JO më enverizëm e titizëm-diktaturë në mesin shqiptarë

Opinione

JO më enverizëm e titizëm-diktaturë në mesin shqiptarë

Nga: Xhevat Rexhaj Më: 21 tetor 2014 Në ora: 20:12

Patriotizmin turbo fjalaman asnjihere se kam pëlqye, shkurt isha dhe jam kundër atyre që shesin pallavra me fjalë duke akuzue, etiketue, kryqëzue, dhe deri tu i linçue shqiptarët e fushave të ndryshme që shprehin mendimet, analizat dhe pikëpamjët e tyre rreth disa qështjeve që janë aktuale. Shkurt edhe këto ditë pas asaj ndeshjeje futbolli, kanë fillue disa fushata tipike komuniste, bolshevike e staliniste ndaj disa njerëzve të penës që me disa shkrime, paraqitje, intervista e të tjera paraqesin ndoshta pikëpamjët e tyre pak më ndryshe sesa yryshnikat e patriotizmit turbo folklorik, por që mjerishtë pa vetëdije ke¨tyre "patriotëve" po iu bashkangjitemi shpesh edhe nji shumicë euforike, pa lexue e dëgjue edhe nën rreshtat e atyre që flasin e shkruajnë disi më kthjellët.... Nejse, ne po duam demokraci, andaj e kërkuam me dekada lirinë e të shprehurit, dhe nuk duhet të lejojmë të bëhemi të nji mendjeje, se atëhere kthehemi te Enver Hoxha e Marshall Tita, ndaj larg ideologjisë së linçit, bile këtë shumë nga ne e kemi pe¨rjetue edhe gjatë luftës dhe pas luftës nga disa " komandosa" e yryshnika të tyre të cilët sot janër shëndrrue në milionera, dhe uzurpator të Kosovës. Gazetarët dhe publicistët që nuk kanë bashkëpunue dhe vjedh e plaqkitë Kosovën si vartës të partive kriminale, për mendimin tim janë sikur kjo shigjeta në foto që udhëzon demokracinë, e jo gjysma e poshtme që na kthen në DIKTATURË....Besoi se ata që lexojnë urtësisht do ta kuptojnër se ku po e qes , dhe pse po e shkruaj ketë postim, ngase une nuk do doja të jetoja as në nji shtet të përbashkët shqiptarë ku do duhej të mendonim të gjithë njësoi, se do ishim diktaturë e përgjakshme . Shkurt disa shenja diktature i kemi që disa vite në Kosovë nga pushteti i sotëm që ende luan natën me kartën e populizmit gjithshqiptarë, e ditën takohen me politikaj të Serbisë.....
Xh. Rexhaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat