Pseudopatriotët?!

Opinione

Pseudopatriotët?!

Nga: Dibran Demaku Më: 20 tetor 2014 Në ora: 21:22

Aktin heroik të futbollistëve të kombëtares shqiptare,në mbrojtje të simboleve kombëtare brenda në gojë të ujkut,në kryeqndren serbe në Beograd,po mundohen që ta përdorin për hesape e interesa të ngushta personale ca pseudopatriotë e pseudokryetar komunsh.Njëri ndër ta është edhe Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës. Ky farë kryetari,që në atë post erdhi në mënyrë aksidentale,duke mashtruar të varfërit dhe hallegjinjtë?! Ata i besuan dhe e votuan,ndërkaq nga premtimet e tij nuk doli asgjë vetëm asaj së njohurës:“Më rrove,të rrova-brisku i Breberit?!“.Ai për t`i mbuluar dështimet e tij (pati premtuar se sapo të vinte në postin e kryetarit do t´i largonte barikadat serbe mbi urën e Ibrit) dhe për t`u treguar patriot i klasit të parë nxitoi që t`i ftonte dy nga futbollistët e kombëtares shqiptare për t`i shpallur qytetar nderi të komunës që drejton?! E kombëtarja shqiptare e futbollit në takimin futbollistik në stadiumin e Beogradit kishte në fushë njëmbëhjetë futbollistë! Por,ja që kryetari-patriot i fton vetëm dy prej tyre?! Duke ftuar vetëm dy prej tyre,ai e bën një gafë të dënushme! Dhe me këtë gafë ai sikur i fyen të tjerët që nuk ishin sa më pak e as më shumë,por henonj të njejtë me të nominuarit!
Nuk dihet se a janë pajtuar me propozimin e kryetarit të tyre asambleistët e tjerë të Kuvendit komunal të Mitrovicës,por një gjë dihet: Akti i nxituar i kryetarit të tyre është për çdo kritkë?!Kur kësaj t`i shtohet edhe përzgjedhja që ka bërë ai,akti i tij për veç kritikës është edhe i dënueshëm moralisht! Të dekorosh vetëm dy lojtarë të kombëtares shqiptare e të tjerët të lësh anash,është fyerje e llojit të vetë ndaj vetë futbollistëve dhe ndaj kombit!Ata futbolistët e kombëtares ishin të gjithë heronj dhe ose duhet të gjithë të shpallen Qytetarë nderi të qytetit ku drejton Agim Bahtiri,ose asnjëri!
Edhe Cana e edhe Xhaka ishin ata që mbrojtën simbolet tona kombëtare vizavi lojtarëve e publikut shoven serb,por aty ishin edhe Lila,edhe Leniani edhe…të gjithë!
Ndarja që bënë Agim Bahtiri dhëmbë!Ai bën një ndarje brendakombëtare?!Me veprime të tilla alla Bahtiri nuk është asgjë tjetër përveq pseudopatriotizëm! Met ë tillë pseudopatriotësh sot është mbushur Kosova andaj lutja më e mirë në këtë moment për Kosovën do të ishte:-Zot shpëtoje Kosovën nga pseudopatriotët!!!...-

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat