Koha e të vdekurve vdiq...

Opinione

Koha e të vdekurve vdiq...

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 15:04

Mjaftoi vetëm një banderolë, thjeshtësisht me simbole shqiptare në qiellin e Beogradit, që të rishfaqej pas 15 vitesh “mola” e urrejtjes, racizmit dhe hakmarrjes, që nacionalistët serb kanë për shqiptarët në tërësi, dhe që në kuadër të integrimit të rajonit në familjen evropiane kishin arritur t’i fshihnin “mjeshtërisht” në brendësinë e tyre. Ishin ndjenja të ulta dhe të egra njerëzore, që serbët e të gjitha niveleve, përfshirë dhe ato më të larta shtetërore, shpërfaqën me zë e figurë kundrejt shqiptarëve, duke treguar se ato ndjenja, të ardhura nga shekujt e barbarisë, kanë mbetur ende të akumuluara.
Nuk ishte banderola fluturake lajmi i asaj ditës, por përkundrazi, racizmi, dhuna dhe fyerjet e panumërta, që drejtuesit e shtetit serb u lanë hapësirë të lirë veprimi, që t’i thonin me zë të lartë huliganët serb dhe ata vijuan më pas, në sinkroni me ta, duke i mbështetur edhe zyrtarisht, si për të legjitimuar një gënjeshtër që pritej të shfaqej. Ishte pikërisht Serbia, si luftënxitëse dhe luftëkryese në Ballkan, që i vuri zjarrin këtij rajoni me luftra të përgjakura në kohët moderne të viteve '90-të dhe që vijon të ushtroj në këto ditë, të njëjtën model politike shoviniste kundrejt shqiptarëve, duke kërkuar, që agresori të marri rolin e viktimës. Ndaj është vetëm i Serbisë turpi për gjithçka që ndodhi në atë stadium e jashtë tij. Ndërkohë, që koha për serbët nuk ka ndryshuar, pasi vijon të mbetet pengu i së shkuarës, koha e shqiptarëve ka evoluar.
Djemtë e kombëtares treguan kurajë, fisnikëri dhe besnikëri ndaj shqiptarisë, mu në zemër të Beogradit. Përpos gjithçkaje, shqiptarë vepruan me maturi e dinjitet. Ky është brezi i ri i patriotëve shqiptarë, të cilët dinjitozë, kurajozë dhe të civilizuar i përcollën botës mbarë, ato tradita dhe karakteristika që shqiptarët kanë ndër shekuj. Kjo është një e vërtetë e pastër dhe nuk ka shosh ta mbulojë. Patriotizmi i shprehur këto ditë, nuk është thjesht nëpërmjet fjalëve, statuseve në rrjetet sociale dhe solidaritetit, por duke provuar me vepra dhe dëshmi konkrete realitetin e një ngjarjeje, që u shfaq live në sytë e mbarë botës. Dhe më tej, ishte pikërisht qeveria serbe, që politizoi një ndeshje futbolli, me reagimet e denja për një shekull më parë dhe jo për Ballkanin që synon integrimin.
Në antipod me ta, ishte sjellja evropiane e zyrtarëve shqiptarë, që vepruan përmes dialogut, bashkëpunimit dhe frymës evropiane për ruajtjen e stabilitetit në rajon, duke mos ju përgjigjur thirrjeve nacionaliste serbe për të kaluar topin e fajit në fushën tonë. Unë kam bindjen se shqiptarët do të ndien të përfaqësuar nga Kryeministri i Shqipërisë, që mori vendimin e duhur për mosanullimin e vizitës në Serbi, e cila do bëje histori jo për shkak të një vajtje fizike të një kryeministri shqiptar pas 70 vitesh në Beograd, por për mesazhet e duhura që Kryeministri do të dijë t’i përcjelli me urtësi, dinjitet dhe krenari prej shqiptari.
Po kështu, edhe qëndrimi zyrtar i Ministrisë së Jashtme, paraqiti në mënyrë të qartë e të dukshme vullnetin e shqiptarëve, ku nëpërmjet deklaratave dhe Notës së protestës u dëshmua atdhedashuri, diplomaci dhe mospërulje, duke mbrojtur interesat e kombit. Ne shqiptarët jemi krenar dhe me fat për historinë e kombit tonë, e cila në themel ka patur mbrojtjen e lirisë së. Punoi / Teuta Nunaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat