Duka përfaqëson të djathtën opo xhepin e djathtë të Mediut

Opinione

Duka përfaqëson të djathtën opo xhepin e djathtë të Mediut

Nga: Ilir Vata Më: 26 janar 2015 Në ora: 16:14

Fatkeqsia e politikës shqiptare është fakti se ish- spiunet e sigurimit, matrapazët, trafikantët e drogës të korruptuarri, trafikantët e armëve, monopolistët e tregut po na shiten si të djathtë, madje shpesh herë dhe të përndjekur politik nga regjimi komunist.

Ky fatalitet ogurzi, ngriti kokë pikërisht sot me faktin që në mëyrë zyrtare republikanët sahanlepirës na shesin Dukën si të djathtë e pikërisht në Durrës, ku ka qenë dhe vendi pritës i të interrnuarve të parë të diktaturës komuniste. “Duka i krimit kandidat i së djathtës në durrës”, një ogurë i zi për të gjithë intelektualët e Durrësit, partitë e djathta kualicion me PD-në dhe vetë Partinë Demokratike.

A do ta lëpijë, Berisha atë që ka thënë për Dukën “Duka I Krimit”!? Po Basha, ç’farë manovre do të luaj, apo mos vallë Mediu dinë gjëra dhe ka për ti ecur presingu ndaj partisë Demokratike!?

Sigurisht që durrësakët do ia japin përgjigjen, nëse ai del kandidat i përbashkët i PD-së, e nëse është vetëm do mori votat e kllockave të tij, se as shijakasit nu ia japin, por është fatkeqsia që ai të marrë mandatin e demokratve dhe të djathtve shqiptarë për të përfaqësuar Durrësin.

Shpallja në mënyrë të njëanshmë e Agron Dukës, si kandidat për kryetar të bashkisë Durrës nga Partia Republikane është një farë presioni apo kushti që kërkojnë republikanët për të hyrë në kualicion më Partinë Demokratike, duke kërkuar llokmën më të madhe apo daljen nga kualicioni për të shpëtuar lekuren vetë Mediu?.

Partia Republikane ka qenë një një ndër partitë parazitare të Partisë Demokratike dhe këto 23 vite ka ndenjur si pjesë e pushtetit, duke u zvarritur pas PD-së dhe në zgjedhjet e fundit, Mediu është deputet i PD-së realisht, por siglën e mbanë nga pas si plotës për të luajtur lojën e tij.

Në emër të mashtrimit me pronarët dhe të përndjekurit ka arritur të jetë pjesë e politikës dhe e parlamentit, pikërishtë në përdhëmbjen e këtyre kadegorive por kërcitmat e tij nuk kanë të sosur pasi në zgjedhjet e qershorit 2013, bëri kapërcimin duke marrë Agron Dukën nga e majta dhe futur në të djathtën e Mediut që në fakt ai nuk përfaqëson të djathtë, por xhepat e tij, mase Duka ngrohu xhepin e djathtë të Mediut jo të djathtën që pretendon. PD në 2013 preu në bësë alëatët e tjerë për mediun, duke I përjashtuar nga lista dhe perdorur si hamej për të mbledhur vota për kufarrë garancie dhe ndërshmëria në marrveshje një pabesi që po nxjerrë kokën pasi pas marrveshjes që firmosi Berish me aleatët qëndronin aferat e armve, drogës, millit dhe vetë Duka I krimit sic edhe e quan vetë Berisha.

Serisht, Mediu guxon dhe ky frymzim i erdhi pas Gërrdecit, ku la të vrarë 26 jetë njerëzish, një çeshtje që nuk u zbardhë kurrë dhe pasoja të pallogaritshme sociale, por bravo sërisht guxon përtej, fjalëve, programit, siglës së të ndjerit Sabri Godo, mbi të djathtën në tërsi dhe madje dhe mbi partinë Demokratike që e ka suportuar për këto 23 vite në politike.

A nuk ka tjetër Duursi, pyet një i përndjekur, që Mediu na sjellë një komunist, biznezmen të babzitur që e nisin me millin nga turqia dhe e përfundojë më krunde, me vezë me dy të kuq, supërmarkete, që ka mbërthyer parlamentin, spotin, kulturën rrugër dhe cdo treg dhe tani duhet ti falim dhe Durrësin.

Kur do të heq dorë politika nga këta njrerëz të babzitur, që parat e “millit”, kontrabandën, trafikun, ti shëndërrojnë në pushtete parlamentare dhe venmdore, si në rastin e Dukës që dikur lideri historik i Partisë Demokratike, ish- Presidenti, ish-Kryeministri, Sali Berish e quante “Duka i krimit”, pasi biznesi i tij u ndërua nga hamejt e “millit” nga Turqia.

Kjo është demokracia “allagërrdec”, që kërkon që një ndër qytetet më të rendësishme në vend ta marri banada e monopolizmit në shqipëri. A nuk ka Durrësi nga e djathta kandidat, djemë e vajza të vlerave intelektuale, dhe botës akademoke, sigurisht që ka, por politika e inkriminuar kërkonë përfaqësim politikë pijkërish më këta të llumit që janë pasuruar nga zullumet e shqiptarve, pelivanllicet politike dhe injoranca e dhellë që kanë lancuar në përfaqësim.

Presioni i Mediut që i bënë Partisë Demokratike që është dhe lideri opozitar i kualicionit të së djathtë është një prezin që në minjaturë politikanët e kapur kërkojnë ti bëjnë vetë të djathtës si një ogur i keq i të ardhmes zgjedhore në zgjedhjet vendore të qershorit 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat