Palacllëku i së djathtës!

Opinione

Palacllëku i së djathtës!

Nga: Ilir Vata Më: 31 janar 2015 Në ora: 15:53

Përcudnimi i të djathtës për afro cerekshekulli me figuar të njohura të së shkuarës diktatoriale nuk është fundi por fillimi i një mundësie të artë për të formatuar të djathtën reale në Shqipëri me trashgimtarët e të përndjekurve, politikë, pronarë, atikomonist, shtëpitë e mira, të rinjë dhe ajo pjesë e shqiptarvë që përfaqësojnë politikën perendimore si zgjidhje, pë rata që besojë te barazia në treg, shteti i së drejtës, prona Kombi dhe familja.

Shumë njerëz kanë besim dhe u është rritue shpresa se e djathta po zgjohet dhe nuk e shohin si fundi i së djathtës përfaqësimi i politikës me figurat më të urryera të së shkuarës, por si fillimin e një politike të re të së djathtës në Shqipëri që deri më sot mjerisht ka munguar duke lënë kësisoi pa përfaqësim, pjesëmarrje apo ndikim ne demokracinë e vendit, duke e bërë atë të cale e jo të plotë.

Kjo është dhe arsyeja se nuk ka një ndarje mes të djathtës dhe së majtës për këto vite të tranzicionit në vijimësi e pa fund, pasi pjesa e mungur e së djathtës reale ka krijuar konfuzion në politikë sa cdo politikan nga ekstremi i majtë gdhihet i djathtë dhe vazhdon në një marrëzi të tillë, derisa kërkon dhe votat e të përndjekurve, por në fakt deri më tani ka funksionuar se mekanizmi i të berit politikë nuk ka qenë një politikë shërbesë për njerëzit por e kundërta shfrytzimi i elektoratit për interesa të tyre dhe si modulë kanë sjellë joshjen, klientelizmin e votave, pragmatizmi apo marrëzinë në demokraci, blerjen e votave apo këmbimin e saj me mall.

Rëndomtë, mund të konstatosh se e djathta në Shqipëri nuk ka zënë fill, madje jo vetëm që ajo nuk është prezente në politikë si nga një elementët më të rendësishëm të demokracisë por mund të thuhet hapuarazi që e ka humbur fillin.
Jo vetëm, fillimet e së djathtës nisën mbrapsh, por përfaqësimi i saj nuk u bë kurrë pasi në emër të së djathtë, flisnin pikërishtë ata që ishin pjesë e diktaturës dhe me keq akoma pikërisht ajo pjesë që ishte përgjegjëse për kirimet e diktaturës.

Vetem pak vite pas rrëzimit të diktaturës komuniste, shtresa e të përndjekurve, poronarëve dhe të gjithë atyre që ishin me biografi të keqe në regjimin komonist u zunë në kurth, të prerë në besë madje u përzunë nga pjesëmarrja, pra pati një fillim në emër të tyre dhe pastaj dëbimi nga pjesëmarrja dhe politikbërja.

Në këtë fillim të hidhur e të pa shpresë politik, mbeti klasa që përmbysi diktatura me një barrë problemesh sociale të pakrahasueshme, pasi të burgosurit politik dolën nga burgje me familje të shkatërruar, pa shtëpi, pa të ardhme dhe në rropuatmën e tyre vazhduan për gati gjysëm shekulli në postdiktaturë dhe sërisht ndihen të pa përfaqësuar.
Ndonse në skenë kanë dalë aktor të rinj të politikës së djathtë, trazhgimtarët e të përndjekurve politik, krerët e partive si hiqen si të djathtë i shohin me përcmim madje me një urrejtje dhe me të thellë nga sa e kishin më parë, por sigurishtë ky është fundi i hipokrizisë së tyre pasi kjo shtresë ka menduar të bëhët pjesë e politikës.

Në një vështrim të shkurtër, parti të djathta tradicionale mbetën të perndjekurit me PDM, ballistë me PBK, dhe legalistet me PLL që në fakt janë të një gjenezë por që kanë dhe pikpamje e dasi në disa koncepte, pasi brenda kësaj politike tradicionale, Partia e të Drejtave të Mohuar është krijuar jo vetëm për të përfaqësuar të përndjekurit dhe padrejtësitë e tyre në diktaturë por për t’u bërë mbrojtëse e të drejtave në vazhdimësi jo vetëm të djathtës por të shqiptarve kudo ndodhë para brenda të djathtës kemi dy module atë të konservatorizmit dhe të së djathtës moderrne, po që konvertojnë në pika të përbashkta përsa i përket ceshtjes kombëtare me modulin e pastër Bashkim Kombëtarë, zgjedhja e Presidentit nga populli, kur të tjerë kërkojnë monarkinë.

E mbi këtë taban të së djathtës egzistonë mundësi e krijomi të së djathtës së bashkuar me partitë e gjenezës dhe kjo është tashmë realitet.

Politika e qendrës së djathtë ka nisur të marr jetë dhe normalisht do të rrisë aksesin e saj dhe mbështetjen në popull, pasi kjo politikë së djathtës së përcudnuar ka marrë fund, dhe në këto zgjedhje të pushtetit vendor është forma më e pastër e përcudnimit, diskretitimi duke nxjerrë në shesh tërë hipokrizin dhe të palarat e këtyre 24 viteve, pasi po përfaqësohen me emrat ekstremist të së majtës.

Edhe më heret kemi patur elementë të spikatur të diktaturës në krye të së djathtës madje për vite me radhë jo vetëm deputet por dhe spiunë të sigurimit të shtetit kanë përfaqësuar të djathtën por në një farë mënyre janë përpjekur t’i mbulojnë, ndonse nga opinioni publik njiheshi e nuk kishin kurfar vlere, por rastet ekstreme të marrjes së figurave konservatore të së majtës brenda të djathtës sic është rasti i Kastriot Islamit apo Armando Dukës është një palacllëk i hapur për politikën shqiptare dhe një kontribut i madh për vetë të djathtën, pasi shtresat me traditë të së djathtës po shohin ashiqare hipokrizinë dhe pabesinë që po luhet me ta.

Vetëm pak muaj para se të nisë fushata zyrtare e zgjedhjeve vendore në emër të së “djathtës” shpallet për qarkun e Durrësit, jo vetëm një figurë e së majtës por një nga njerëzit që e ka uzorpuar këtë qark me bizneset e tij që ende nuk dihet se si i ka vënë e përtej paragjykimit tashmë ai nga një eksponet i së majtës ka menduar ti rri në qafë durrësakve për gjithë jetën.

Shumë nga shërbëtorët e tij e konsiderojnë Dukën si Skëndërbeu, Ali Pashë Tepelena e të tjera nofka prodhim i injorancës familjare të tij, por harron se durrësakëve ua ka bërë një koqe ve 190 lekë të vjetra.

Duka ka millë, vezë, pulla, kofsha pule, byftëk, derra, krunde dhe kandidonë në Durrës, por nuk është i djathtë dhe nuk përfaqëson të djathtën në këtë qytet mijëra vjecarë, por është përcudnim i degraduar i kësaj politike që lideri i maxhorancës i vendosi portulati partia e djadhit.

Duka i “djathtë” nga posti i ministrit socialist, kalone ylberin dhe bëhet I djathtë dhe pikërishtë kërkonë mbëshyeyjen nga partitë që dhanë kontributi si të përndjekurit dhe demokratëve të ndershëm, pra ai po përfitonë në emrin tonë dhe kësaj i thonë pafytrësi dhe babëzi përtej cdo principi, morali apo një forme të ngjashme që përdorin shqiptarët në këto raste.

Pse republikanët se kandidojnë vetëm e të marrin votat e tyre, por si parazit i kanë qëndruan në shpinë PD-së dhe mbi këtë shpinë janë vërshur llojë e sorrollëpi, nga me të ligët nga me të pavlerët sa sot i kanë shpërftyruar, por jo më lloi i Dukës nuk do të marrin votën e të përndjekurve, antikomonistve të atyre që vuajtën në dy regjimet nga babëzi e pasurimi i paligjshëm i kësaj kadegorie.

Figura që na janë shitur të djathta kanë qenë përdhosja e vetë të djathtës dhe pa mëdyshje ata në më shumë se 90% janë spiunë të sigurimit, mëkatar të regjimit diktatorial, mekatar të postdiktaturës jo vetëm për përdhosjen e vlerave të së djathtës por përfituesit abuziv në kurriz të elektoratit të djathtë.

Kryetarët e partive të djathta nuk vijnë me emta por me prodonime dhe nofka të sigurimit, Stilolapsi, Rrobaqepsi, Skuthi, Llulla, Tyrishtremti. Ushkuri, Llamarina, Penicilina, Rreqebulli, Shullani, 02-shi, Sallsatajku, Këneta me erë e të tjerë sinonime të sigurimi që përfaqsojnë pikërishtë atë pjësë të mëkatëve të diktaturës.

Përfaqësimi i të djathtës me këtë llojë kadegorie në planë të parë është paturpësi por një shërbim i madh që i bëhet të djathtës pasi mbështetja ndaj tyre gradualisht ka rënë dhe tashmë është nga grahmat e fundit, pasi lakuriqësia e tyrë po sjellë neveri të mbështetësit dhe në këtë kuptim në sërishtë u jemi mirënjohës që dolën hapur për të parë shqiptarët së në clloj llumi këmi qëndruar për gati gjysëm shekulli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat