Donika e zëshme, nuk përkrahte protestat e drejta të qytetarëve të Deçanit

Opinione

Donika e zëshme, nuk përkrahte protestat e drejta të qytetarëve të Deçanit

Nga: Mr. Adem Lushaj Më: 26 janar 2015 Në ora: 20:04

Po shpreh habinë time ndaj disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës, sidomos nga radhët e AAK-së, të cilët janë shumë të zëshëm në përkrahje të protestave për ti mbrojtur pronat publike të vendit tonë, Kosovës. Po habitëm kur shoh Donika Kadaj e cila është shumë agresive dhe e vendosur ti mbron pronat e shtetit. Por kjo Donika me kolegët e saj nga I njëjti subjekt, (kuptohet edhe të PDK-së), ishin ata që kishin ikur nga Seanca e Kuvendit të Kosovës, kur diskutohej për pronat publike të Kosovës, këtë rast edhe të Deçanit, çështje e cila ishte ngritur nga Lëvizja vetëvendosje, në përkrahje të kërkesave të qytetarëve të Deçanit, të cilat I kisha prezantuar në çdo takim që kishim me zyrtarët më të lartë të institucioneve të shtetit. Në mbledhjen e Kuvendit, (pos Time Kadrijaj), deputetët e AAK-së, (kuptohet për PDK-në), kishin braktisur hapësirat ku mbahej séance, me arsyetim se do nënshkruajnë memorandumin e bashkëpunimit me LDD-në. Donika me kolegët e saj nga I njëjti subjekt, asnjëherë nuk kishte parë të arsyeshme që asnjëherë të merr pjesë në protestat e organizuara në Deçan, të jenë së bashku me deputetët e VV-së dhe Armend Zemaj nga LDK, protestat të cilat ishin të organizuara nga gjitha subjektet politike dhe jo politike të Deçanit. Deputetët që këto ditë janë të zëshëm për protesta, bënin presion dhe thirrje, që pronat e ndërmarrjeve shoqërore të Deçanit, ti falën manastirit të Deçanit. Pra, Donika me kolegët është në përkrahje të protestave, por nuk kuptojmë se cili është qëllimi real, kur e kaluara ka treguar se nuk kishte interesim të madh për mbrojtje të pronave publike të Kosovës. E dimë si është gjendja me pronat publike të Deçanit…..

P. s. Koordinator i Këshillit Organizativ për Mbrojtjen e pronave të ndërmarrjeve publike të Deçanit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat