"Rripi i Skenderit"

Opinione

"Rripi i Skenderit"

Nga: Kimete Berisha Më: 28 janar 2015 Në ora: 13:02

Është skofiar. Ia vranë sytë e tij lirik protestuesit, që deshën t'ia marrin pushtetin, me mjete primitive, "me gurë e me dru".
Mjetet primitive, kur i përdor në përballje me armikun modern, të bëjnë të dukesh primitiv.
Prandaj, dje, Skender Hyseni kur i pa gurët në duart e protestuesve menjëherë e hetoi se u bë puna "Rrip i Gazës", dhe, përpara Serbisë, ia doli dhe e krahasoi Prishtinën me pamjet barbare që vijnë nga atmosfera konfliktueoze në "Lindjen e Mesme".
Për Skender Gari Kuperin, protestuesit shqiptarë ishin dje njerëz të prapambetur, si ata "palestinezët barbar", që luftojnë me gurë të ftohtë, kurse policia e sofistikuar, ishin dje ata izraelitët e kulturuar, që luftojnë me armë moderne.
Por, Rripi i Skenderit, askund.
Skender Hyseni po çuditet me këta shqiptarët palestinezë, të cilët në mungesë të armikut izraelit, po e shpikin Judën brenda qeverisë së vetë, pa pasur Judë hiç.
Shefi i tij është mësuar në bollëk. Të menaxhojë miliona të gatshëm të popullit shqiptarë në mënyrë platonike, me telepati, nga largësia, dhe të mos i jap askujt përgjegjësi. Kur, sikurse të gjithë ne, e ka marrë diplomën nga UP-ja, u bë ligjerues i ekonomië...kur të thotë UP-ja shkenctar- ti po dihet që je shkenctar.
Në asnjë palë protesta nuk ka marrë pjesë, prandaj unë e kuptoj Isa Mustafën, që ai nuk e kupton pse njerëzit nuk e çmojnë jetën e tyre, nuk kënaqen e nuk e shfrytëzojnë jetën, por e rrezikojnë veten pa nevojë.
Ne duhet ta kuptojmë urrejtjen e madhe të Kryeministrit ndaj protestave. Sikur të ishte mirë me protestu, ai i pari do të kishte protestuar ndonjëherë në jetën e tij.
Kështu sikur Isa Mustafa, edhe Skenderi është mësuar me qetësi dhe me ajër të pastër. Sikur të pyetej ai, ne ende do të jetonim me metaforat e Boris Davidoviqit, ende do ta luftonim armikun me simbolika dhe me shenjja ilire: si për shembull do të ndalnim dritat një herë në vit, nga pesë minuta, për të treguar se nuk pajtohemi me politikat kriminale të Serbisë kundër shqiptarëve.
Hashim Thaçi, i bie mirë sikur u ndal protesta, sikur vazhdoi protesta. Sepse, kjo kohë po e dëshmon se LDK nuk di të udhëheq vendin në kohë krize, por vetëm kur vendi është mirë dhe kur ka pare me bollëk.
LDK po kujton se PDK-ja me SHIK-un qëndrojnë mbrapa protestave, prandaj, doli dje Hashim Thaçi dhe e kërcënoi popullin protestues me 21 Janarin e 2012-tës në Shqipëri. Demek tha, do të vriten protestuesit në të ardhmën...sepse, 21 Janarin e bëri qeveria e armatosur ndaj protestuesve të paarmatosur.
Protesta vazhdon!

(Marrë nga blogu i saj në Facebook)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat