Politika është interes e jo parim!

Opinione

Politika është interes e jo parim!

Nga: Dibran Demaku Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 19:20

Nëse themi se politika nuk se është parim,por interes,nuk kemi thënë
asgjë të re.Kjo tezë tashmë është e ditur botërisht dhe është
vërtetuar në praktikë sa e sa herë.
Kush i ka përcjellë zhvillimet politike në Ballkan dhe sidomos në dy
shtetet shqiptare; në Shqipëri dhe në Kosovë,tashmë duhet të jetë i
bindur me atë që u tha më lartë.E dihet se ku ka interes,aty nuk ka
parim dhe rrjedhimisht nuk ka as besëdhënie e as besëmarrje! Besa si
kategori sociale e shoqërisë shqiptare mbase duhet të jipet e të
mirret për gjëra krejt të tjera dhe kurë, ama bash kurrë për politikë!
Sa më herët që ta kuptojnë këtë Partitë politike dhe ata që mirren me
politikë,atëherë nuk do ta ndiejnë vetën të tradhtuar,pas ndonjë
ndërskamëse që mund t`u vijë nga pala tjetër!
Edhe fjala Kurrë,nuk duhet të përdoret në politikë,sepse ajo ashtu siç
shqiptohet në gjuhën tonë paraqet apsolutizëm e dihet se në këtë botë
nuk ka asgjë apsolute,çdo gjë është relative!Andaj ata që mirren me
politikë këtë duhet ta kenë si vëth në vesh dhe kur ta dëgjojnë nga
pala tjetër,mos ta besojnë asnjëherë! Sa më herët që ta kuptojnë këtë
politikanët tanë do të jetë më mirë për ta,për politikën dhe për
popullin e për vendin!
Kur u krijua Koalicioni paszgjedhor i partive humbëse të zgjedhjeve të
tetë qershorit,Liderët e tyre do të deklaronin se:Koalicioni ishte
parimor dhe si i tillë i qëndrueshëm dhe i pa thyeshëm?! Ata Liderët e
partive të koalicionit paszgjedhor, herë veç e veç e herë në grup si
në kor do të deklaronin se Koalicioni i tyre do të qëndronte i tillë
deri në fund! E fundi sipas tyre ishte se ata si Koalicion më i madh
në numër do t`i formonin institucionet shtetërore të dalura nga vota e
popullit?!E vota e popullit ata veç e veç i kishte nxjerrur si
humbës,por me bashkimin e tyre shpresonin se do të dilnin
fitues?!Kishin caktuar edhe funksionet për secilin dhe pritnin sa të
mblidheshin deputetët pë konstituimin e Parlamentit të ri të vendit që
ata të uleshin në karriget e pretenduara! Nga optimistët kjo punë e
tyre shihej si e përfunduar,që do të thotë se Partisë fituese të
zgjedhjeve,Partiusë demokratike të Kosovës nuk i mbetej tjetër,por të
ikte nga pushteti duke u kënaqur me rolin e opozitës! Ndërkaq
skeptikët ishin disi më të kujdesshëm dhe edhe kur flisnin, flisnin
disi me zë të ulët duke thënë se një precedent i këtillë nuk do të
duhej të ndodhte me politikën shtetërore të Kosovës?!Sepse.nëse ndodhë
kjo, thonin ata,shteti edhe ashtu shumë i brishtë i Kosovës do të
promovonte një praktikë të re që në vendet udhëheqëse të shtetit të
uleshin ata që i kishin humbur zgjedhjet!Zërat e ulët dhe disi si të
dyshimtë të skeptikëve,vetëm sa e shtonin edhe më shumë elanin e
Liderëve të Koalicionit paszgjedhor?!
Kështu me zhurmë dhe me popmozitet Liderët e Koalicionit paszgjedhor,
e mbajtën për afro gjashtë muaj në jetë euforinë e tyre
fituese!Ndonjëri ng ata do të deklaronte se Koalicioni paszgjedhor do
të dilte fitues sepse ishte lidhur nëbazë të parimeve të shëndosha,pa
i shkuar fare në mendje se politika nuk bëhet me parime,por me
interesa!Kam unë sot interes me ty, të përkrah,nuk kam interes me ty
s`të përkrah!...
Dhe erdhi një ditë!...Një ditë vjen gjithëherë!...Dhe për dikend ajo
ditë është e lumtur e për dikend është e hidhur! Ai që ka ditur ta
lozë mirë lojën,natyrisht se do të fitojë e do të gëzohet,ndërkaq
tjetri që ka besuar në parimin e miqësisë dhe duke shpresuar se loja
do të përfundojë me rezultat të barabartë,dëshpërohet! Dhe jo vetëm që
dëshpërohet,por edhe indinjohet! Dhe fillon të thërras e të tregojë se
tjetri nuk është treguar i drejtë,pasi që ishin marrë vesh që loja të
përfundonte me rezultat të barabartë! Fillon që fituesin ta sulmojë me
fjalët më ofenduese të gjuhës sonë: Mashtruse,servil,
mosmirënjohës,besëprerë e deri në më të rëndën tradhtar?!...
Kështu disi po e quan Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lideri i
saj Ramush Haradinaj, Lidhjen demokratike të Kosovës dhe Liderin e saj
Isa Mustafën,që sipas tyre tradhtuan Koalicionin paszgjedhor dhe
shkuan në gjirin e Partisë demokratike të Kosovës dhe Liderit të saj
Hashim Thaqit! Në anën tjetër Lidhja demokratike e Kosovës dhe Lideri
i saj Isa Mustafa po e akuzojnë Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe
Liderin e saj Ramush Haradinajn se ata janëfajtor për këtë lëvizje të
tyre politike! Vërtet kishte një marrëveshje në Koalicionin
paszgjedhor që Lideri I Aleancës për ardhmërinë e Kosovës Ramush
Haradinaj të mirrte postin e Kryeministrit,nëse do të zbatohej në
tërësi Marrëveshja thonë ata! Por meqë Marrëveshja si e tillë,për
shkaqe që dihen,nuk kishte mundësi të implementohej, atëherë do të
duhej një Marrëveshje e re! E meqë Marrëveshja e re,sipas Lidhjes
demokratike,do të thonte që posti i Kryeministrit t`i takonte Liderit
të saj,me çka nuk ishte pajtuar Lideri Aleancës,atëherë Lidhja
demokratike largohej nga Marrëvesja!...
Tash Aleanca për ardhmërinë e Kosovës dhe Lideri i saj hedhin gur e
dru në adresë të Lidhjes demokratike dhe Liderit të saj?! Gur e dru në
adresë të Lidhjes demokratike të Kosovës hedhin edhe Partitë tjera të
Koalicionit paszgjedhor dhe Liderët e tyre! Veprimin e Lidhjes
demokratike të Kosovës dhe Liderit të saj e quajnë veprim joparimor
duke harruar se në politikë vlenë më shumë interesi se sa parimi!
Partive të “ mashtruara” dhe Liderëve të Koalicionit paszgjedhor duhe
kujtuar se në politikë nuk duhet të thuhet asnjëherë Kurrë! Në
politikë ngjanë nganjëherë edhe më e pabesueshmja! Të kujtojmë vetëm
për pak caste se si deklaronte para disa vitesh Lideri I Lidhjes
socialiste për integrim gjatë fushatës parazgjedhore në Shqipëri, Ilir
Meta:-“Do të bëj aleancë edhe me vetë djallin e jo kurrë me Partinë
demokratike të Shqipërisë dhe Sali Berishën!”-thonte ai.Kur doli
rezultati dhe e kuptoi se nuk kishte fituar atë që kishte
shpresuar,ktheu “Bigën” siç thotë populli! Lidhe koalicion Me Sali
Berishën dhe së bashku drejtuan Shqipërinë për katër vjet! Agjë më
shumë e as më pak nuk po bën Lidhja demokratike e Kosovës dhe Lideri i
saj Isa Mustafa! Ata kanAta kanë lidhur koalicion me Partinë
demokratike të Kosovës dhe Liderfin e saj Hashim Thaqin dhe do të
qeverisin vendin në mandatin e ri! Populli thotë:”Më mirënjë zog në
dorë se njëqind në qiell”! Lidhja demokratike e Kosovës dhe Lideri I
saj e kanë kuptuarse politika është interes e jo parim! Kur ta
kuptojnë këtë,më vonë Partitë tjera të Koalicionit paszgjedhor dhe
liderët e tyre,do t`i japin të drejtë Lidhjes demokratike dhe liderit
të saj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat