Ngushëllimi

Opinione

Ngushëllimi

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 25 dhjetor 2014 Në ora: 13:36

Është vizita që i bëhet personit a familjes për humbjen e ndonjë personi,por edhe për ndonjë tronditje në familje,si belaja,apo edhe dëme të mëdha materiale.
Ngushëlluesit(njerëzit që shkojnë në të pamë) duhet të jenë të vëmendshëm,që ta ndajnë dhimbjen me të goditurit,së pakut simbolokisht.Ata,moralisht janë të detyruar që të përdorin fjalë të zgjedhura për t`ua lehtësuar dhimbjen.Jo të flasin çka t`u vie në gojë,si bie fjala:-Mos u mërzitni! Zoti në Xhenet.Nuk bënë me u mërzit.
Fjalë që tregojnë varfëri mendore dhe,patjetër e zymtojnë edhe më situatën
Ka edhe asi që ta nxjerrin Ferrin para hundëve dhe të ndjerin a të ndjerën ta paraqesin si kërmë që mbulohet nga krimbat,buzë ferrit.
Kjo trajtohet si nënçmim edhe si provokim për ta ngritur dellin e ballit nga vrazhdësia e bisedës pa fije kuptimi e logjike.
Në ngushëllime për vdekje duhet të zgjidhen fjalët,jo të lëshohen ato si bagla.
Duhet të thuhet:-Zoti ju lashtë shëndosh juve,kurse të ndjerin(ndjerën) Zoti e mëshiroftë!
Dhe ngushëllime të tjera të ngjashme e peshë kuptimore….Zoti në Xhenet,po ai aty është prore mirëpo,çka do të bëhet me të amshuarin(ren)?
Që të shkohet në të pame,nuk është deomosdoshme,por nëse shkohet duhet të shkohet në mënyrë korrekte.Për ndryshe më mirë të mos shkohet fare për ta gërvishur plagën.
Më vdiq motra me tre dhjetor,ku pranë saj ndejtëm gjithë të afërmit.Kah rrinim pranë kufomës,vie hoxha(nuk ia di emrin),por e di se e kishte veten si tepër në huj.
Thotë:-Mos qani,nuk bënë me qajt.Punë torollaku.I them:
-hoxhë,vdekja shkakton dhimbje,ku zemra përcjell lotët në sy dhe ata rrjedhin demosdoshmërisht.
Gati dola nga kontrolli,por hatri i motrës dhe i fëmijëve,u përmbajta,ndonëse shtypja me hypi mbi 200.
Tash po ia përcjell një anekdotë atij dhe të tjerëve:
ASHT MARRE ME KAJT PËR GRUE
Ni Mehmet Ramabuqa i Qerimëve(doherë milic e shumar)Me grue kishte pasë harmoni jetësore.Gruaja i vdes dhe baca Mehmet mërzitet tepër.Lotët i shkonin qurkë.Kah e çonin kufomën te vorri,ky shpesh edhe po dënesë.
Një i ri i tha:-Mos qaj ashtu,baca Mehmet, se asht marre me qajt për grue.
Uh ta q….. nanën,unë po kaj për grue teme,jo për tanën.
Jemi në shekullin XXI,në shekullin e elektronikës me zhvillime epokale,por kujdesi ndaj gjuhës është nën çdo nivel,prandaj duhet një kujdes dhe përkushtim ndaj gjuhës,që të jemi në hap me kohën.
Të gjitha rastet veq e veq kanë terminologjinë e posaçme,si bie fjala për ngushëllime,për përhajrime,për lindje.
Për të gjitha rastet gjuhën duhet ta pasurojmë me shprehje adekuate,në pajtim me rastin.Si për urime,mallkime,përshëndetje shqip,e jo kurrësesi:Selamalejkum,por as Merhaba jo.
Ne trashëgojmë shumë gjëra të mira nga këto sfera,tradicionalisht të përcjellur nëpër breza.
Por,ato që nuk përshtatën me kohën,duhet të krihen e përshtatën.
Në vendet e kulturuara,ka udhëzime të shkruara se si më mirë e shkurt të gjindet njeriu në raste të caktuara.
Si bie fjala të folurit përmes telefonit,prezentimi para dikujt.shkruarja e uresave,e letrave,kërkesave e lutjeve.
Edhe ne guxojmë të jemi më të përfillshëm ndaj gjuhës dhe specifikave të saj,sipas kontestit.
Varfëria gjuhësore është edhe varfëri shpirtërore dhe jo vetëm varfëri mendore.
Prat ë jemi korrekt në relacionet gjuhësore,duke ia ruajtur ndërtimin sintaksor dhe kuptimësinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat