Miqësia e mbjellura pa hile nuk prishet

Diaspora

Miqësia e mbjellura pa hile nuk prishet

Nga: AGIM GASHI Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 23:13

Fjalën e rreme e qet dikush nga goja. Nuk mendon fare se çka flet, por fjala kur del nga aty, ajo fluturon me shpejtësi, e merr edhe era që ta përplas kudo, madje edhe atje ku se ka mendu ai që e ka përhapë atë rrenë. Në jeten time kam ndi shumë rrena, të mëdha e të vogla. Më rrejten burra e gra, pleq e të rinjë, por ja që unë nuk dita me rrejt askend, dhe mu për këtë në jetë pata shumë peripeti, por jo me njerzit e ndershëm, por me rrenacakat.
Me Ibrahim Makollin njifem shumë heret. Edhe pse nuk kemi ndejt shumë sëbashku, ne ishim miqë që respektonim njëri tjerin me sinqeritet. As nuk kisha ndonjë interes nga Ai, e as Ai nga unë. U bë edhe Minister i Mërgatës dhe e urove me zemër. Por kurr asnjëherë nuk kërkova asgjë nga ai dhe as nuk kërkoi Ai nga unë.Miqësia mbeti miqësi, dhe se u tregua mjaft e fuqishme edhe me fjalen e Tij në Zym, ku më prezentoi mu si i takon njeriut që në shpirt ka njerzoren.
Mirëpo, ka disa ditë që po flutorojnë fjalë të pavërteta për, për mua që e rrok edhe ministrin Makolli.
Në mërgatë, këtu kenkan ankue se gjoja nga një shkrim i imi për një orë letrare, kenka bë shkas për një katastrofë të madhe, pasiqë Artistëve e Shkrimtarëve nga Diaspora ju paskan ndal investimet, lexo grazhdi për organizimin e orëve letrare. Aq rëndë e kam përjetuar këtë akuzë, saqë mu duk se më ranë mijëra kilograme betoni në koken time. Nuk i besoja vetës sime.Si është e mundur që unë, gadi i pa lëvizshëm, të lodroj nga Gjermania e në Ministritë e Kosovës për ti ndalue dikujt investime, apo për me ia shtu dikujt investimet?
Kurr në jetën time nuk kam qenë njeri i cili pengoj aktivitete, jo vetëm në mërgatë por as në atdhe.Përkundrazi, njifen pjesmarrjet e mira gjithkund e kudo pa asnjë mjet kompenzimi. Me ndihmat sociale kam udhëtuar në evenimente të ndryshe, ku kam kënduar, recituar e ndihmuar aq sa ishin mundësitë e mia. Kam udhëtuar me miliona kilometra në të gjitha rrugët e Evropës për të mirën e lirisë kombëtare. Aty ku unë qëlloja, mblidheshin ndihma marramendëse për luftë, për varfëri e për smundje. Asnjëherë nuk mora asgjë për vete,
Shpesh skam pasë as bukë të blej duke u shkue këtyre në oret e tyre, duke këndu, lexu e recitu, dhe askush nga këta nuk më pyeti për bukën e darkës.
Unë nuk jamë i menqur sa tjerët por mundohem të jemë aty ku mundem ta jep kontributin tim modest. Ka mbi pesë dekada nuk u ndala, përpos kur më ndalen robruesit sllav me burgosje, rrahje e maltretime. Pos kësaj, vlen me e cekë se shumë më tepër më rrahen shqiptarët për veprimtarinë time kombëtare, se sa serbet.
Andaj, jamë i betuar, që për atdheun dhe popullin kurr most a bë asnjë gjest të keq. Përkundrazi, ku do të shof se po bëhet punë e keqe në kurriz të kombit e atdheut, unë do të reagoj ashpër. Jeta ime ska vlerë pa lirinë dhe jetën normale të atdheut për të cilin kam sakrifikue shumë.Vetëm për këso gjëra nuk fail.
Edhe sot dikush mundohet të më rrahë me fjalë e shpifje.
Ministri duhet të prononcohet se a kam gisht unë në këto punë të cilat janë të nivelit tepër të ulët, apo jo.
Nuk është hera e pare që sulmohem në mënyra të tilla.Edhe një “poet” nga Austria, para disa muajve më sulmoi pse unë po e kritikoj Qeverinë. Poeti apo shkrimtari që poshtron kolegun e tij për ta mbrojtë një qeveri hajdute e kriminale, edhe ai “poet” apo “shkrimtar”, është hajn e kriminel.
Ruajeni dinjitetin të dashur njerz, poet e shkrimtar. Ai as nuk blehet e as nuk shitet. Asnjë njeri ska mund të bëhet burrë shteti me dy poezi të shkruara, pos në Qeverinë e tanishme.
Arti e kultura janë vlera mbi çdo Qeveri. Ato janë shtylla të kombit e atdheut.I lumi ai që di ti mbaj me nder!

26.11.14
Düren

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat