"Droni serb", Jabllanoviq, në Prishtinë

Opinione

"Droni serb", Jabllanoviq, në Prishtinë

Nga: Nehat Hyseni Më: 30 janar 2015 Në ora: 18:15

"Droni shqiptar", me fotografinë e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit me flamurin kombëtar shqiptar, i lëshuar më 14 tetor 2014, mbi stadiumin e Partizanit në Beograd, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror, e tronditi thellë Serbinë, kurse publiku në stadium desh e çmend fare!

Si duket, këto ditë Serbia, me anë të Listës Srpska, na lëshoi "dronin serb", të quajtur Jabllanoviq, i cili fyu rëndë nënat e të is zhdukurve dhe popullin e Kosovës, duke i quajtur "egërsira"!

Por, për dallim nga droni shqiptar në Beograd, që nuk shkaktoi trazira dhe dëme më të mëdha, e as shkatërrim e demolim të Beogradit, droni serb desh e kalli Prishtinën!

Natyrisht, duke e shfrytëzuar situatën e brishtë politike, ekonomike e sociale dhe apetitet për ardhje në pushtet të opozitës aktuale nëpërmes dhunës.

Ekzodi që ka kapluar Kosovën, tani ka marrë përmasa alarmante!

Dhe, akoma nuk dihet se a ka arritur kulmin, meqë intensiteti i tij, sa vjen e shtohet gjithënjë e më tepër.Ndërkaq, opinioni kosovar është preokupuar me këtë problem, në momentin e"vlimit" të tij.

Madje, edhe Kuvendi i Kosovës gjatë kësaj jave debatoi dhe miratoi një Rezolutë kushtuar kësaj çështjeje.Gjithësesi, deputetët paraqitën një mori shkaqesh të pafund, arsye të këtij ekzodi, duke padur kujdes gjithësecili që ta trantoj këtë dukuri negative, por nga i interesat dhe këndvështrimi partiak e politik i tyre.

Prandaj, kjo Rezolutë zor se do i hyj në punë ndokujt, e aq më pak ndaljes apo zvogëlimit të tij.

Por, nuk duhet pasur shumë shkollë e dije dhe për të parë se në "Kosovën e lirë" edhe pas 16 vjet përzënieje të Serbisë dhe 8 vjet Pavarësi, jetohet keq. Madje gjithënjë e më keq!

Kosova si shtet është privatizuar. Partia, apo partitë që e marrin pushtetin, e konsiderojnë si të drejtë legjitime që ta masakrojnë, degradojnë e demolojnë atë, duke e kaluar Buxhetin e Kosovës në xhepa privat të kompanive dhe individëve të tarafit të tyre politik.

Kjo nuk mëshifet fare! Bile edhe krenohen, duke e konsideruar veten "të aftë" dhe "ekspertë"!
Kështu, komandantat e dikurshëm, me të mbaruar lufta, u kujdesën që të marrin diploma dhe u bënë pushtetarë, e pastaj u bënë "sheikë" me pasuri marramendëse.

Kurse, nga pozitat që kanë në pushtet dhd hajni e korrupsion, nën trysninë e ndërkombëtarve dhe opinionit, vazhdimisht i shpallin "Zero tolerancë korrupsionit!" Sic!!!

Si pasojë e garës për pasurim nga zhvatja e Buxhetit të Kosovës dhe djersës së taksapaguesve dhe popullit të Kosovës, Kosova është degraduar, sfilitur e katandisur deri në atë masë sa që populli ka humbur çdo shpresë se diçka e mirë mund të ndodhë këtu.

Aktualisht, në Kosovë jetojnë mirë vetëm politikanët dhe familjarët e tyre, që kanë krijuar Dinasti dhe e kanë privatizuar Kosovën.

Nga Buxheti i Kosovës atyre u paguhen qira marramendëse dhe askush nuk e din se si i ndërtuan ata objektet, si dhe një mori mallverzimesh të tjera.

Kurse, nga ana tjetër, kemi varfëri ekstreme në popull, pa mjete minimale për ekzistencë dhe pa kurrëfarë shprese se do bëhet më mirë.
Andaj edhe mllefi është i pakufishëm! "Bomba sociale" kanoset të shpërthejë në rrugë! Kjo u pa në Prishtinë në protestën e 24 janarit, e sidomos në atë të 27 janarit.

Natyrisht se këtë pakënaqësi po mundohen ta artikulojnë politikisht tri partitë politike që humbën në zgjedhjet e & qershorit 2014: Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, duke i "artikuluar" kërkesat për shkarkimine Jabllanoviqit dhe me shpikjen e tyre makabre, se kinse Trepça po rrezikohet.

Prandaj, ata dalin në rrugë për ta rrënuar, kallur e demoluar Kosovën! Për ta djegur e shkretëruar atë tërësisht dhe për të ardhur ata vet në pushtet.

Sepse, me votë e lirë, ata janë larg, madje shumë larg pushtetit. Paçka se me një vesh dëgjojnë Beogradin, për ta qortuar pastaj Qeverinë e Isës, sepse Isa rrenë sipas tyre, por Beogradi e flet të vërtetën!
Prandaj edhe ngjarjet në Kosovë, si duket, kanë hyrë thellë nën kthetrat e interferferimit politik nga Beogradi dhe reflektimit praktik në rrugët e Prishtinës.

Se si do të dalim nga ky reth vicioz dhe nga ky vorbull politik, mbetet të shihet.

Por, ajo që nuk na duhet këto ditë vlimi, kur Kosova është mbërthyer nga greva e arsimit, duke lënë vetëm më 30 janar 2015, 388.000 nxënës pa mësim, si dhe shëndetësia duke e lënë popullatën pa shërbime shëndetësore.
Pse grevat? Për patriotizëm?! Jo, jo, të nderuar, por për rroga më të mëdha, edhepse i kanë rrogat më të mëdha në rajon!

Kurse, kolona e gjatë e të papunëve, meqë nuk kanë Sindikata dhe forma të tjera të organizimit për ta shantazhuar shtetin, ata janë të detyruar të ikin, duke rrezikuar edhe jetën, në drejtim të armikut, Serbisë dhe për të përfunduar në kampet famëkeqe, si turp i botës, gjithandej vendeve të Europës.
Pra, Kosova na qenka e të punësuarve, të cilët madje kanë komoditetet ta shantazhojnë edhe shtetin e tyre të brishtë e të varfër.

Kurse, të papunët, jashtë! Sepse, ata nuk mund të protestonnë. Andaj, le t'ia mbathin: kah sytë këmbët, jashtë Kosovës!!!

Është krijuar bindja se duhet me e kallë Kosovën! Madje me ia shkulë edhe themelet. Po, po! Për ta realizuar këtë, duhet shfrytëzuar "bomba sociale".

Sa krenarë gjenden në ballë "heronjtë" e ri që manipulojnë me te, duke pretenduar aty ku atyre u duhet.
Pra, për t'i katapultuar në pushtet!

Si mjet për ta arritur këtë, ata e përdorin dhunën.

Andaj, do i apeloja Qeverisë dhe Policisë së Kosovës, që të mërkuren, më 4 shkurt 2015, të mos vejnë barrikada para Teatrit, as mos t'i ndjekin protestuesit, por të përqëndrohen vetëm tek objektet vitale. Të mos ia japin kënaqësinë shkatërruesve të Kosovës të manifestojnë dhunë.

Sepse, si duket ata pikërisht aty po e shohin shansin e tyre për arritjen e qëllimeve të tyre politike, paçka se e shfrytëzojnë "dronin serb" Jabllanoviqin si pretekst për ta kallur Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat