Tradhetia dhe ekzaltimi

Opinione

Tradhetia dhe ekzaltimi

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 11:32

Që nga tetë qershori i këtij viti,kur zgjedhjet nacionale përfundua pa
fitues,ne u ndeshëm pe polikën e pistë.Humbëm kohë kotnasikoti,dëmtuam
nervat e shëndetin,por edhe mësuam çfarë është rezilllëku politik.

Gjendje e karraböthtë,politikë e karraböthtë dhe njerëz të sëmurë për
t`i hypur „pelës“ kah bishti.

MAFIOZITETI I ISA MUSTAFËS

Për këte lojë politike të flliqtë ka shumë akterë,por kryepersonazh
është mjeshtri i intrigave-Isa Mustafa,të cilin e ndjek prapa
veprimtaria e dyshimtë,prandaj edhe trajtohet si njeri i dyshimtë.

Ardhja e tij në krye të LDK-së,pa qenë fare anëtar,është fort e
habitshme dhe mënyra si erdhi është mjaft diskutabile.Ky ishte kundër
kreut të LDK-së;Dr.Rugovës e akademik Femi Aganit

Është ardh si parashutist në LDK me bindje dhe betim që ta shkatërroi
dhe e bëri të vetën.

E formoi Bllokun me një strukturë heterogjene,të destinuar për dështim.

Dhe e formoi kur atij i duhej bastion mbështetës.Ishte punë tradhtie
dhe brenda tradhëtisë do mbetet vetëm ai.

Nuk di marrëveshjen a e kanë bërë me shkrim e nënshkrim apo vetëm alla
partizançe.

Për pa qëndrueshmërinë e Bllokut VLAN,na signalizone Albin Kurdi,kur
për çdo ditë parashtronte kushte tjera.

Këtu edhe Ramush Haradinaj ka faj,që nuk bëri marrëveshje me shkrim.

Që me aq lehtësi e naivitet,ra në grackën e Isa Mustafës,prandaj tash
ndjehet i kapituluar që të marrë pozitën e kryeministrit.

Isa Mustafa me tradhtinë ndaj Haradinaj dhe ndaj elektoratit,i dha
vedit një shuplakë mallkimi.

E çiti viçin.

U korit për diell e publikisht.

Po të prpozonte për kryeministër,në vend të Ramushit,qoftë nga LDK-ja
apo nga Blloku,do të përbihej disi.Po ky,pa cilësi burrërie,i ra vi të
kuqe Ramushit dhe e koptoi vetën.Ligësi,tradhti,mashtrim dhe zhveshje
nga kodi i etikës.

Ky bashkëdyzim është artificial,i pa qëndrueshëm dhe frustrativ për
anëtarësinë dhe simpatizantët e LDK-së.

Këtu prehen interset e ngushta personale,prandaj mendoj se do të vdes
pa lindur fare.

Gjitha premisat janë të tilla dhe mirë do t`ishte pot ë ndodhte kështu.

Të shohim në ditët në vazhdim…

Duhet,është mëse e nevojshme që të gjithë deputetët e Bllokut,po edhe
të paknaqurit në PDK,mos ta votojnë këte bashkëdyzim të pahajr.

Për të dalur nga kjo fëlliqësirë,që po kundërmon si kërma në skaj rruge.

Pa u largue njerëzit që dhunisht e me porosi,kanë zënë vendet,ku nuk u takojnë.

Prandaj duhet të shkojnë atje ku i kanë nisur vezët.

Po çka pritet prej këtyre bashibuzukëve që po na torturojnë si
ekstremistët islamik.Me një ndryshim që këta po na presin për çdo ditë
nga pak.

Ky kurs politik(apolitik) duhet gjithësesi të shkatërrohet,qoftë me
protesta masive,qoftë me zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kur është pyetje ngjitja në hierarkinë e shtetit,Ramushi bëhet tepër
ekzaltiv,euforik,prandaj bëhet konkurent,pa e vështrua terrenin,pa e
analizuar situatën,ku nga euforia po e djeg kartën e autoritetit.Po
bie poshtë.

Gafën e parë e bëri kur u kthye nga Haga dhe kërkonte nga Hashimi që
ta humbje e autoritetit për politikan.

Kjo tash me Isën është gabimi,lajthitja e rradhës që nuk muer
garancë,para se të lidhej me Bllokun.

Ishte një nguti vetëshkatërruese.

Thotë populli:-Pa pjekur rrushi,nuk i pihet mushti.

Albin Kurti këtu ishte i pa përcaktuar dhe se ende është i tillë.Nuk
ka qëndrim stabil në politikë.E preferon politikën e dhunës,të
bulevardeve e të dhunës,edhe kur nuk është koha.

Prania e tij në Bllok,gjithënjë reflektonte luhatje e pavendosmëri,çka
na bën të besojmë se Blloku nuk ka jetëgjatësi.

Isa Mustafa si nusja që kishte “vra arushën,ende pa shkue te burri.

MATE MIRË SE HESAPI ASHT TAMAM

Shkon çika,por e kishte mbush”koshin” plot.Tash burri edhe po
dyshon.Brej ti fisnike qenke me havale,shtatzën.

Jo njeri bane hesapin mire,se puna sagllamë asht.

Qe pra:

A janë tremuaj që u fejova,tre që ndejta nër unazë dhe tre muaj që erdha,a po

Bahen nandë muaj??!!

A duel hesapi tamam?

Pra shtrije jorganin e të mlohmi…

Haki N.Bunjaku

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat