Këshilla pa doganë

Opinione

Këshilla pa doganë

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 31 tetor 2014 Në ora: 23:10

Na ishte një herë një hoxhë që kishte shaluar autoritetin,të cilit nuk i kishte vu fre,por ia kishte heç edhe kërpeshin(kapistallin).
Pra pritne tash ku po del!!
Një të xhumaje në xhami,plot kurull e besim të tepruar në vetëvete,nisi nga avazi i vajzit(ligjërimit këshillues) me injorancë të ngarkuar.
…Pasi i endi sytë kujdesshëm mbi të gjithë,u kollit dy-tri herë dhe muer qëndrimin e sundimtarit të plotfuqishën:
-Ngoni kha xhematë:
Duhet me u ruajt nga e keqja,nga dami,nga gjynahet,se zjermi i xhenemit asht i shtirë,i padurueshëm.
Prandaj rujuni prej tij..
..Nuk duhet të hahet mishi i thiut(derrit),haram i madh.S`ka kurrë farë dere.
Po harami nuk ndalet vetëm këtu.Ka edhe ma keq:-Rakija(alkooli) nuk ka derë as derexhe kun.
T`i mbyll të gjitha dyert e Xhenetit(parajsës) dhe t`i çel hape krah ato të xhehnemit (ferrit).
Ta hup mendjen,ta shterrë xhepin,po edhe të shtin në fesat,kurse në botën tjetër në xhehnem(ferr).
Ngoni mirë xhematë!
-Për shembëll, një pikë raki me ra në fund të detit.Dhe aty me bi bari,e po bani vaki e e hanger lopa,atë bari :Asaj lope asht xhynah me ja pi tamlin,por edhe xhynah e haram me ja hanger mishin.
As nuk duhet lënë me u shumue,se bënë vjeta të haramit.
E pastaj harami s`ka të ndalur.
Kur nuk e humb krejt realitetin,edhe gënjeshtra apo injoranca hahet me diçka.
Kjo gënjeshtër,mo zo ma keq,mbytet në det apo i bënë haram edhe peshqit e pafajshëm.Dhe ec e haji tash.
Kështu do të bëhet jesak(e ndaluar) edhe larja në det,edhe kripa ,aq e nevojshme për jetën,do të jetë haram.
Beli,më beli tepër e kish pasë hapë kosishtën e rrenëve bajate e të pa mbulesë.
Sot,ky biçim klerikësh e kanë ngrit gënjeshtrën në katror,ku s`ka met gjë prej gjëje për të besuar.
Tash e kanë zbuluar një farë „islami“ apo e kanë nxjerrënga skedat e mykura të mesjetës e që për kohën e sotme është shumë primitive,i prapambetur dhe fort abuziv me moralin e shoqërisë dhe me lirinë e saj të mendimit e të jetuarit.
Këtu janë bidate të reja,të mrapshta dhe të pa pranueshme për njeriun normal.
Besimi feja janë çështje shpirtërore,të cilat mund të pranohen vetëm nga vullneti i mirë i njeriut.Po kur tendohet që ato të ngulitën me dhunë në tru të njerëzimit,atëherë kemi të bëjmë me një fe inekzistente(ideologji) të dhunëshme që askujt nuk i hyn në punë.
Po vrasin e poresin në emër të „fesë“.(kupto,të djallit)
Po shkërdhejnë botën feministe në emër “të fesë”.
Me to po bëjnë përfitime nga seksi i detyrueshëm.
Po a kështu janë në rrugë të All-llahut?!
Ku pe di?
Po bëjnë luftë shfarosëse e gjak derdhëse “ në emër të All-lahut”.
Tash do ta hapin një kasaphane për prerjen e kokave të njerëzve,edhe këte “ në emër të All-llahut”.
Do ta ngrisin me ato koka të prera Kullën e Rrashtave-trishtim e mjerim i njerëzimit.
Mbase do ta bëjnë edhe pelegrinazh për të tërheçur turistët mendje kungull të të gjithë botës dhe gjithë pelegrinët tanë kokë zbrazët.
Kjo fe,Islami ekstremist, është çpikje e ideologjisë së sëmurë te të pafeve.
Janë bërë gazi i dheut me do mjekrra cjaposhe.
Femrat,ato që nuk e drejtojnë vetën,i kanë vu kokës do peceta të palara,të gatshme për Heellovin,natën e shtrigave,po vetëm shtrigat mund t`i ndjekin shtrigat.
Feja nuk rri në lesh të ndyrë dhe as në peceta të zdralta.
Besoj që do të kthjellohen ndoj herë,por do të jetë shumë vonë,kur nuk do t`u mbetët gjë e mirë në trup e në mendje.
Vetëm për t`i lidhë në grazhdin bashkë me vjetat.
Le ta ndihmoi Zoti njerëzimin dhe le ta shpëtoi nga kjo farë çikllopiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat