Oponentët e Isës

Opinione

Oponentët e Isës

Nga: Qazim Azemi Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 22:53

Pse gjithë ky averzion kundër kryeministrit te ri nga ish udhëheqësi komunist(i Kosoves) Azem Vllasi dhe nga akademik Rexhep Qosja.Diabolika e ish udheheqësit komunist Azem Vllasi spo ka te ndalur.Shtrohet pyetja a i ka hije te flas për të tjerët njeriu që e ka fytyrën me damka e me pika.Ai po krijon diafora edhe ne demokraci, po e gacon e po e sos demokracinë me cinizëm, me defetizëm si dhe me disa arsyetime te sofistikuara( te rreme), që po i shpreh dhe po i paraqet për situatën politike dhe per njerëzit.Z.Vllasi Isa nuk i takon kohës tënde si kohë e histori e papëlqyer, po ai i takon kohës së qëndresës dhe shekullit të qytetarisë.Ti, ke zier ne tjetër kazan. Thone se koha i shëron plagët, por ti ende i ke plagët e pashëruara, vet po i nguc e kan me te djeg edhe shume kohe.Z.Isa është urtak, është njeri qe ka identitet, është njeri me kurtoazi, me kredo e spektër të gjerë,njeri me devotshmëri e virtualitet të epokës jetësore e njerëzore, është njeri i sotme(homo sapiensit). E tani, kush është ai që po flet ,që po e denigron qe sa kohë si me qene i porositur, mbase edhe eshte i porositur, kush është; të gjithë e dimë se ai është një karrem komunist, një njeri me leqe, një njeri ambig, inkarnim i se keqës me divergjence e me gjykime hipotetike është një mbeturine e sitemit të kaluar me plotë intriga,atavizma,postulate e shumëçka tjetër.Kripaniku i dikurshëm, Juda i djeshëm dhe i sotëm ben analiza për njerëzit duke mos e parë veten në pasqyrë,duke ndjellur e duke lozur rolin e ekzorcistit(motive të keqia),apo te kobëziut(ominosusit)
Z.Azem Vllasi,moti të është djegur bishti,s’ka nevojë të bëhesh graluc e të shitësh mend...Klinci e gjinsi nuk shkojnë bashkë!
Profesor Qosja,përze boll shumë tkemi respektuar ne studentët tu. Përze, boll shumë të ka respektuar edhe populli për qëndrimet tua të guximshme e te drejta per problemet shqiptare deri me 1997,përze boll shume e veprat na i shkrove;u bëre kaptin kryesore e letrave shqipe,krah i fortë i kulturës shqiptare per çka nuk të hahet haku ;po.çka u bë o profesor,ne anën tjetër pas 97’ rrëshite keq,rreshite rrast ,rreshite nga piedestali të cilën e kishe mbërri me meritë ;po,po,rreshite aq fort saqë spo mund te ndreçesh,spo mund të qohesh fare.Profesor,ke rene ne proçkë ,qysh kur nise sulmet e tua te rrepta për Ibrën(të cilën e ke pasur student).Thuhet me drejtë kur djali behet me i mire se kur djali bëhet më i mire se baba është marifet, per çka babit kurrë nuk do t’i vinte keq;saqë gati gati është identike edhe kur nxënësi(studenti) ja kalon mësuesit.Po ti vazhdove me tandën dhe s’kërkove falje kurrë për vardisjet kundër presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova.Ende po vazhdon me gjakë të ndezur kundër lëkëdëistëve. Tash ju ke “gjue” Isës.Pse, o prof.,çka po ta zë udhën kryeministri i ri.A mos ke kalu në patologji të urrejtjes për Rugovistët.Ndale,ndale veten prof,pusho.Me gjak të ndezur, a mund ti ruaj njeriu principet e tij,a mund të gjykoj si duhet,a mund të bëj analiza të pastërta e me arsye e logjike te shendoshe.I urti thotë “detit i ka hije vala,burit i ka hije fjala”.Edhe latinet thonë: Sine ira et studio,pa urrejtje pa anime(kur flasim per dikë ose per diçka).Me “zhyt e mbyt” (me te keq) nuk ndreqet asnjë pune.Prof, ai qe “çan e ndan “ te sigurte e ka vetëm davanë.”Pasi bëre proçkën,rri e kruje kokën”, dhe “ai që përzihet me krune e han pulat”.Profesor,askush s’te ka faj qe ne politikë mbete jashtë çanakut!!!
“Sorra sorrës nuk ja nxjerr sytë”, kurse akademiku akademikut po.
Shume bajat!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat