Festa e 28 Nëntorit: Gëzim apo zhgënjim

Opinione

Festa e 28 Nëntorit: Gëzim apo zhgënjim

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 20:36

Sa me padurim e kam pritur dhe sa gjatë kam menduar për këtë ditëmadhe që e shpëtoj këtë komb e këtë popull nga asimilimi.
Sa më përket mua, mendoj se, këto vite i kemi shfrytëzuar shumë keq. Shqipëria dhe shqiptarët vazhdojnë të mbeten një nga vendet më të varfëra të Europës. A nuk të gjakon Zemra, e, a nuk të të dhemb shpirti kur shef nëna me fëmijë në gji, e pikërisht me 28 Nëntor, e bash në ditën e Flamurit, të arratisen e të ikin nga vëndi e Shqipëria e tyre!
Loti nuk të lejon të shohësh qartë, familjet shqiptare duke pritur në rresht për të ikur (paramendo, përmes Sërbisë) e për të shpëtuar nga varfëria, poshtërimi e jonjerëzia!
Miq të mi:
Na mbyti ende injoranca dhe mungesa e racionalitetit. Klasa jonë drejtuese është bër gazi i botës. Nuk kemi sinqeritet e as pastërti në mes veti. Shqiptarët dhe dheu i tyre vazhdon të jetë i ndarë midis Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë, Greqisë e Malit të Zi. Edhe atë pak territor që na ka mbetur, po e përdhunojmë ditë për ditë, e si mos më keq.
Të jem i drejtëpërdrejtë:
Sot s'ka asgjë për t'u gëzuar. Sot ka më shumë arsye e vend për hidhërim, pezm e lot. Zhgënjim!
Me dhëmbje në zemer e me shpirtë, si asnjëherë të mallëngjyer, uroj që kjo festë të shërbejë për të menduar, se ku jemi pas këtyre vitesh pavarësi si komb, e si njërëz, parasëgjithash. Ku kemi ndërmend të shkojmë si shqiptarë, me cilat vlera?
Kam frikë, se nesër, kjo ditë, do të jetë veçse një rast tjetër për" fotografi" e për reklamë mediatike, rast për të valvitur flamurin KuqeZi nga "patriotet" e degjeneruesit të këtij kombi e të këtijë vendi.
Nokë, biri im, Gëzuar 28 Nëntori!
Luftëtarë të tradhëtuar e të poshtëruar, Gëzuar 28 Nëntorin, festën jozyrtare të flamurit kombëtar

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat