Dur Rexhep Selimi, dur!

Opinione

Dur Rexhep Selimi, dur!

Më: 30 tetor 2014 Në ora: 08:21

Rexhep Selimi paska kërcënuar ta rrëzojë qeverinë Thaçi me protesta popullore por nuk e paska marrë me mend se Hashim Thaçi menjëherë ia organizon anti-protestat, ose protestën paralele, dhe jam e bindur se siç ka mbledhur më shumë vota në zgjedhje, PDK do të mbledh më shumë anti-protestues kundër protestave të Rexhep Selimit.

Të ftosh qytetarët në 'luftë' kundër qeverisë Thaçi, në këtë kohë të rrezikshme për Kosovën, nëse s'është plan i errët, atëherë është shprehje e mendjes së errët.

Kryeministrin Hashim Thaçi nuk po e mban në atë pozicion të palëkundur vetëm kokëfortësia e tij, por edhe votat e fituara në zgjedhjet nacionale të 8 qershorit.
Ky është fakt që nuk mund të injorohet. Prandaj ti s'duhet të harrosh se 'blloku' nuk është krejt populli.

Pra, kokëfortësinë e Hashim Thaçit e arsyetojnë votat që i ka fituar në zgjedhje, ndërsa arrogancën e Rexhep Selimit dhe thirrjen për trazira, nuk e arsyeton asgjë tjetër përveç obsesioni i tij për ta çuar PDK-në në opozitë!

E duke e çuar PDK-në në opozitë, s'di pse nuk e kupton se as ashtu nuk bëhesh fitues i zgjedhjeve!

Se në çfarë situate abdurde jemi ne, e kupton kur e analizon kërkesën e qeverisë së Serbisë, e cila me gojën e Drejtorit të Zyrës për Kosovën, Marko Djuric, po kërkon nga shqiptarët që urgjentisht ta formojnë qeverinë e Kosovës dhe pjesë e qeverisë së re të jetë 'Lista serbe'.

P.S. Plus të jini të bindur se në protesta, asnjërit, s'ju del kush, veç nëse angazhoni protestues me pagesë.

(Marrë nga blogu i saj në Facebook)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat