1.PROTESTAT e paralajmëruara qytetare shkaku i shkasit që tashmë po dihet…u shndrruan sot bukvalisht në: DEMONSTRATË masive, ku përveç dëmeve materiale prodhuan edhe plagë të dyanëshme…por, edhe RREZIKUN që shumë lehtë mund të eskaloj si shkëndijë në diçka shumë më serioze se e gjithë kjo gjerëtani!
2.Pra, rreziqet që DEMONSTRATAT (që sipas organizatorëve s’do të ndalën as në të ardhmen!) të rrëshasin (pa)dashtas dhe të shndrrohen në LUFTË QYTETARE (s’do mend shkaku i gjithë atij frustrimi dhjetëra vjeçar, keqmenagjimit të institucioneve, krimit, korrupsionit, pastaj papunësisë dhe varfërisë të paparë në Europë e gjetiu!). janë shumë më serioze se ASNJËHERË më parë!
3.Edhe për shkakun se Projekti i Ahtisarit e ka ngulfat pafundësisht si; demokracinë (e munguar); ashtu edhe shtetësinë (e reduktuar); s’bashku me pavarësinë (e improvizuar) dhe lirinë (e keqkuptuar) kosovare!
4.Për t’i ikur këtij rreziku (që do na rrin si shpata e Demokleu mbi kokët!) dhe këtij skenari apokaliptik,pra, këtij katarësisi (padyshim: moral, social, ekonomik e kulturor!) permes të cilit edhe kanë kaluar shumica e demokracive të konsoliduara…
5.Gjykojë, që ZGJIDHJA më e mirë do ishte, pregaditja e vendit për ZGJEDHJET E REJA! Ku qytetarëve do t'u jipej një shansë e re... për bindjet dhe referencat e tyre ideologjike. Tekefundit, Greqia (një vend me traditë të gjatë demokratike) pothuajse çdo vit po organizon zgjedhje dhe nami spo bëhet!