Nëse më mashtron njëherë!...

Opinione

Nëse më mashtron njëherë!...

Nga: Dibran Demaku Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 11:34

Ish komandanti i UÇK-së i Zonës operative të Llapit dhe tani zyrtar i
lartë i Partisë demokratike të Kosovës,Rrustem Mustafa-Remi,mbase do
të ishte zyrtari i parë dhe i vetëm i partisë në fjalë i cili vetëm
pak ditë pas zgjedhjeve të tetë qershorit,kur tashmë ishte krijuar
Koalicioni paszgjedhor i katër partive politike-kundërshtare të
Partisë fituese të zgjedhjeve,do të deklaronte se e dëshironte një
koalicion në mes të PDK-së dhe LDK-së.
Në fillim ai në deklarimet e tij për opinion do të potenconte se si
zyrtar i lartë i partisë fituese e dëshironte një koalicion me partinë
e dytë më të votuar në zgjedhje për një bashkëqeverisje në të mirë të
vendit!Në deklarimet e mëvonëshme ai do të potenconte se jo vetëm që
një koalicion të tillë e dëshironte,por se ishte i bindur se ai do të
ndodhte?! Se e dinte ai për ndonjë kanal të fshehtë për opinion që
ekzistonte në mes të dy partive në fjalë,mbetet enigmë që e di vetëm
ai?!Në të kundërten mund të dali konstatimi se i potencuari kishte një
nuhatje të hollë në problemet politike?!
Opinionistë, komentuesë e shkrues gazetash e komentatorë të mediave
vizive,nuk do t`u kushtonin farë rëndësie fjalëve të Remit!Ata,pra
opinionistët,komentuesit e shkruesit e gazetave si dhe komentatorët e
mediave vizive,më shumë besonin në fjalët e mëdha që lëshonin Liderët
e partive të koalicionit paszgjedhor,të cilët me pompë deklaronin se
koalicioni i tyre ishte parimor dhe si i atillë ishte i pathyeshëm?!
Ndërkaq Remi me të tijën se me të tijën!-Koalicioni PDK-LDK,do të
ndodhë!-thonte ai.Askush nuk i merrte në analizë fjalët e tij!...
Të gjithë prisnin se çfarë do të thonin ndërkombëtarët! E
ata,ndërkombëtarët në fillim heshtnin!Më pas ata do të deklaronin se
për problemet e krijuara pas zgjedhjeve në Kosovë ata ishin
asnjanës!-Kosova është shtet i pavarur dhe i ka institucionet e veta
shtetërore!I ka edhe partitë politike,të cilat do të gjejnë zgjidhje
në formimin e institucioneve të saj!-thonin ata.Ndërkaq partitë
politike shqiptare të Kosovës ishin barrikaduar në dy kampe
kundërshtare dhe zgjidhja nuk po vinte?!
Kur zgjidhja nuk po vinte se nuk po vinte,ata,pra
ndërkombëtarët,filluan me zë të ulët të shushurisnin se zgjidhja më e
mirë për Kosovën,pas zgjedhjeve të tetë qershorit do të ishte
koalicioni PDK-LDK.Ndërkaq reagimi i parë dhe me zë të lartë për një
koalicion të tillë në Kosovë do të vinte nga ish eurodeputetja
gjermane e Parlamentit Europian,përndryshe mike e shqiptarëve dhe e
Kosovës,zonja Doris Pak!
Për analistët dhe njohësit e mirë të politikës,ky do të duhej të ishte
sinjali që tregonte se një koalicion i tillë do të ndodhte! Sinjalin e
zonjës Pak do të duhej ta kapnin që në fillim edhe Liderët e partive
të koalicionit paszgjedhor,por ata ose nuk e kapën ose nuk deshën ta
kapnin?!Të zënë nga euforia e pozitave shtetërore,që i kishin caktuar
për vetën e tyre,mbase as që kanë dëgjuar se çfarë kishte sinjalizuar
ish eurodeputetja e nderuar!
Në politikë,si edhe në çdo lëmi të jetës,dhe e potencojmë sidomos në
politikë,nëse nuk i kap me kohë sinjalet e ndezura për një problem të
caktuar je i destinuar të dalësh humbës!Ata që mirren me politikë,më
parë se kushdo tjetër,duhet t`i kuptojnë sinjalet e padeshifruara
mirë, sepse kur ato të deshifrohen i kupton secili!
Mbase sinjalet e ndërkombëtarëve i pari i kapi Lideri i LDK-së Isa
Mustafa.Ai që nga ai moment filloi të sillej ndryshe!I shtyrë edhe nga
dështimi i uljes në karrigën e Kryeparlamentarit,karrigë që ia kishte
mohuar Gjykata kushtetuese,ai nga partnerët e koalicionit paszgjedhor
do të kërkonte ridizajnimin e Marrëveshjes?! Dhe në Marrëveshjen e
ridizajnuar ai do të kërkonte Postin e Kryeministrit,që në fillim i
ishte premtuar Liderit të AAK-së,Ramush Haradinajt!E kërkonte një
ridizajnim të Marrëveshjes vetëm sa për sy e faqe që të znite shkakun
që të dilte nga Blloku,të cilin siç duket ndërkombëtarët nuk e
honepsnin,apo diçka tjetër, e di vetë zoti Mustafa dhe partia e tij!
Në anën tjetër ai e dinte mesiguri edhe të vërtetën tjetër se i
nominuari për atë post Ramush Haradinaj tash veç kishte filluar ta
shihte vetën në postin e Kryeministrit dhe nuk do të kishte forcë që
ia do ia zhbënte ëndrrën e tij të kahmotshme!Siç duket kushti i vënë
ishte vetëm sa për sy e faqe,që të dilte nga Blloku disi si i
larë,sepse e kishte kuptuar se Blloku nuk kishte asnjë shansë për
krijimin e institucioneve të reja shtetërore!
Ikja e LDK-së dhe Liderit të saj Isa Mustafa nga Blloku,nga Liderët e
partive të tjera të Bllokut tashmë të zhbërë,po quhet si
mashtrim,hipokrizi e deri si tradhti?!Fyerjet dhe akuzat për të bëmen
e tyre fluturojnë nga të gjitha anët!Analistë dhe opinionistë,shkruesë
e komentatorë,që dikur besonin në Fitoren e koalicionit paszgjedhor,të
riemërtuar më vonë si Bllok,kanë filluar të gjuajnë gurë e dru në
drejtim të LDK-së dhe Liderit të saj?!
Në jetën njerëzore pothuajse çdo here ndodhë e njëjta formulë:
Fituesi-feston,ndërkaq humbësi - ankohet!Këtë formulë të vjetër sa
vetë jeta po e përdorin edhe Liderët e partive të Bllokut të zhbër,që
këtë herë pë një arsye ose për një tjetër mbetën në rolin e
humbësit.Partneri më i madh në numër iku duke ua lënë „këmbët e
arushës në dorë“ siç thotë populli!Ata edhe për një kohë do të fyejnë
atë që iku derisa t`u kalojë inati dhe dëshpërimi!Pastaj dalëngadaë do
t`i nënshtrohen fatit duke shpresuar që të fitojnë në zgjedhjet e
ardhëshme! Rrugë tjetër nuk u ka mbetur! Përveq nëse ndodhë ajo më e
pabesueshmja e që në këtë rast do të ishte prishja e koalicionit të
sapo lidhur në mes të PDK-së dhe LDK-së?!
Për mashtrimin si kategori të hidhur të shoqërisë njerëzore nganjëherë
thuhet edhe kështu:
Nëse më mashtron njëherë, të kam mik e të bëj nder; nëse më mashtron
për herë të dytë,m`i qorroftë zoti të dy sytë:nëse më mashtron për
herë të tretë,pasojat e fajit i barti unë vetë!...
Cili mashtrim( politik) i radhës është ky i tanishmi i LDK-së?!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat