Politikani nuk ka mik të përhershëm, ai po ashtu nuk ka armik të përhershm!

Opinione

Politikani nuk ka mik të përhershëm, ai po ashtu nuk ka armik të përhershm!

Nga: Mulaim Shehu Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 10:55

Të shkruash për politikanët nuk vështirë, por vështirësia fillon atëherë kur shkruan kundër dukurive negative të tyre. Prandaj nëse frikësohesh atëherë mos shkruaj kundër tyre, por nëse shkruan për ta, atëherë mos u frikëso! Kështu, unë e zgjodha këtë të dytën, andaj le të dalë ku të dalë!
.....Mirëpo, para se të elaborojë këtë shkrim modest, ndaj gjithë këtyre shamatave gjashtëmujore të politikanëve tanë në Kosovë, do të theksojë se çfarë thotë fjalori i gjuhes shqipe për fjalën:politikan! .....POLITIKAN, është ai që merret me çështje politike, respektivisht ai që merret me politikë, për shembull:Politikan i shquar; Politikan i zoti. Ky është kuptimi i parë, ndërsa kuptimi i dytë është: Njeri joparimor që sillet e vepron me dredhi për të arritur qëllime të caktuara. .....Kështu shumë qytetarë të Kosovës nuk e dinë kuptimin e parë, por ata e dinë vetëm kuptimin e dytë! Shtrohet pyetja: Vallë, pse ata nuk e imagjinojë nocionin e parë? Sepse të gjithë qytetarët e kuptuan pas një dekadë e gjysmë, veçmas pas këtyre gjashtë muajve, se vërtetë politikanët janë njerëz joparimor që sillen dhe veprojnë me dredhi për të arritur vetë qëllimet e tyre të caktuara, e kurrsesi për interes të këtij populli të ngratë, që ka mbetur vetëm i shkreti!! ! ....Prandaj, pas gjithë kësaj rrëmuje shtrohet pyetja kush e krijoi këtë krizë? Qytetarëve fort mirë e kuptojnë se krizën politike e shkaktoi ish-blloku, i përbërë prej kryetarit të Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, prej kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, prej kryetarit e sekretarit të Nismës, Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi dhe prej të papriturit kryetar i Vetëvevendosjes, Albin Kurti. . .....Meqë PDK-ja ishte fituese në zgjedhje, atëherë ajo ishte gatshme të hyjë në koalicion me ndonjë prej tyre! Prandaj, ish-blloku, po të shikonte interesin e popullit, atëherë ai do të hynte në koalicion me PDK-në, sepse art është ajo që shkon në leverdi a përfitim të populli! Por ish-blloku pas pësimit në zgjedhje të 8 qershorit, bëri në “rokadë” të paparë deri më tani, duke menduar se bashkarisht, me një aleancë artificiale të krijuar tani kanë shumicën. Ish-blloku ishte i dalldisur pas pozitave, saqë i harroi qytetarët e tij, duke menduar se ata nuk kuptojnë dhe dinë çka ai do apo nuk do!
.....Ish-blloku mendoi vetëm për pushtetin e vet, për interesat e veta e kurrsesi për qeverisjen demokratike dhe interesat e qytetarëve të Kosovës. Sepse pjesëtarët e ish-bllokut të vetëdijshëm se pushteti u sjell atyre gjithfarë privilegjesh. Është interesant të theksojmë se Ramush, Jakupi dhe Fatmiri që e bënë luftën për çlirimin e Kosovës kundër okupatorit serb dhe shërbetorëve të tij, e rahblituar Isa Mustafën, të përkëledhurin e Rahman Morinës, duke mëtuar që Isa Mustafa të bëhet kryetar i Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj kryeministër, kurse Famir Limaj nënkryeministër...
.....Kështu, për çudi luftëtarët e UÇK-së pranojnë të shkojnë pas shërbëtorit R. Morinës, dhe të pajtohen me politikën e tij, prandaj në këtë mënyrë këta luftëtarë të UÇK-së e nxorrën nga bataku Isa Mustafën. Pikërisht atëherë kur mendoja se Albin Kurti ka karakter të fortë dhe është parimor dhe nuk do të bëjë pazar me ta, megjithatë edhe ai ra prej provimit, meqë arriti vetëm në një udhëkryq me fjalën e tij: “Nuk e duam Hashimin 3”. Në ato çaste kujtoja, sa do të fitonte nam dhe shumëçka Albin sikur të thoshte: Po ashtu nuk e duam edhe Ramushin 2! Apo të mbante qëndrimin e tij për të kaluarën e Isa Mustafës, përfitimet materiale të Ramush Hajradinajt, të Fatmir Limajt. Por, njeriu atë që ka në brendi, herëdo kurdo pa e tregur nuk e lë! ! ..... .....Isa Mustafa edhe pse i morri tri flakaresha nga populli, megjithatë ai nuk skuqej, sepse kishte përvojë në këtë aspekt nga kuzhina komuniste. Prandaj, meqë Isa Mustafa ishte i regjur në politikë, atëherë e shfrytëzojë Ramushin ambicioz, Fatmirin inatçi, Jakupin joparimor, Albinin e (pa)thyeshëm, dhe në sajë të këtyre arriti në pushtet!! Megjithatë veterani Isa Mustafa është mirënjohës, andaj ju drejtohet atyre: : .....””I falënderoj partnerët e koalicionit paszgjedhor, z. Haradinaj, z. Kurti dhe sidomos z. Limaj për përpjekjet e përbashkëta që bëmë për të krijuar kushte për një qeverisje krejtësisht tjetër të vendit që ishte synim i shumicës prej nesh, por për fat të keq realizimin e këtij synimi e bëri të pamundur Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe kriteret e përcaktuara për mandatimin e qeverisë por edhe mungesa e gatishmërisë për të reflektuar karshi rrethanave të reja të krijuara”. .....Ndërsa këta (Ramushi, Fatmiri, Jakupi dhe Abini) mbetën me gishta në gojë, në mënyrë që të përfitojnë përvojë!
.....Meqë thashë në hyrje “le të dalë ku të dalë!”, atëherë t’i ngacmojmë një çikë edhe miqtë tanë ndërkombëtarë! Në këtë çast më ra ndërmend një thënia pas LDB:”Se rrabat për Kosovën janë prerë në Beligrad, kurse ato janë qepur në Tironë!” Sepse, po nuk pate të ligën brenda, atëherë nuk vjen nga jashtë! ! .....Kështu disa analistë vlerësojnë se trysnia ndërkombëtare mbeshtet dy jaranët e vjetër LDK dhe PDK, meqë është një koalicion më adekuat për Bashkësinë Ndërkombëtare! ! .....Kështu PDK-ja, Hashim Thaçi dhe të LDK-ja, Isa Mustafa, në prani të presidentes Atifete Jahjaga dhe ambasadores amerikane, Tracey Ann Jacobson, kanë përshëndetur koalicionin e arritur mbrëmë midis LDK-së dhe PDK-së për bashkëqeverisje, në një anë, kurse në anën tjetër ish-deputeja gjermane Doris Pack po ashtu ka përshëndetur këtë koalicionin midis LDK-së dhe PDK-së. . .....Ajo më tej vazhdon diku thënë pos tjerash: “E kam thënë dhe po e përsëris prapë se Kosova duhet të ketë një kryeministër që vjen nga partia politike që ka fituar më shumë vota se 9 për qind në zgjedhjet e 8 qershorit”. Kjo nënkupton siç thotë zhargoni ynë: “Nëse je bektesh e mer vesh!” . .....Prandaj me plot të drejt thuhet se prapa njeriut të suksesshëm qëndron grueja, ndësa prapa këtyre tri grave të suksesshme qëndrojnë shtetet. Kështu edhe rrobat tona janë prerë në shtetin tonë mik SHBA dhe janë qepur në kontinentin tonë!! . .....Andaj siç shkruan Milazim Krasniçi: “Kur thonë ambasadorët e huaj se ata nuk po ndërhyjnë në krizën politike të vendit tonë, ne po i keqkuptojmë. Nëse nuk po ndërhyjnë, nuk do të thotë që nuk po përzihen. Ata po përzihen, por përzierja e tyre është në funksion të zgjatjes së paralizës institucionale. Kjo po bëhet me qëllim të mirë: që politikanët e vendit tonë të trajnohen për të zgjidhur krizat që janë të pazgjidhshme”. .....Më në fund e përfundoj këtë artikull modest me:”Njëra dorë (PDK) e lan tjetrën (LDK) kurse të dyjat e lajnë fytyrën (popullin)!!!
Mulaim Shehu, Rr.Ismalj Qemajli, Gjakovë

NDËRKOMBËTARËT

…..Kur thonë ambasadorët e huaj se ata nuk po ndërhyjnë në krizën politike të vendit tonë, ne po i keqkuptojmë. Nëse nuk po ndërhyjnë, nuk do të thotë që nuk po përzihen. Ata po përzihen, por përzierja e tyre është në funksion të zgjatjes së paralizës institucionale. Kjo po bëhet me qëllim të mirë: që politikanët e vendit tonë të trajnohen për të zgjidhur krizat që janë të pazgjidhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat