Erioni në Siri-Prenvera (e ama e Erionit) Prishtinë

Opinione

Erioni në Siri-Prenvera (e ama e Erionit) Prishtinë

Nga: Nga;Ragip GURAZIU Më: 2 tetor 2014 Në ora: 11:36

Pranvera Abazi Zena është nëna e një fëmije tetë vjeçar, i ati i të cilit ajo thotë se e ka marrë me vete në Siri për t’iu bashkuar luftëtarëve atje, pa lejen e saj.
Në disa fotografi të publikuara, djaloshi shihet në Siri në shoqërinë e luftëtarëve dhe me flamurin e Shtetit Islamik [ISIS]. Për kthimin e djaloshit, është hapur edhe një faqe në rrjetin social Facebook, “Na ktheni djalin”!.Së paku për këtë fest fetare,JU LUTEM......

PRANVERA ABAZI ZENA morri lajmi nga bashkëshorti is saj; “Pranvera unë jam në Siri me djalë, të lajmëroj edhe një herë kur të kem valë”. Me datën 7 kanë dalë prej shtëpisë, dhe unë kam menduar që po shkojnë në Rugovë, se tha "deri të enjten e kam të lirë, të premten jam në punë dhe po e marr djalin e po shkoj".Kështu ka deklaruar Pranvera para mediumeve tona Kosovare,kur e ka kuptuar se djali i saj,pa dashjen e saj,por me arogancen e babait te ti,është sjellu në siri.

Kur edhe pas dy muajve s’ka asgjë, tani së paku duhet ta kuptoj bashkëshorti i Pranveres se shqetësimi i saj e ka kaluar kufirin,por tani Erioni 8 vjeqar duhet t'ia ktheni Pranveres,e në të jetë kjo ditë e Kurban Bajramit,që në popull quhet si Bajrami i vogël,së paku për hirë të Pranveres dhe shokëve të tij të klasës dhe mësueses së tij.

Erdhi shtatori, filloi shkolla, dhe ne duam që ai të jetë këtu në shkollë, të jetë me familje, të jetë afër nënës së vet, e jo atje me familje tjera dhe në rreth krejt tjetër atje ku është...

Mësusja e tij ka cekur se '' Erioni është një fëmijë shumë i qetë, është një fëmijë për të cilin s’di të shprehem – jo pse është nxënës i im, por Erioni është fëmijë shumë i gjallë, shumë i pavarur, është një fëmijë që merret shembull në shkollë për gjithçka. Nganjëherë po mendoj që e pata nxënës ashtu aq të mirë, tash pse s’po e kam ketu dhe në atë vendin e ulur ku shoku i tij ende nuk po mundet të shqetësohet,KTHENA EROININ JU LUTEM!!!

Kosovës 8 vhjeqarët nuk i duhen në Siri,por ketu në Kosovë

Është e qartë se islamizmi i popullsisë shqiptare,shtoi një element të ri në strukturën fetare të popullsisë,fenë islame,krahas besimit katolik dhe atij ortodoks.Megjithëse i ndarë në besime të ndryshme fetare,populli shqiptar është shquar për tolerancë e harmoni,duke qenë gjithnjë i bashkuar në tradita,zakonet,kulturën dhe identitetin e vet kombëtar''.
Është më rëndësi të theksohet që feja islame nuk e mohon kombësinë si ategori historiko/shqiptare,përkundrazi Kur/ani e legjitimoi atë duke thënë;''0 njrëz.Ne ju kemi krijuar prej një mashkulli dhe një femre dhe ju kemi bërë popopuj (kombe) e fise që ta njihni njëri-tjetrin''(49.13).

Nuk munda të rri indiferent,ndaj asaj që u publikua këto ditë në mediume të ndryshme se gjëja po pregaditet një sulm nga militantët e organizatës ISIS, ndaj Qeverisë në Kosovë,SHqipëri dhe në Maqedoni!? Nga organizatoret e mundshëm,dhe aktivitetein e tyre që kanë ushtruar në Kosovë,dhe ndaj vetës që si gazetar,tani edhe analist,që rrjedhi nga një familje të besimit islam,dhe udhëheqës i disa emisioneve fetare që nga 2000-ta,në disa radio,ku kam ftuar teolog të ndryshëm dhe kemi zhvilluar shumë tema të rëndsishme,sa i perketë islamizmit,atëhere ky apel drejtuar juve,i nderuar i ati i Erioni,edhe pasi kam një informatë se jeni me dy fakultete, nuk duhet kuptuar për të keqe,por në të kundërtën,sqarim i disa medoteve dhe praktikave;njerëzore,fetare e kombëtare

Ai që lexon edhe fiton më shumë dituri
Dhe për fund, pa zemër kombëtare nuk mund të jesh fetar. Pa atdhe nuk ka fe. Pa din s’ka iman. Dhe ekstremizmi mysliman mundohet kot se nuk do të ketë fuqi të përçajë shqiptarët, sepse ata janë shumë të vetëdijshëm se feja shqiptare është SHQIPTARIA.
Pra,pse po krijojmë këso kunfuzione tek qytetarët e Kosovës,dhe ne duhet të veprojmë (besimtarët e fesë muslimane) që të bindemi të tjerët se shqiptarët(edhe pse ka pasur tendenca(nga sllavët serbo sllav)për të përçar në baza fetare kombin tonë edhe pse si komb preferohen tri fe të besimeve të ndryshme,Islamizmi,katalikizmi dhe ortodoksizmi,edhe nga kohërat më të lashta,edhe pse kemi qenë të pa arsimusr e të shtypur,nuk ka mundur kush të na përçaj dhe as që do të ketë mundësi bile,por ne tani duhet të jemi të vetëdishë për të gjitha ato që flasmi,deklarohemi e shkruajm.

Autori është gazetar-analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat