Deri kur kështu?!

Opinione

Deri kur kështu?!

Nga: Dibran Demaku Më: 19 tetor 2014 Në ora: 15:06

Politikanët e Kosovës nuk bashkohen aty ku e kanë vendin,në Parlament e të zgjedhin ngërçin politik të krijuar po perj atyre vetë,por shkojnë e takohen aty ku kanë me se t`i mprehin dhëmbët! Takohen për të ngrënë nga buxheti i Kosovës?! Darka e shtruan në „Drekë“,nga Presidentja e „Zarfit“ e Kosovës sigurisht e financuar nga buxheti i Kosovës! Dhe përse „Darku“ u hëngër në „Drekë“?! Apo politikanët e Kosovës kohën e darkës e kishin të zënë me ndonjë gotë raki,e cila pas „Darkës“ të ngrën në „Drekë“?! Apo ishin të lodhur me punët që bëjnë në të „mirë“ të vendit,që sipas tyre ato u bëkan në mbrëmje?!
Nëse Presidentja e Kosovës shtron „Darkë“ në „Drekë“ me buxhet të Kosovës, atëhetë ajo duhet të emërohet si „Darkë“ e buxhetite jo kurrësesi si „Darkë e Presidentes?!“ Me çfarë të drejte ajo i shpenzon paratë e taksapaguesve për t`i ushqyer politikanët edhe ashtu “milionerë“ të Kosovës?! Në atë „Darkë“ u panë të merrnin pjesë ata politikanë të Kosovës.që për interesa të tyre personale e kanë zënë peng shtetin e Kosovës?! Ata,pra politikanët e Kosovës kur është fjala për të kaluar „ngërçin“ politik,bëjnë sikur nuk flasin në mes të tyre,ndërkaq kurështë fjala për të ngrënë nukpërtojnë që të shkojnë edhe në Gjakovë?!
Dhe pasi dalin nga “Darka” të ngopur si… buzëqeshen dhe thonë se në „Darkë“ janë takuar,por nuk kanë folur fare për politikë?! Me këto deklarata të tyre ata tallen me popullin dhe me vendin?! Deri kur kështu???!!!-

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat