Ç’ thua spiun! Vetëm një parafjalë ka ndryshuar nga diktatura

Opinione

Ç’ thua spiun! Vetëm një parafjalë ka ndryshuar nga diktatura

Nga: Nga Ilir Vata Më: 30 janar 2015 Në ora: 10:58

Në diktaturë merrte 1200 lekë, sot nga qeveria shqiptare 1200$ dhe jo një drejtor i një institucioni të zakonshëm por pikërisht tek instituti i të përndjekurve politike që në fak është një shabllon kopiuar nga diktatura, apo si Institute i Studimeve të Komunizmit vetëm se ideatori i ka vënë një kundër në formë prafjale, pra ndryshimi nga diktatura është vetëm një parafjalë.

Nisma e ndërmarrë nga qeveria për hapjen e dosjeve ka sjell interes të jazhtzakonshëm tek shqiptarët, shqoqëritë civile, deputët të kuvendit, madje dhe individ janë bërë promotorë të inisiativës së hapjeve të dosjeve të bashkëpunëtorëve të sigurimit.

Nuk është gjë e re që Shqipëria është i vetmi vend ish-vend komunist që nuk ka bërë transparencën me të shkuarën dhe kjo nuk është aspak çudi pasi pushteti është vervitur tek njerëzit e diktaturës për afro çerek shekulli dhe nuk ka gjasa të ndryshojë!

Me e habitshmja në këtë mesele spiunësh është fakti se grupimi i vetëshpallu “Nisma” për hapjen e dosjeve në foltore nuk ishte një, por dy spiunë të sigurimit që kërkonin të hapen dosjeve, madje citonin versionin gjerman me një sajesë të tyre...!

Ky është një ogurë i mirë por më shumë i keq, sepse spiunët janë të sigurtë që qeveria nuk ka ndërment të merret seriozisht me dosjet, mbase dhe i mirë sepse janë ndërgjegjësuar spiunë. Rasti në fjalë ishte spiuni i sigurimit “Guguzheli” që qeveritë dhe qeveria Rama e paguan me rrogë 1200$ si drejtor për të hetuar, studiuar komunizmin kur vetë ka qenë persekutor, madje kur ishte sekretarë rinie në Shkodër, çensurote vargje poezi në shërbim të diktatures sot çensuron lirin e fjalë, të drejtën për transparence dhe del në pod dhe na bënë edhe karshillëk.

Sigurisht që administrata shtetërore kontrollohet nga “gjerizi” i vjetër i sigurimi, normalishtë që në drejtësi janë persekotoret tanë, hetuesit, torturuesi dhe prokurorët e diktaturë por dhe në Institutin Kundër Komonizmit të vëshë një spiun sigurim, kjo është një lajthimë shtetërore dhe institucionale madje një karshillik që i bëhet vuajtjeve të shqiptarve në diktaturën më të egër në Evropë.

Nuk është hera e parë që drejtuesit e qeverive bëjnë karshillëqe të tilla, pasi përveç përçarjes, lënijen në varfëri ata përdorin dhe injorimin, madje kanë përdorur dhe fonde për të krijuar shoqata paralele që u shërbejnë qeverive.

Me të njëjtin stil që nga 1994, kur filluan të mbjellin shoqata të krijonin dasi dhe në krye të tyre të vinin me dallkauku, spiunin, të korruptuarin apo injorantin sic bëri qeveria e re e ardhur pas 23 qershorit, ku në krye të IIPP emërojë një ndër me dallkaukët, me injorancë të thellë, thjeshtë për të na thënë kush jemi apo atë meritoni për përfaqësim.

Metoda komoniste vazhdon edhe sot pasi ministria që ka në patronazh të përndjekurit ka krijuar një shoqatë për interesa të tij dhe e ka financuar me 30 mijë dollarë dhe kjo është një lojë turpi me të përndjekurve, por më e turpshmja është pikërisht kur na demonstrojnë spiunin dhe kërkonë hapjen e dosjeve. Këta nuk i hapin dosjet se shumica janë ata, pikërisht që janë zvarritur e ushqyer me vuajtjen tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat