Pleqëria të zhveshë nga vlera

Opinione

Pleqëria të zhveshë nga vlera

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 21:45

Pleqëria,ky fenomen natyror,i pa dëshirueshëm,vie spontanisht,por pa diktueshëm.
Të lëshon huxhuti,forca.Këmbët nuk të bindën më.Gjumi vetëm copë-copë.
Oreksi përgjysmohet.
Punët në fushë e ara,mbetën kujtim mallëngjyes i së kaluarës.
Me mungesën e forcës,paaftësinë për punë,humb edhe autoritetin në familje,ku më nuk trajtohet si prin e anëtarë familjeje,por si pengestar.
Prandaj nisin edhe urrejtjet dhe denigrimet ndaj tij.
Për ditë të heç diçka nga „rroba“ e vlerës dhe vetëm kur një ditë befasisht ta shohësh vetën krejt cullak,pa fije vlerë.
Këte ta përkujtojnë familja,fëmijtë,kur të shohin si cung në rrugë,si një mbeturirë që edhe kundërmon në familje.Prandaj frustrimi e keq trajtimi nisin nga reja.Gruaja është e pamundur që të ndërmjetsojë,kurse djali i ka hangër pleskavicat e magarit dhe tash nusën e sheh si krijesë,që vetëm ajo duhet të shpërndajë urdhëra,që edhe kur bënë zullum mbi vjehrrinë,e ka mirë.
Frustrimi i plakut nis avash-avash.
…Mos prek gjë në kuzhinë,se nuk je i pastër!Mos fol shumë se na shurdhove!
Mos u koll para fëmijëve….po dil jashtë.

Kur të kenë musafirë,krenin e shpisë nuk e lënë të ulet në tryezë….Po ha keq,po na gërditë.

Dikur e ndajnë edhe nga sofra familjare.Bukën,me nënçmim ia kthejnë në shkam,më keq se qenit gjellën.
Por,edhe më keq,dikur e përjashtojnë krejt nga kuzhina dhe e mbyllin në një dhomë,si qenin në stelë apo sin ë dhomën e vetmisë,në burgun hetues.
Nuk e lënë të kontaktojë me fëmijët…Po gërditën,po I infekton.
…Higjienën personale ia heçin nga rend ditja.
Harrojnë qëllimisht se krejt ajo familje që po shtohet është bima e tij.
Vetëm mos të harrojnë se porositë,veprimet përbuzëse besnikërisht e spontanisht,edhe si trashëgimi përcillën ndër breza. Këthen edhe si boomerang.Ndërsa pleqëria secilit i troket në derë,por koha e revidimt të gabimeve nuk pranon përmirësim.
Inspirimin për këte shkrim e mora nga ndodhitë e përditshme paradoksale,si dhe nga rrëfimi:
PLAKU DHE ENA E DRUJT,të Islam Gjakovës.
Plaku,ngase i dridheshin duart,nuk mund të hante korrekt,pa stërpikë dhe pa ndonjë sherr të vogël.
Kur një mbrëmje,rastësisht iu derdh pjata me gjellë,nusja reagoi me rreptësi.I tha të shoqit:
-Kështu nuk shkon më por bërja një qare.Prej këtij momenti nis izolimitotal i plakut.
Djali,si zgjidhje ,ia mbaroi në enë(pjatë) prej druri dhe tash e mbas i jepnin me të,në dhomën e vetëmisë që të hajë.
Nga pleqëria dhe sëmundjet e saj,si dhe nga mërzia në vetmi,pa pasë me kënd të ndërrojë një fjalë;plaku shumë shpejt u rrëzbit e ra si gardhi i kalbur.
Mbas tre muajve vdiq.
Me njëherë nisën t`ia shpërndajnë teshat,duke ua dhënë nevojlive dhe të tjerat i hudhnin posht.
Kur nisën t`i a hudhin edhe almiset e ujit dhe të ushqimit,nipi vrapoj dhe e kapi enën prej druri.
Babai e Qortoi:
Ç`e deshte këte?!!
-Do ta ruaj që kur të plakeni ti dhe mami,me ju çit gjellë në këte.
Djali ua lëkundi ndërgjegjen,por qe shumë vonë.
Haki N.Bunjaku

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat