„E ka ditë po s’ka kallxue!“

Opinione

„E ka ditë po s’ka kallxue!“

Nga: Shkruan: Reis Mirdita Më: 25 tetor 2014 Në ora: 14:19

Një prind i çonte kohë pas kohe fëmijët e vet në kinema për të shikuar filma të vizatuar. Kur ata iu afruan moshës 6-7 vjeçare u thotë: Kur ishit më të vegjël, ju çoja të shihni filma vizatimorë. Fëmijët i përgjigjen: „Personazhet aty nuk janë të vërtetë, janë vizatime.“ Prindi: “E kam dijtë por s’kam s’kam kallxue... Por a e dini një gjë tjetër? Edhe stërgjyshërit e mi i kanë çuar fëmijët e tyre të shikojnë filma të vizatuar“ (opsss).

Fëmijët u habitën por nuk i thanë: „Po rrenë baba!“

Sikur ndonjë prind t’i kish marr fëmijët e vegjël dhe të shkon të dëgjon z. Osmanagich-in dhe eventualisht të ju thoshte pas disa vitesh se kanë dëgjuar të pavërteta që i paskësh ditur edhe më parë por i ka çua fëmijët sa për argëtim, do të hynte disi në rrugë, por…:

Semir Osmanagich, ia ka behur në Tiranës ku ka mbajtur (ligjëruar) dy „mësime të mëdha“, në Akademinë e Shkencave dhe në Muzeun Historik Kombëtar, dy institucione këto më të rëndësishmet të kulturës shqiptare.

I kontaktuar nga një medie, Z. Bejko, arkeolog, deklaron: "E ndoqa nga kurioziteti Semir Osmanagich-in, edhe pse kisha informacion paraprak nga kolegët e Bosnjës apo nga kolegët e tjerë të Shoqatës Europiane, për natyrën qesharake të gjithë kësaj historie", - thotë që në fillim Bejko, duke rrëfyer mandej se, pasi ka dëgjuar çka dëgjuar, vetëm sa ka konfirmuar gjithë ç'kishte dëgjuar më parë, prej "leksionit" të tij (Bejko thekson se leksioni duhet vënë në thonjëza).

Unë them se me këtë storje, mos vallë duhet të vendohet në thonjëza por edhe të shkruhet me të vogla „Akademia e Shkencave“ dhe Muzeu Historik Kombëtar e mandej edhe titulli arkeolog pranë emrit të z. Bejko.

Arkeologu i ynë paskësh „dëgjuar“ e paskësh patur “informacion paraprak”(sic) që më parë por shkon nga kureshtja të shikoj filma të vizatuar. Ai as emrin e saktë të Asociacionit Europian të Arkelogëve nuk e din (The European Association of Archaeologists (EAA). E quan „Shoqatë Europiane“ por e çkahit? E futbollit…?

Ai ka dëgjuar por nuk ka lexuar gjë… Ai nuk din as për Deklaratën e famshme të EAA:

DECLARATION

We, the undersigned professional archaeologists from all parts of Europe, wish to protest strongly at the continuing support by the Bosnian authorities for the so-called “pyramid” project being conducted on hills at and near Visoko. This scheme is a cruel hoax on an unsuspecting public and has no place in the world of genuine science. It is a waste of scarce resources that would be much better used in protecting the genuine archaeological heritage and is diverting attention from the pressing problems that are affecting professional archaeologists in Bosnia-Herzegovina on a daily basis.

Shih: http://www.robertschoch.net/bosnia%20eaa%20denounces%20semir%20osmanagic%20pyramid%20archaeology%20dowell%20ct.htm

Më së fundi, piramida ilire të para 12 000 vjetëve edhe njerëz eminentë shkojnë të dëgjojnë të tilla ligjërime, të tillë shkence?!!!

A e dini këtë ju dëgjuesit e dy „mësimeve“ të Osmanagich-it se ilirët sipas numrit më të madh të shkencëtarëve, etnogjezën e kanë në mes të fillimit të Neolitikut dhe fillimet e Kohës së Bronzit (Sa për ilustrim shih punimin e z. Lavdosh Jaupaj: „Les Illyriens“ nga ku po ndaj një citat:

„Ceci-dit, la provenance pélasgique reste à ce jour une hypothèse mythique alors que la plus acceptée par la majorité des chercheurs est la formation d’une ethnogenèse illyrienne entre la fin du Néolithique et le début de l’âge du bronze. Ce processus coïncide avec l’afflux de populations indo-européennes à la fin du troisième millénaire avant J.-C.“

E po Neoliti dhe Koha e Bronzit nuk janë para 12000 vjetësh zotërinj. Paskeni harruar se ajo fillon nga para 11 000 dhe merr fund rreth para 5 300vj.

Sa i përket Koha së Bronzit fillon brenda viteve 1800 – 1400 para Kohës Re.

Nëse ndonjë zbulim i ardhshëm e shtynë më larg Neolitin nuk ka mundësi të ndryshon etnogjenezën ilire të cilën mund ta ndryshon vetëm ndonjë zbulim i ri mbi Ilirët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat