Reagon historiani Shkodran Imeraj

Opinione

Reagon historiani Shkodran Imeraj

Më: 19 nëntor 2014 Në ora: 23:18

Medet për shqiptarët e Kosovës. Medet për Kosovën.

Të nderuar lider të partive politike të Kosovës,

Kosova, është shteti me i ri në botë, shtet i cili po pranohet dita ditës nga bota demokratike.
Para pesëmbëdhjetë viteve në Kosovë kishim një situata të rendë. Kishim mbi një milion shqiptarë të dëbuar nga shtëpi e tyre. I gjithë territori i Kosovës ishte në luftë. Para pesëmbëdhjete viteve, unë si dhe gjithë populli shqiptar i Kosovë, mezi pritshin ditë të mira.
Lufta e jonë ishte lufte e drejtë, lufta jonë ishte luftë e shenjët.
Pesëmbëdhjetë vite pas përfundimit të luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kosova është në një kolaps total. Shteti i jonë nuk funksionon.

Të nderuar lider të partive politike,

Kujtojeni Kosovën në vitet 1998-1999. Kujtojeni bashkëluftëtarët dhe bashkudhëtaret tuaj, në rrugën e kauzës sonë kombëtare. Kujtojeni mija të rënët në krye të fronteve të luftës. Kujtojeni mija ata trupa të shqiptarëve të zhdukur. Kujtojeni një herë të kaluarën e popullit tonë.
Le të mbetet në ndërgjegje tuaja, bllokimi institucional i shteti tonë. Shtetit të cilët gjeneratat të tëra të rënë për këtë shtet, për këto institucion, Kosovën tonë e menduan ndryshe, Kosovën tonë e ëndërruan ndryshe.
Por në fund, ma e madhe është Kosova, se sa një mandat në kolltukët e shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat