Qёllimi nuk e arsyeton gjithmonё mjetin

Opinione

Qёllimi nuk e arsyeton gjithmonё mjetin

Nga: Pal Sokoli Më: 28 janar 2015 Në ora: 09:42

Kur sheh pamjet e fundit nga Kosova jonë e dashur, ta thotë mendja se ka plasur një luftë e pa kompromis, skenat rrëqethëse të dhunës kundër policisë në njërën anë dhe të demonstrueseve në anën tjetër me aq ashpërsi, me aq shumë të lënduar në sy të parë sipas situatës qe shef anon njëherë në anën e policit i cili vetëm zbaton një urdhër dhe bën punën e tij për të cilën paguhet dhe mban familjen e tij në këtë situatë të vështirë në Kosovë, në tjetër skenë anon njeriu protestuesin qe e do Kosovën shtetin më te pasur në botë. Të dyja palët qe i pamë nëpër skena të ndryshme sot, janë kundërshtitë më të pafajshme nga e gjithë kjo situatë. Në gjithë këto protesta po shihen qëllime të maskuara të te dy taborëve politike, te atyre që janë në pushtet dhe të atyre në opozitë. Në hulumtimin e shkaqeve të gjithë kësaj proteste si mollë sherri u gjet një “amputim” serb në qeveri dhe një pikë nevralgjike dhe simbol i qëndresës “Trepça” për ta nxjerrë popullin qe ënde nuk i ka shëruar plagët e luftës në rrugë. Sulmohet një Jabllanoviq dhe “mbrohet” Trepça si pasuri shtetërore. Nëse shkarkohet Jabllanoviqi pritej të dalin nga koalicioni lista e rezervuar dhe letrat ndahen prej fillimit, pra është luftë për pushtet e jo se u shqetësuan aq shumë për ofendimet e një krimbi serb me zemër serbi e në një qeveri të huaj për te. Thirrët qe të ruhet pasuria e Kosovës e pamjet qe shohim janë rrëqethëse, thyhet dhe shkatërrohet sikur të ishte e jabllanoviqit e jo e djersës dhe gjakut të shqiptarëve te Kosovës. Të thyhet një kryeqendër qe posa ka filluar të marrin pamje të një kryeqyteti dhe atë nga një parti qe populli i Prishtinës i dha në besë besimin ta udhëheq, kjo është paradoksale. Apelohet te mos blihen dhe përdoren ushqime të huaja dhe të thyhet pasuria e popullit tënd, a nuk është për tu çuditur? Ta shikojmë edhe nga lartë ditën e sotme. Po ta marrim se qeveria qenka fajtore, duhet të pyesim cila qeveri? Një qeveri qe ënde nuk është konsoliduar mirë dhe nuk ka bërë endë 100 ditë punë. Një kryeministër nga LDK-ja qe bëri koalicion të panatyrshëm me PDK-në e shteruar në qeverisje dhe me një fasadë të nxirë qe i nevojitej të gjente një zgjidhje qe edhe të mbetet në pushtet edhe ta ndërroi pak ngjyrën e fasadës se saj. Për këtë nuk i luajti as ngjyra e as fytyra për popullin rrafsh gjashtë muaj për një freskim të tillë. Sado qe Kryeministri etiketohet si një politikan i sistemit komunist dhe udhëheqës i ish regjimeve ai vjen nga një parti qe ishte forca e dytë në zgjedhje dhe po të ishin të gjitha fraksionet rugoviste të një mendje do të ishin edhe forca më e madhe në vend. Kryeministri përkundër shumë kundërshtive pranoj të bëhet “detergjent” i një qeverie të konsumuar dhe korruptuar dhe sot si kryeministër është i “mbështjellë “ mirë me koalicionarë bashkëqeverisës. Unë nuk di ndonjë tjetër mënyrë të reagimit kur vihet në rrezik qeveria e tij apo edhe pasuria e popullit veçse të urdhërohet policia të mbaj pozicionet nen urdhra. Në vitet 90-ta në Shqipëri thirrej populli të shkatërroj gjithçka ishte ndërtuar në sistemin komunist, dhe sot e asaj dite nuk u ndërtuan më. Pas shumë vitesh u pa se ishte gabim dhe se edhe ata qe yshtën popullin nuk janë sot as ndër të gjallët. Janë me qindra mënyra të bëhet luftë për pushtet po jo në mënyrën se si u demonstrua sot. Sepse kur merren parasysh shkaqet e kësaj demonstrate dihet fare mirë se kujt nuk i konvenon një Kosovë stabile, një Kosovë e pranuar në institucionet europiane dhe botërore. U provua dhe u ndihmua me helmime të ndryshme ekstreme, tash dhe me demonstrata dhe shqetësime të tjera migrimi vetëm të grithët nervi ndërkombëtarë me gjithë këto veprime qe njëkohësisht bëhen vetëm ngarkesë të ndërkombëtarët e subvencionohen nga e njëjta dorë. Të jesh opozitë nuk do të thotë se jesh kundër shtetit tënd, kundër popullit shumicë sepse shumica e udhëheq shtetin në demokraci, po duhet ta ndihmosh qeverinë në udhëheqje, të luftosh korrupsionin dhe keqpërdorimin e pushtetit nga pushtetarët. Nuk po zgjerohem shumë se ne qe jetojmë jashtë shtetit tonë edhe mund të gabojmë sepse nuk njohim mirë rrethanat politike në vend po ky ishte një refleksion i natyrshëm kur pashë gjithë këto skena të ditës se martë. Po hajt e rri indiferent kur ënde kam anëtarë të familjes të pagjetur, qe nuk ja u di eshtrat e as varrin e si unë mund të jenë edhe me mija të tjerë në Kosovë. Nuk mundë të rri indiferent kur gati për të gjitha këto lëshime shohim si tërhiqet karroca jonë nga drejtime të ndryshme e dizgjinët i mban i njëjti “drejtues”. Sado qe ka pakënaqësi në Kosovën tonë kurrë mos më rafte me pa këso skenash si këto të ditës së sotme.

EDHE DJALLI VDES

Djallin e varrosem jashtë
Oborrit të shtëpisë
së përgjakur
të Kosovës
mos të ringjallet
varrin ja bëmë të madh
sa gazi(m..)estani
ta pështyjnë kalimtaret
dhe mos t´ja harrojmë emrin
babai im thoshte
nëse ja harrojmë
emrin qoftëlargut
ai ringjallet.
(Nga Libri, ”Kambanë e pëlcitur dhembja” 2005)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat