“Dilema e hajnave”!

Opinione

“Dilema e hajnave”!

Nga: Zejnullah Jakupi Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 14:21

"Dilema e burgut" është teoria e njohur në shkencat politike dhe unë ja ndryshova emërtimin sepse në shembullin vijues
pse tradhtoi LDK-ja, bëhet fjalë për dy hajna. Ndërsa këtë teori mund ta përdorim për të analizuar thyerjen e bllokut dhe formimin e koalicionit PDK-LDK.
Sa shumë u shkrua dhe u fol pse u thye Blloku? Njëri thoshte blloku u thye se Ramush Haradinaj mendonte vetëm për interesin e tij personal. Tjetri i frikohej se mos Isa Mustafa në momentin më të fundit e papritur do kalonte në anën tjetër. Sa qetësohej Haradinaj, lajmërohej Isa Mustafa. Secili priste mos njëri apo tjetri, do të thyente besën dhe do merr vendim të hyjë në koalicion me PDK-në. Ndërsa VV dhe Nisma ishin nga fillimi kundër koalicionit me PDK-në dhe nuk u frikoheshin për tradhti. LDK dhe AAK ishin aktorët e involvuar në “dilemën e burgut” ku secili i frikësohej secilit, cili do e bënë hapin e gabuar? Dhe, gjatë gjithë kësaj kohe, si subjektet politike ashtu edhe elektorati i tyre pësuan një lloj traume, ishte pritje dhe kohë ankthi. Dilemën e burgut (hajnave) mund ta krahasojmë me shembullin vijues: me dy hajnat që e kanë vjedhur një bankë.
“Prisoner´s Dilemma” është një lojë e teorisë politike. Persona që kanë vjedhur bankën janë arrestuar nga policia. Policia u ka konfiskuar atyre pistoletat dhe fillon marrja në pyetje. Hajnat do të merren në pyetje, secili veç e veç. Policia ka vendosur ti dënoj me dhjetë vite burgim për plaçkitjen e bankës, edhe pse nuk ka dëshmi për këtë. Vendimi do merrej tek atëherë kur njeri ose tjetri do ta pranojë veprën penale. Cili do ta tradhtoj shokun i par? Cili do të dal i pafajshëm ose cili marrë më pak vite burgu apo cili do shpallet i lirë me 0 vite burg? Të arrestuarit janë të burgosur dhe vendosur në qeli të ndara. Nëse ata e pranojnë do lirohen ose do u zvogëlohet dënimi. Nëse personi A thotë se B e ka kryer veprën, (d.m.th ka plaçkitur bankën) ka mundësi që A të lirohet i pa dënuar. Por gjithashtu personi A frikohet mos personi B do ta thotë të njëjtën për A-në. Nëse dytë e pranojnë do ti marrin secili nga 4 vite, ndërsa dënimi në këtë rast do të reduktohej vetëm për dy vite më pak. Asnjëri nuk e di si do të reagoj tjetri. Dilema paraqet një gjendje paradoksi, mbase dy persona janë të përfshirë në një situatë e cila përbën një dilmë në vete. Ata e din se janë të burgosur dhe do të dënohen: ndërsa vendimet e tyre në këtë rast do ta rrezikonin rezultatin. Secili i burgosur dëshiron që të marrë sa më pak ose të lirohej fare nga burgu. Dilemës qëndron!Nuk din se si do vendos i burgosuri tjetër? A do tregoj ose do ta mbaj sekret veprën? Po nëse personi B tregon se personi A është fajtor, mund të ndodh që edhe personi B të del fajtor mbase personi A do ta bëjë të njëjtën gjë. Në këtë rast do të humbasin dytë.
Në rastin e Bllokut, Haradinaj nuk tradhtoi Isën, duke menduar se as Isa nuk do e tradhtoj Haradinajn dhe me këtë Haradinaj do merrte postin e kryeministrit. Në anën tjetër Haradinaj gjatë gjithë kohës i frikohej Mustafës, mos ky do të tradhtoj dhe do të hyj në koalicion me PDK-në çfarë edhe ndodhi në fund. As Isa Mustafa nuk guxonte në fillim të deklarohej se do hynte në koalicion me PDK-në. Po të deklarohej Mustafa në fillim pro PDK-së frikësohej se mos e refuzon PDK-ja. E në vend të saj do ta preferonte AAK-në. Gjithashtu edhe AKK nuk guxonte ti thoshte po PDK-së e para, duke menduar se me këtë do të del tradhtare, do mbetej duarthatë tek Bllokut. Në rast se refuzoheshin PDK-ja ato do dilnin me marre dhe pa poste! Në këtë rast secili, që do vonohej në vendim do ndihej prej dy anëve i tradhtuar dhe i turpëruar. Po të ishte ndryshe LDK dhe AAK qysh në fillim do i thoshin PDK-se PO e do kryej puna me kohë!
Tashmë kur LDK-ja lakoi dhe AAK u tradhtua, u vërtetua dilema dhe “fitoi” LDK-ja. LDK-ja doli(nëse i referohemi shembullit të hajnave të bankës) pa asnjë vit burg. AAK mbeti në burg, pa para dhe pa liri. Qëndrimi në burg(në opozitë) mund të jetë edhe një lloj ngadhënjimi moral! Blloku, megjithatë do mbetet një histori më vete. Ishte kohë e ëmbël dhe gjithashtu e sikletshme e plotë ankthe!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat