Nuk është "Zhele", Është simboli e ikona ku shënohet toka e copëtuar shqiptare

Opinione

Nuk është "Zhele", Është simboli e ikona ku shënohet toka e copëtuar shqiptare

Nga: Gëzim Mekuli Më: 21 tetor 2014 Në ora: 14:24

Nuk është "karikaturë" ikona e simboli, ku shënohet e theksohet, vendi se ku jetojnë shqiptarët; Nuk është "zhele" theksimi i qarte, e me ngjyre te kuqe-gjak, vendi ku i kemi varret e gjyshërve tanë, Nuk është" vizatim" dëshira për të treguar e për të klithur para botës, se ne jemi këtu, ne ishim këtu, ne Shqiptarët!
Harta e vërtëtë politike e etinke, e 14 tetorit po shndërrohet çdo ditë në legjendën e ngritjes së flamurit të Shqipërisë Etnike në zemër të Serbisë.
Harta me dy arkitekët e Shqipërisë Etnike tregoj se, ne Shqiptarët, nuk pajtohemi me coptimin e tokave shqiptare, që u kryen në Kongresin e Londrës.
Ismail Qemaili shpalli pavarësinë e tokave shqiptare, pra të të gjitha trojeve ku gjindeshin shqiptarët Autokton; Është tjetra ajo që ndohi me ne; na vodhën, na rrëmbyen e na plackitën: tokat, shtëpitë e identiettin. Na vranë...!
Prandaj, jo rastësisht, kjo Hartë preku tërë faktorin Shqiptarë, emocionalizoj dhe «cojë përpjetë» edhe eshtrat e Mihail Gramenos, Cerqiz e Bajo Topullit, Ismail Qemailit, Isa Boletinit, Hajro Ulqinakut, Bajram Currit, Adem Jasharit e Esat Mekuli.
Shqiptarët, kudo që janë, jasht e brenda shtetit, asdhenjëherë nuk do të pajtohen me këtë coptim e tjetërsim. Ne do të vazhdojmë rrugën, gjithsesi demokratike, por të pandalshme, që do të na con tek ribashkimi i kombit. E në këtë vend, pra ne ketë Shqipëri Etnike e demokratike, do të këtë vend edhe për pakicat tjera kombëtare, mu siq është Norvegjia, Franca, Italia apo Anglia.
Shqipëria Etnike, tanimë, është në zemrat dhe mendjen edhe të gjeneratës së UNMIK-ut.
E, kjo është fitore! Ky është ngadhnjim absolut!
Fqinjë bëhuni gati të na lëshoni shtëpitë dhe tokat tona. Ne do të jemi kudo, në Bruksel e Washingoton. Në Stadium e në Shkollë, Në Histori e në Shoqëri.
Ta dini fqinjë, Ne Nuk Do Të Ndalemi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat