Ish deputeti i PDK-së, Bedri Selmani dhe lidhjet e tij me SHIK-un

Opinione

Ish deputeti i PDK-së, Bedri Selmani dhe lidhjet e tij me SHIK-un

Nga: Naim Shala Më: 3 nëntor 2014 Në ora: 11:12

Shkas, për ta shkruar këtë artikull është lajmi se Bedri Selmanit, ish deputet i Partisë në pushtet, ( PDK-ja, vitet e fundit, në bashkëqeverisje me partitë e mëdha ose më të vogla, e ka sjellur Kosovën buzë greminës, buzë kolapsit të përgjithshëm shtetëror – shoqëror - ekonomik), AKP-ja pas 15 vjet veprimtarie të paligjshme( edhe gjatë kohës sa ka qenë deputet-"i deleguar" i popullit) ia ka marrë pompat e benzinës, dhe ia ka lëshuar me qira ... dikujt tjetër!, dhe gjithashtu Dosja EULEX!

Krimet ekonomike që janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen në Kosovë nga mafia "ekonomiko-biznesore" e lidhur ngusht me mafinë politike të vendit (gjithashtu, krimet politike, në fushën e drejtësisë, shëndetsisë dhe të arsimit) dhe atë ndërkombëtare ( Prokurorja Bamieh ka filluar të flasë!), për popullin në përgjithësi, dhe rininë e Kosovës në veçanti, kanë pasoja afatgjata. Shoqëria e Kosovës, veçanërisht RINIA e saj, është, dëmtuar shumë rëndë, duke u plandosur përdhe përspektiva e saj, si pasojë e livadhisjes bashkërisht, të këtyre strukturave kriminale!
Si të fillojë të ndalet kjo rrokullisje shumë e rrezikshme, me pasoja katastrofale, të pariparueshme, e cila ne të gjithëve ( familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, fëmijët, të rinjtë, punëtorët, të papunët, pensionistët, të sëmurët, artistët, sportistët,... me një fjalë: të gjitha shtresat e shoqerisë sonë, përpos kastës mafioze - politike dhe bashkëpunëtorët e saj, e cila në kurriz të popullit, ka bërë pasuri të paligjshme dhe pa djersë!) do na shpjerë në humnerë?!

Institucioni i përgjegjesisë, i llogaridhënies, në shoqërinë tonë, fatkeqsisht, ende nuk ka filluar të funksionojë. Presidenti(tja),kuvendi, kryeminstri, ministrat, prokuroria, gjyqet, policia, doganat,... aktualisht në Kosovë, nuk funksionojnë në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve ( sado të mangta që janë ato) dhe paanshëm për tu ndërtuar shteti i së drejtës. Këto institucione vitale për shtetin, janë shumë të brishta. dhe bartësit e tyre janë,( bëjnë luftë të ndyrë për pushtet) pothuajse plotësisht të dështuar. Korrupcioni galopant kancerogjen në shoqërinë tonë, gjithandej, po bën kërdi! Krimi i organizuar e stihik është në rritje dhe kap shifra të frikshme. Privatizimi jotransparent dhe i dyshimtë i shumë ndërmarrjve publike dhe shoqërore, dhe ndryshimi i destinimit të prodhimit të tyre, po vazhdon me ritme të njejta. dhe si rrjedhojë, shtimi i madh i papunësisë( veçanërisht ndër të rinj)pothuajse kap përqinjde marramendëse. Ikja e të rinjve jashtë (papërspektiva) vendit në rrugë dhe mënyra të vështira, fatkeqsisht nuk po ndalet. Pra, numri i dukurive negative në shoqërinë tonë është i madh.

Gjendja është e rëndë por jo edhe e pashpresë. Në pikëpamje dialektike, SHPRESA nuk vdes kurrë, e cila bartet te gjenerata e re, te trimat, te të aftët, të pakorruptuarit, të cilët janë të gatshëm të ballafaqohen me të keqen dhe ta luftojnë atë me të gjitha mjetet demokratike institucionale dhe ligjore. Mendohet se, partitë poltike janë lokomotivë e politikave zhvillimore, të mbara, të një vendi. Edhe partitë tona politike, ( i kemi me bollëk), strukturat e shëndosha, për hir të kaluarës, të tashmes dhe veçanërisht të ardhmes së vendit, është e domosdoshme të nxjerrin në sipërfaqe kuadrot, më të përkushtuara, të pakorruptuara( këtu duhet të ketë rol të pazëvendësueshëm anëtarësia me duar të pastra,- janë me mijëra në secilën parti), dhe të krijojnë bërthama të shëndosha me kuadro të afta, njerëz të profesionit, të cilët në të kaluarën tonë15 vjeçare, kanë qëndruar vertikalisht, të dinjitetshëm dhe me moral njerëzor, kombëtar e shtetndertues, të pakorruptuar e që nuk korruptojnë, por që ballafaqohen me bartësit e korrupcionit, krimit të organizuar të cfarëdo natyre e fushe qoftë, që ballafaqohen me shkelësit e ligjit ( në Kosovën e pasluftës çlirimtare) në mënyrë që të forcohen insitucionet e shtetit dhe të fillojë një epokë e re e zhvillimit, ndërtimit, prosperitetit, rendit dhe zbatimit të ligjit, dhe e përspektivës shoqërore - ekonomike të vendit, si hap gjigant drejt bashkimit kombëtar.

Jam i vetëdijshëm se është shumë e vështirë te arrihen në praktikë, të gjitha këto që u thanë më lart (NGA E THËNA NË TË BËRË, ËSHTË NË MES NJË MAL I TËRË - fjalë e urtë shqipe) por, gjendjet evolutive sado të gjata në proces, në momente historike në shikim sipërfaqësisht të pashpresa, krijojnë gjendje revolucionare- demokratike, sa çel e mbyllë sytë. Rinia e vendit tonë, e aftë, energjike, gjithnjë e më shumë e shkolluar në të gjitha fushat shkencore dhe të jetës, brenda në Kosovë dhe jashtë saj, në të katër anët e globit, do të marr obligimim historik, ti shpie proceset e zhvillimit shoqëror - ekonomik, të një shteti të së drejtës rendit dhe ligjit, me institucione shtetërore, edukative arsimore, cilësore të dhe zhvillimore, për një shoqëri me një përspektivë të bashkimit kombëtar dhe integrime evro - atlantike.

Është e ngutshme, e domosdoshme, që kuadrot më të ndërgjeshëm shtetndërtues, ,( kuadrot me përvojë e profesionistë të fushtave përkatëse) të hartojnë strategji të qartë dhe projekte konkrete për reformimin e sistemit zgjedhor( ndarja në zona zgjedhore, pastrimi i listave të zgjedhësve…),sistem kushtetues-ligjor, (ndryshimi dhe plotësimi i Kushtetutës dhe ligjeve) sistemit të drejtësisë (gjyqtarët dhe prokurorët e pakorruptuar…), duke u pasuar reforma në zhvillim ekonomik(zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme…), në arsim( duke u përshtatur me nevojat shoqërore…) shkencë dhe të gjitha fushtat tjera shoqërore të vendit.Pa REFROMA të mirëfillta, rrënjësore, të vazhdueshme, dhe regjenerim të kuadrove, (ME HAJNA E KRIMINELË, NUK KA SHTET TË MIRFILLT E ZHVILLIMOR – brohoritej në protesta, në pranverat e shkuara të pasluftës) Kosova nuk do të fillojë të dalë nga kriza e thellë shoqërore - ekonomike, politike, ku e kanë futur pushtetarët e paaftë, të pangopshëm për lavdi të rrejshme, pushtet korruptiv, (kolltukofagët – Fan Noli) e pasuri të paligjshme !

Shqiptarët dhe Kosova i janë mirënjohëse Evropës, para së gjithash BE-së dhe SHBA-ve, por edhe gjithë botës liridashëse dhe demokratike për ndihmën e pakursyer në ditë të vështira, të para dhe gjatë luftës sonë çlirimtare, dhe pas luftës, në ndërtimin e shtetit të Kosovës. Por fatkeqsisht, shpesh po ndodhë që kuadro ligjorë ndërkombëtarë dhe të fushave tjera, të infiltrohen në radhët e mafisë vendore. Megjithatë,shoqëria jonë ka nevojë për kuadro evropiane dhe amerikane, para së gjithash në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, dhe sidomos për pajisje. Dhe në emër të ardhmërisë evro-atlantike të Kosovës, të rinisë vitale të saj, ambasadorët në Prishtinë dhe qeveritë e tyre të vendeve mike, do të duhej ti ndihmojnë kuadrot e vertetë, politikanët e aftë e të pakorruptuar, të rinj por edhe me përvojë, me duar të pastra, të përkushtuar për shtetndertim, në mënyrë që bashkërisht ta bëjmë Kosovën shtet të së drejtës, shtet ku ligji është i shenjt, SUNDIMI I RENDIT DHE LIGJIT dhe vetëm sundimi i tij, të jetë pushteti i vërtetë( askush tjetër), i vetëm në Kosovën me një ekonomi të zhvilluar prodhuese, me arsim bashkohor të brezit ti ri në frymën e emancipimit evropian!

P. S. Autori i shkrimit ka punuar në Fabrikën e Amortizatorëve, ( Jurist i diplomuar) në rini (1980-1981) të hershme, dhe se nga shokët e vjetër sindikalistë të punës është në dijeni se si mafia "ekonomiko-biznesore" bashkë me mafinë politike të vendit e kanë shkatërruar pothuajse plotësisht këtë Fabrikë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat