnë protesta të cilat do të zgjasin deri kthimin e epitetit të Teatrit Kombëtar.

Vërejtje : Shkrimi është replikë dhe mundë ta botoni vetëm në versionin origjinal, pa ia ndërruar asnjë pikë as presje. ( autori ).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat