Monotonia më sjell vrer

Opinione

Monotonia më sjell vrer

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 19 tetor 2014 Në ora: 20:30

Gjërat që përsëritën në te njëjtën formë dhe gjithherë pa vlerë,janë të pa dëshirueshme dhe marrin konotacionin e monotonisë neveritëse.
Kjo po ndodh te na për shkakun e shkuarjes prej tubimit konsultativ në tubimin tjetër jo konsultativ.Ku herë mungo tërësia e herë mungon gjysma,ndërsa vendimi përherë mungon i tëri.
Kësaj i thonë faqja e zezë në kali të bardhë.
Dy të kundërtat nuk mund vullnetarisht të bashkohen,pa ndodh tërmeti.
Shkohet kot nasikoti prej mbledhjes në mbledhje,prej takimit në takim.bile me paralajmërime ekzaltive ,se do ta lansojnë edhe një gënjeshtër që askush se beson.
Këtu dikush po përfiton në kohë humbje,dikush po e humb durimin,kurse ne përgjithësisht shpresën.prandaj edhe nuk presim asgjë të mirë nga këto koka të betonta,që për rezultat e pranojnë dështimin.
Edhe presidentja e vendit,Atifete Jahjaga,po përfiton nga mbajtja e status quos,sepse këshu në rrëmujë,nuk i bie hise e ndërmend askujt që t`ia rrezikojë pozitën.
Të gjithë këta që po shtyhen për shtet e pushtet,po përfitojnë në mënyrë vetanake,ndërsa Kosova po mjelet e zhatet nga të gjithë.
Kjo neglizhencë ndaj institucioneve,pa humbur kohë,duhet të bartet në përgjegjësinë e popullit.
Ai e di më së miri se si t`i bëjë terbije.
Lufta kundra institucionale ka filluar shumë heret nga LPK-ja(PDK-ja),por atëherë ishte i famshmi ,Dr. Ibrahim Rugova,burrë me dy palë k…. që kurrë të dyja nuk mundnin me i shtyp.
Këto pazare të pista politike,kjo monotoni nga më të mërzitshmet,ka filluar të reflektojë mbi paaftësinë e megalomanisë për qeverisje.Këtu edhe nisin të zbulohen të palarat e udhëheqjes së dhunshme dhe sakate.
Kosova ndaj Sërbisë,në tavolinën e ndyrë të bisedimeve(detyrimeve) e hodhi peshkirin e bardhë,pa hy fare në ring.
Shqipërinë londineze e rroku skleroza e frigës dhe gjithashtu u dorëzua,edhe pa luftë politike.
Krejt barrën e rrezikshmërisë së jetës ia lanë mbi shpinë sportistëve të shkathët
E sy patrembur,të cilët e treguan trimërinë,mu aty ku ua kishin ngritur djepin e intrigave,rrespektivisht sarkofagët.
Ata trima,me sakrificë e heroizëm të pa shoq e mbrotën jetën e vet,e mbrojtën fytyrën e vet,fytyrën e shtetit intrigant.E që në emër të një „miqësie politike“ do të shkojë Edi Rama në Beograd ta la zhylin e fytyrës në legenin e urinës.
Ai me Thaçin krekoseshin në Prizren,krekoseshin si gjelat në plehun plot avull.
E tash strukën fort pas perdës së turpin,ndërsa sportistët tanë i lënë në mëshirën e të pa mëshirëve.Ia dërgojnë dhuratë ujkut në gojë.
Prej këso udhëheqësish presim vetëm monotoni neveritëse,befasi poshtëruese,varfëri dhe politikë prostitucionale.
Po ai farë komandanti,komisari pa ushtri e komandë,kue treti atë trimëri që ca nuk e pat kurrë as në ëndërr.
Gjarpëri a thua e hargjoi helmin e gjarpërit mbi shqiptarët atdhetarë e tash në mungesë të helmit ka filluar të zbutet?!! Mirëpo gjarpëri mbetet gjarpër i ftohtë që askush nuk e afron në gji.
Tash ka marrë përmasa të diskutimit,komentimit bosh pro dhe kontra shkurjes së kryeministrit,Rama në Beograd.
Ky është kryministër për taksiratë të Shqipërisë dhe të shqiptarizmit,në përgjithësi.Ky,nëse i kanë mbetur dy kokërra mend në kokë dhe pak autoritet
I përbaltur,duhet ta trusë fort zuzën aty ku është dhe të bëjë hulumtime për skenarin e rrezikshmërisë.Kush mëshifet pas atij skenari shumë të kokëlavitur e me shumë rreziqe.
Të bëjë këkesë në UEFA për epilogun e lojës së ndërprerë,ku pikët duhet të shkojnë në favorin e sportistëve shqiptarë.
Edhe Sali Berisha,pos bërtimës që na la ushtimë në veshë dhe stërkeqjet para mikrofonit,gjë prej gjëje të mirë nuk na la,
Unë,shkurjen apo mos shkuarjen e Ramës në Beograd,nuk i shoh të rëndsishme.
Kjo i bie si kofini pas të vjelave.
Pse nuk i shoqëroi ekipin e sportistëve,por i dorëzoi në “mëshirën” çetnike,që ta mbrojnë ekzistencën me thonj,që ta mrojnë flamurin edhe me çmimin e jetës.
Triumfoi trimëria e djemëve tanë trima,kurse Ramës i ka mbet të përloshet për një përultësi dhe për një kërkim falje të turpit,në vend se t`u dërgonte notë proteste për huliganizëm.
Kur do ta kuptojë udhëheqja shqiptare se politika nuk bëhet me lutje e me nënshtrime.
Nëse duhet shteti shqiptar të prezentohet në mesin e shteteve tjera,atëherë duhet ta përfaqësojnë sportistët-futballerët,e as një nga garda majmuniane e udhëheqjes(kequdhëheqjes politike.
Këta udhëheqës dështakë e hileqar nuk mund ta përfaqësojnë vetën e tyre,ndërsa pë përfaqësimin e popullit nuk kanë kredibilitet as tagër.
Kohët po ndryshojnë,njerësit në varkën e saj po mbetën të njëjtit,uzurpator,delinxhi,monotone dhe kurrë të mbushur mend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat