LDK-ja nënshkroi vdekjën e saj...!!!

Opinione

LDK-ja nënshkroi vdekjën e saj...!!!

Nga: Shkruan: Faton MEHMETI Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 23:18

Pas pesë muajsh të ngërçit për krijimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 8 qershorit, mbrëmë në praninë e Presidentës Jahjaga dhe ambasadorës amerikane Jakobson, u arrit akordi për koalicioni ne madh PDK-LDK.Një koalicon i pëerfolur herëet nga qarqet e huaja diplomatik ,i konsideruar koalicion që i jep stabilitet politik vendit ,rezultoi më në fund edhe me akordin në mes të dy rivalëve tradicional politik.Në cdo zgjedhje ka humbës dhe fitues ,në zgjhdhjet e 8 qershorit fitues doli PDK-ja ndërsa humbese LDK-ja .Ndonëse LDK shënoi ngritje të votave prap se prap doli humbëse, dhe ky është embrioni nga ku do të duhej të reflektonte paria e LDK-së në krye me Isa Mustafën, i cili fushaten e tij para zgjedhore e mbështeti në akuza të forta kundër PDK-së, duke thënë “ se e ka ngulfatur shtetin…ka rritje të krimit të organizuar “ e deri nëe akuzat per vrasjet e pas luftës. Keto akuza të forta dhe mbi tëe gjitha kryefjala e tij se “ kurreë sdo bëejme koalicion me PDK-në ” vetëm sa forcoi pozitën e tij në LDK, duke tërhqur një numër të madh të aktivistëve të vjetër që ishin lën pas dore, si dhe të rinjtë për realizimin e endrrëes “ evropiane ”. I veshur gjithnjë elegant me kollarëen e tij njëe ngjyrësh e me pamje të ngrysur , konsiderohej “ njeri i ftohtë por besnik ne parime “. As edhe pesimistët më të medhenj sdo te besonin se Isa një ditë as do ta mendonte një koalicon me PDK- në lëre më të jetësohet. Por gjëerat ndryshuan. Pas konfirmimit të rezultatit zgjedhor të zgjedhjeve të 8 qershorit, Isa doli humbës.Rendi demokratik e kërkonte qëe humbësi t’ia uronte rivalit fitoren, si dhe të largohej nga pozita e të parti të LDK-së, por kjo nuk ndodhi. Filluan të dalin ne pah ambiciet e shfrenuara të Isës për pushtet, që dorën në zemër pata zgjedhjeve sdo e besoja se ishte i tillë.Tërhoqi për hunde LDK-në drejt një Bloku njohur si VLAN, për të ia pamundësur PDK-së krijimin e institucioneve në mënyrë që të merrnin udhëheqjen e vendit. Derisa PDK shfrytëzonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila përcaktoi se e vetmja partia fituese ka të drejtën e propozimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, Isa i tërbuar pas kolltuqeve, vazhdoi të kërkonte formulën se si të vinte në pushtet. Duke qenë se Ramushi nuk leshoi pe, Isa lëpiu atë që pështu- koaliconi me PDK-në. Ambiciet e tija të shfrenuara për pushtet e kanë kantandisur LDK-në në pusi, në greminën e cila lëshon vetëm klithmat e atyre të cilët këtë parti e konsideronin si shteformuese.Isa ka mbytur mendimin kritik brenda partisë, nuk e ka hapur partinë për kuadrot të reja, duke shndërruar partinë në një shtëpi pleqësh , për më tepër ka devijuar nga vlerat me të cilat LDK identifikohej.Realisht pas vdekjës së Rugovës LDK cdo ditë e më tepër është katandisur, pasi shfrenimi për pushtet i atyre që zaptuan LDK-në nuk ka të bëjë asgjë me vizionin e Presidentin Rugova.LDK-ja e tanishme përvec mbajtës së fotos së Rugovës në zyrat e saja, ska asgjë të përbashkët me vizionin e tij. Më habit fakti se si Ramushi dhe partitë tjera të bllokut e pritën me habi tradhëtin që ju bëri ISA.LDK ka tradhëtuar idealet e themeluesit të saj Ibrahim Rugova ,e spo tradhëton bllokun…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat