Dr. Ibrahim Rugova po rritë namin

Opinione

Dr. Ibrahim Rugova po rritë namin

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 23 janar 2015 Në ora: 23:21

DR.Ibrahim Rugova nuk ka vdekur. Po gënjejnë kalemxhitë. Ai jeton,jeton me autoritetin në rritje e sipër.Jeton për nevojën tonë të deomosdoshme. Ky ishte dhe mbeti Mbinjeri,që kurrë se plakin kohët.

As,me veprat e pavdekura,nuk u përket gjërave kalimtare.

Prandaj jeton.

Bile edhe shoqërohemi,por jo gjatë se është i zënë me punë.

Askën nuk e merr nërpër gojë.

Përgojimet i ka zët.

Dit`e më shumë po bëhet më nevojshëm,më i kërkuar dhe më i dashur.

Është ky Mbinjeriu,profeti,çlirimtari,që me urtësi të veçantë armiqët i bëri miq.Kjo nuk është trillim,as sajim.

Nga madhështia shpirtërore,nga veprimi pozitiv e me efikasitet; u ngrit në kryehero të shqiptarëve.

Vetën nuk e ngakon me mburrje,burracakëri.

Po punojmë,tha,si gjithëherë.

Lavdin e derdh mbi shkokët e punës dhe të idealit.

Vetë është modest,ju e keni njohur.

Këte e dëshmojnë bindshëm homazhet dhe përuljet e kundërshtarëve të dikurshëm,që tash e vizitojnë, tek „pushon“si kërkimfalje.

Prandaj , Minjeriu Dr. Ibrahim Rugova nuk ka vdekur.

Njeriu vdes vetëm kur harrohet nga të gjithë,vetëm kur nuk e përmend askush.

Ky burrështeti,me veprat,me teoritë shkencore,me altruizmin dhe zjarrin kombëtar në gjoks,gjithnjë është pranë nesh e me ne.

Për fjalë nderi,unë shpeshherë rri me të,konsultohemi,bëjmë edhe fotografi,të cilat po na i fshijnë nga fb.

Fjalët dhe kujtimet i ruaj,nderin dhe porosinë gjithashtu.

Të memoruara në internet.

Mbit ë gjitha kërkon mençuri dhe unitet.Ecje me kohën dhe sipas yrrnekut të kohës.

Për gjendjen tonë të tmerrshme,bëhet nervoz,por përmbahet.Kafenë e rrefuzon edhe gotën.-I pifshim për dhe në festime,thotë!

A po bindeni,ju halabakët,që Dr. Ibrahim Rugova nuk ka vdekur.Ju nuk e pranoni ekzistencën e tij,sepse ia keni frikën,por,rrini të qetë se ai nuk u muar dhe as nuk mirret me vogëlsira.Nuk është hakmarrës dhe se nuk mirret me sojin e juaj.

Ka punë më të mençura.

Ilustrim:

NDIHMO ALLAH!
Një kokëbosh,duke mos e kontrollue vetën,i shtohej oreksi,hante me babëzi.

Dikur e fitoi trashjen dhe mbi peshën.Aq u trash dhe iu rrit barku,sa nuk mundej të gërmusej për të mbathë këpucët.

Kur duel me shokë nga një pamje,ky e kishte zënë derën,se s`mund mbathej dhe tha:

O Allah,Ndihmo!

Ai që ishte mbetur mbas tij i tha:

-Lakohu e mbathu,se All-llahu ka punë ma të mençura!

Kush merr guximin dhe turpin që të kundërshtojë Mbinjeriun e kësaj toke nuk është gjë tjetër,pos egësirë e vetmuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat