Presidentja me plan konkret!

Opinione

Presidentja me plan konkret!

Nga: Sylë Arifi, avokat Më: 30 tetor 2014 Në ora: 08:52

Gjdo zgjatje e keti proqesi bllokues do të na prodhoi situata të pa parashikuara........

Shteti i Kosovës, po hyn në krizë të thell politike, dhe gjdo minut, orë apo ditë do të na kushtoi me pasoja të paparashikume. Kerkesa e vazhdushme e Presidentës drejtuar liderëve të partive politike që të gjejnë zgjidhje për tejkalimin e krizës rreth formimit të institucioneve, i ka kaluar të gjitha afatet dhe si e till po konsiderohet e pa efekt.

Sipas kushtetutës Presidentja nuk e ka për obligim vetem nderhyrjen për ta lehtësuar procesin, por duke i takuar liderët e partive politike në përpjekje të gjetjes së zgjidhjes në krijimin e institucjoneve duhet ta përdor të gjithë autoritetin e sajë Kushtetues për të dalur mer propozime konkrete në konstituimin e Parlamentit . Pra, Presidentja edhe pse e vonuar deri me tani me keto tentime të pa sukseseshme në respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe në harmoni me Kushtetutën e Kosovës, duhet ti obligon subjektet politike ta kryejn detyren e tyre kushtetuse.

Por, deri më tani, një zgjidhje e tillë nuk ishte ofruar, dhe vazhdon sjellja komode se duhet që zgjedhja të gjendet tek partit parlamentare duke harruar se kan kaluar të gjitha afatet ligjore dhe kushtetuse për ni Shtet demokratik ku rrespektohet rendi ligjor dhe kushtetus.

Pra, vendi tani ka hyrë në një fazë më shum se kritike, ku po lëkundet gjithqka, kur po rrezikojmë të hym në një krizë të thellë politike, ekonomike-financiare dhe diplomatike. Pa konstituimin e Kuvendit nuk do të mund të ndermerren shum veprime ligjore për interesa të mbrendshme qofshin ato politike, buxhetore dhe shum nisma nderkombëtare do të ngecin sigurish në dam të afirmimit nderkombëtar të Shtetit të Kosovës. Faktori politik duhet të vedisohet se interesi kombëtar dhe Shtetror është primar dhe funksionimi i shtetit është përgjegjësi jo vetem morale, politike por dhe kushtetuse.

Po, shifet se takimet e deritashme të presidentes me liderët politik ndaras nuk dha rezulltate. Ideja tani ma shum e vonuar të organizohet takim i përbashkët me të gjith lideret politik fitues në zgjedhjet e fundit duhet të shkohet me projekt konkret për të kaluar këte defekt politik, dhe Shteti i Kosovës ti ndertoi institucjonet e saja kushtetuse pa kurrfar kushti.

Përgjegjëse për ngecjet e gjertanishme me vonesa disa mujore, konsideroi se nuk jan vetem dy blloqet që nuk po ndryshoi fare nga qendrimet e tyre të ngurta, por përgjegjësija bije të institucjonet kushtetues si arbitër në këte rast, Presidentja dhe Gjykata kushtetuse që nuk ishin mjaftushëm vepruse dhe pragmatike me formula se si të tejkalohet ky ngerq politik. Natyrisht, se në rastet e tilla nuk përjashtohet edhe përgjegjësija e faktorit nderkombëtar që vazhdon të mban qendrim neutral vetem duke dhan disa sygjerime të shumkuptimshme, kur ata e din se që nga pas qlirimi i Kosovës kan nderhyr në ndermjetsim për ofrimin e klasës politik në funksionim të institucjoneve tona. Sigurisht se tani ma u vertetua se Shqiptaret kur është puna mes veti jan disi të ngurt të bajn leshime, ndersa kur është në pytje në relacjone me të tjerët jan shum dor shlir dhe pajtohen edhe atehere kur ishte nevoja të mbrojn qendrime në interesë nacional dhe Shtetror. Por ja se kjo është “dobsi e jona”

Kjo zgjatje e tepruar e veprimeve “letsuse-ndermjetsuse” të Presidentes, ka shkaktuar edhe veprime të pa ndergjegjesuara të disa lider partijak, se kinse presidentja nuk ka të drejtë, apo guxim kushtetues ti kryej detyrat e saja kushtetuse. Gjithashtu, ka MENDIME se kinse presidentja është e nianshme apo e barikaduar me njerin apo bllokun tjetër, sigurisht se keto jan pasoja te zgjatjës së keti proqesi pa rezulltate.

Akuzat e ndersjellta se fajin për bllokada politike e ka ai apo ky bllok, jan vetem ambicje e tyre politike dhe karjeriste, duke harruar se jan duke e demtuar interesin e përgjithshëm politik dhe Shtetror.

Subjektet politike parlamentare apo lideret e tyre duhet të vedisohen se për Shtetin e Kosovës kan ba sakrifica shum brezni dhe sidomos nga lufta qlirimtare është dhan shumë gjakë, prandaj edhe ata tani duhet ta vejn gishtin në kokë dhe të mendoin se qka jan duke bërë me keto veprime bllokuse. Gjdo zgjatje e keti proqesi bllokues do të na prodhoi edhe situata të pa parashikuara, që do ti sherbenin vetem kundershtarve të pamvarsis së Kosovës.

Shiqoni, se qka ban dy subjektet politike në Shtetin e Gjermanis, kur për hir të interesit nacional dhe Shtetror i tejkaluar kundershtimet e tyre politike dhe formuan institucjonet e tyre Shtetrore. Mos, e bini situatën kur mund të jeni të detyruar nga nderhyrja nderkombëtare ti bani Institucjonet sepse edhe durimi i tyre e ka fundin. Prandaj, ju ftoi miqsisht që sa më shpejtë ta bani Kosovën me institucione, dhe mos lejoni që edhe ni here të shkohet në zgjedhje të jashtzakonshm se nuk është në interesin ton kombëtar dhe Shtetror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat