Ku jeni dhe ku ishit ju "Akademikë" në dramat dhe sfidat e kombit tonë!?

Opinione

Ku jeni dhe ku ishit ju "Akademikë" në dramat dhe sfidat e kombit tonë!?

Nga: Shkruan Asllan Dibrani Më: 25 shkurt 2015 Në ora: 10:05

Për çudi këtë gjendje aq dramatike, aq të nderë dhe të mjerë nuk e kanë parë kurrë akademikët tanë?

Kosova ma morri epilog dramatik në të gjitha fushat. Në derën e Kosovës po troket varfëria, pasiguria, korrupsioni dhe degjenerimi? Reaguan dhe protestuan gazetarë, publicistë, analistë qytetarë të thjesht, ish ushtarë, veteranë, arsimtarë, xehetarët, studentët, punëtorët me pakënaqësi dhe peticione me kërcënime dhe letra të hapura dhe ma në fund me shpërngulje masive etj. Në mënyrat e veta reaguan edhe vet populli me protesta, si veprim i mos mundjes së përballimit të një krimi të organizuar që ushtrohet ndaj tyre, jo më nga pushtuesit e huaj, jo më nga Serbia, po pikërisht nga pushtetarët tanë që e kapën shtetin me dhunë, që e qitën në buzë të greminës, të shkatërrimit. Populli e zgjodhi rrugën e mërgimit!!! Për çudi këtë gjendje aq dramatike, aq të nderë dhe të mjerë nuk e kanë parë kurrë akademikët tanë. Se kanë vështruar kurrë me ndonjë sy kritik që është dashur ta shohin. Dihet se pushtuesit turko-sllavë, asnjëherë në historinë e këtij populli s'ka lejuar shkolla shqipe, pos mejtepeve dhe shkollave në gjuhën turke e sllave sa për ti verbuar.

Përse Akademia e Shkencave të Kosovës nuk konsultohen me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për interesat e Kombit?

Shqiptarët kemi vuajtur për njerëz të mençur intelektual, po ashtu edhe për akademikët? Dija e këtij populli dhe njerëzit e saj të dijes me vështirësi të mëdha dhe sakrifica u përfituan! Populli e dinë shumë mirë, se këta akademik çfarë kostoje i kanë kushtuar t'i shkollojnë si kuadro për ti shërbyer atij. Këtyre kuadrove ju gëzuam se i konsideronim si profet te kulturës sonë që do t'i prinin shkencës kulturës dhe ekonomisë, po pse jo edhe politikës. Parafrazuam dhe u thirrem në akademiket e profileve të ndryshme, që do të jenë zëdhënës në fushat e tyre për zhvillimin dhe avancimin e këtij populli. Kemi pritur që do të prezantohen me programe zhvillimore në fushën e arsimit, artit, kulturës, ekonomisë, shkencës, po edhe parametrave politike që Kosova ka gjithnjë një agjendë të ngjeshur lokale, ballkanike dhe ndërkombëtare si pasojë e padrejtësive shekullore qe iu bënë këtij populli.

Gjithmonë ka mbetur të udhëhiqet në njerëz të profileve të mangëta si në profesionalizmin adekuat, po edhe në mungesën e arsimit të duhur!!! Për tu çuditur për këtë temë me nxiti një artikull nga zoti Mehmet Kraja me titullin "KU ISHE TI, ADAM"? Zoti Kraja, por mos me elaboruar përmbajtjen e tij në detaje ishte një shkrim i kohë, që përfshiu gjendjen aktuale në Kosovë, bile edhe reale. Por, lind pyetja përse gjithë kjo neglizhencë? Përse gjithë kjo përgjumje? Përse gjithë kjo papërgjegjësi nga akademikët si kuadro që është dashur të jenë në ballë të oxhakut... Përse Akademia e Shkencave të Kosovës nuk konsultohen me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, megjithëse edhe atje është një skandal politik dhe ekonomik nga mungesa e njerëzve të arsimuar, që të kenë dorë në shtet, në ligjet e tij, në rregullat e tij! Përse Akademia e Shkencave të Kosovës nuk e ngriti asnjëherë zërin e vet nga një varg dramash dhe fatkeqësish që e përcollën Kosovën në periudhat e gjenocidit serb, po edhe nga vetëvrasja që o i kanoset këtij populli nga "bijtë e vet"?

Ku jeni ju akademikët që nuk reagoni as për shpërnguljen masive???!!!...

Përse kjo Akademi nuk e ngriti zërin në skandalet politike gjatë zgjedhjeve që u zvarritën më se 6 muaj ditë në Kosovë? Ku ishit ju akademik kur Universiteti i Prishtinës sulmohet pa mëshirshëm nga qarqe politike dhe nuk reagoni fare??? Ku jeni ju akademik me rastin e fundit që mori përmasa të mëdha shpërngulja e popullatës nga Kosova???!!!... Ku jeni dhe ku ishit ju akademikë që nuk i dilni zot atdheut me ndonjë kumtesë, rezyme apo deklaratë politike që Kosovës po i mihet varri nga Serbia në bashkëpunim me tradhtarët dhe kuislingë mercenarësh, kumbargji të sajë!? Ku jeni ju akademik që "Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe" e keni lënë me një fond të vogël fjalësh pa u përfshirë në "Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe"?. Ka fjalë që na i kanë marrë pushtuesit dhe nuk qetë të zot me dalë me ndonjë kongres të veçantë, që të sqarohen këto (vlera të gjuhës sonë shqipe)! Ka me mijëra fjalë që populli i flet dhe i përdorë në të folmen e përditshme, ndërsa ju si keni fut në thesarin dhe fondin e gjuhës tonë shqipe. Ku jeni ju "Akademikë" që pran syve të juaj bastardohet gjuha dhe kultura jonë nga barbarizma të huaja dhe sot në Administratën e Kosovës nuk shkruhet gjuha e drejtë shqipe!?.

Para syve tuaj Parlamenti i Kosovës është plot me gjysmë analfabet?

Ku jeni dhe ku ishit ju akademikë që pranë syve të juaj sot për sot "Parlamenti i Kosovës" është plot gjysmë analfabetë që edhe një procesverbal nuk dinë ta mbajnë e lëre më të udhëheqin sektorë të ndryshëm politikë, ekonomikë, dhe shkencorë!? Ku ishit ju akademikët që pran syve të juaj u rrezikua "Qenia kombëtare nga forcat islamike të prirë nga analfabet hoxhallarë dhe përfitues të parasë në emër të fesë" që me mijëra shqiptarë ikën për Siri dhe vdiqën atje pa kurrfarë parimi!!!???... Kurrë zëri i juaj nuk u ndie as që u ngrit për këtë fenomen të shëmtuar dhe antikombëtar?

-Është për tu çuditur se si asnjëherë nuk dolët me ndonjë kumtesë lidhur me "arkeologjinë e Kosovës" që është në buzë të greminës nga tip çobanesh dhe abuzantësh e lëre më që të bëjnë ndonjë veprim që duhet të bëhet, sepse çdo kërkim që bëhet të çon në "Zbardhjen e etnitetit tonë autokton dhe kombëtar"! Përse nuk dolët me ndonjë kumtesë shkencore të hiqen mitet serbe mbi të kaluarën e rrejshme siç janë "Kishat serbe të ndërtuara dhe të shndërruara mbi themelet e kishave shqiptare"!? Mos i ikni qëllimit që të ngrihet e vërteta historike e këtij kombi që i dha shumë vlera botës nga vetja e vet. Mos u pajtoni me historinë e rrejshme që e shkruan sllavët kundër nesh! Ku jeni ju dhe ku ishit, kur muzika shqiptare po zhduket nga kiçi i zhanreve të huaja deri edhe nga ajo gjuha rome me tallavanë e tyre pa kurrfarë vlere për shqiptarët?

Përse jeni përçarë kështu në mes vete që ju jeni shtresa ma e lart e kombit? Përse jeni ra dhe bërë vegël e politikes ditore si shembuj konkret kemi Rexhep Qosjen që gur e dru gjuan në njërin krah politik dhe e përkrah tjetrin krah. Edhe zoti Adem Demaqi, po ashtu që e kemi pasur ideal, frymëzues të çështjes kombëtare. E tash???...

Që të dytë kaluan në disa pozicione politike si tranzitorë në partitë e tyre politike??? Që të dytë shpesh dalin me deklarata skandaloze, që vërtetë i zbehin figurat e veta. Zoti Bacë Adem Demaçi, po e njollos veten e vet, por edhe neve ish të burgosurve politik me aq pa pjekuri në deklaratat e tij të pa matura!!!???... A thua deri kur kështu? Përse "Akademia e Shkencave të Kosovës" nuk e merr model "Akademinë e Shkencave të Serbisë" që as një rezolutë nuk e lëshon Beogradi zyrtar pa u këshilluar me akademikët e vet. Le të mbetet ky shkrim si thirrje e rastit përmes zotit Mehmet Krajes, që u bë shkas i kësaj teme që na përkujtoj t'i zgjojmë Akademikët tanë nga amullia dhe përgjumosja. Le të ndërgjegjësohen dhe le të bashkohen të dy Akademitë e Shkencave, ajo e Tiranës dhe e Kosovës, që të konsolidohen dhe të punojnë për të mirën e kombit tonë të shenjtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat