Parada ushtarake s’ka vend në Europën e qytetëruar

Opinione

Parada ushtarake s’ka vend në Europën e qytetëruar

Nga: Shkruan: Reis Mirdita Më: 20 tetor 2014 Në ora: 09:50

Në botë janë një numër i madh vendesh që “sfilojnë” me ushtritë e tyre me pompozitet të madh por në Evropë ku nuk ka mbetur më shtet me sistem totalitar, këto prezantime të forcës ushtarake si madhështi nacionale janë lënë gati totalisht përveç në Francë (14 korrik ....) si dhe disa shtete të prapambetura në arkaizmin e tyre nacionalist dhe politik.

Parakalimet me prezantime të armatimit të rëndë e misilëve interkontinentalë janë kryelartësia e palogjikshme e shteteve që vazhdojnë të udhëhiqen nga uniformat ushtarake apo pushtet mbajtës të mbështetur në ndihmën e gjeneralëve dhe që kanë nevojë për vetëbindje nga njëra anë dhe nga ana tjetër, frikësim të maskuar dhe shtrydhje të ideve demokratike të popullit të vet.

T’i rikthehem Evropës: RF e Gjermanisë, hoqi dorë nga parakalimet e këtilla menjëherë pas LDB. Ngeli në anën tjetër Gjermania Lindore e cila vazhdoi me stilin sovjetik gjer në ditët e ribashkimit nga kur u ndërpre ky lloj manifestimi. Vendet nordike festat e tyre kombëtare i zbukurojnë me parakalime të fëmijëve, studentëve, të diplomuarve dhe të shoqatave të ndryshme.

Spanja, Portugalia dhe Italia kanë reduktuar këto parada ushtarake të forcës, në një manifestim të vërtetë kombëtar pa asnjë prepotencë militare, gjë i jep manifestimit një ngjyrë humanizmi dhe civilizimi të vërtetë.

Shtetet e Bashkuara me paradën e tyre modeste, ngelin shumë pas nga Francezët, të cilët radhiten në grupin e shteteve si Rusia, Kroacia, Serbia e sidomos Koreja e Veriut dhe Kina që njihen me ceremonitë e tyre të paradave ushtarake më pompozitet më të madh në botë.

Shqiptarët, të njohur si kombi më paqedashës në rruzullin tokësor dhe më këmbëngulës për integrim në Europë, kanë hequr dorë nga ky lloj demonstrimi të forcës ushtarake që nga rënia e totalitarizmit.

A nuk kemi thënë disa herë se fuqia e ynë dhe e tërë botës përparimtare është humanizmi...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat