Na rrou dreqi për shtatëqind pranvera

Opinione

Na rrou dreqi për shtatëqind pranvera

Nga: Haki N.Bunjaku Më: 1 tetor 2014 Në ora: 23:19

I kemi në krye të Shtetit,rrespektivisht të pushtetit pa shtet njerëzit që vetëm burgu i Guatemalës është vendi i preferuar për ta.
Njerëzit në udhëheqje,dëm i madh që bëjnë hije mbi tokë,që na kanë hyp në qafë dhe çfarë halldupash janë,nuk kanë ndërmend të zbresin kurrë në tokë.
Shteti është mbet jetim me një presidente të zarfit e cila nuk vyen tjetër post ë dalë në fotografi e në faqe të shtypit dhe të faqës së zezë.
Mungojnë institucionet e shtetit,mungon legjislativi,mungon ekzekutivi.
Bile as regjent nuk ka.
Populli ka rënë klluq.
Diaspora e then monotoninë kafeneve të metropoleve.Si duket nuk ia ka ngenë Atdheut,por as vetvetës.
Diaspora jonë duhet thellësisht ta ndiej dhembjen e Kosovës,duhet dhe është koha që ta ngritë zërin e protestës,por jo vetëm kaq.Mirëpo,të kërkojë që legjitimisht të jetë e përfshirë në organet udhëheqëse.Në mos qoftë e aftë,atëherë ka dhëmbje për Atdheun.Nuk e fal as nuk e shet.
Por shikuar realisht është qind për qind më e aftë dhe më kreative se këto koka të betonta që na muerën në qafë.
Diaspora nuk është mësuar të shkatërrojë,por të ndërtojë po.
Populli në Kosovë dhe pjesa e shkepur gjithandej botës,duhet t`i koordinojnë mendimet dhe veprimet për ta nxjerr shtetin nga burgu i kriminelëve,i banditëve dhe i gjithë atyre tradhtarëve,që na fikën deri në skajshmëri dhe na koritën me botën demokratike deri në pafundësi.
Në këte lojë lavire të politikës,si duket janë bashkuar gjithë tradhtarët e kombit Dhe tash,karshi nesh,ditën“shqelmohen“ e natën përqafohen.pishaneve të koplerajit.
Në politikë është inkuadrua gjithë llumi i Kosovës,prandaj edhe puna është për lumë,bile edhe për më keq.
Kosova,për momentin nuk ka njeri të politikës,as për be.Po kodoshë,dallavergji,spiuj,renegatë ka me tepri.
Pra,mendoj se zëri i arsyes:popull-diasporë duhet të akordohet,pa humbur kohë,që ta largojmë të keqën,bashkarisht.
Pres nga sociologët që ta nxjerrin ndonjë teori praktike,mbi martesën e të keqëve në politik,por,si duket Matoshi e Spahiu janë të zënë,duke krijuar kombe të reja.
Prej këtyre që janë hapareshur për të zënë vendet që kurrën e kurrë nuk i meritojnë,duhet t`u thuhet në duk shkurt e shqim se e kanë vra autoritetin,prandaj nuk janë të destinuar për vende udhëheqës,pos për bazhdar në ditët e tregut,duke i përcjellur rreptësisht që të mos i vjedhin pazargatët.
Rrahman Morina pat thënë një tubim n`odë:
-Këtu ka hi ni dreq i madh.
Te na knë hy me mijëra dreqër.
Po s`u ngritëm të gjithë në këmbë vdiqëm pa exhel.
Më mire le të vdesin ata që na kanë hyp në qafë,sesa na të pafajshëm.
Pra rrofshin të shtrembërit,se të drejt ka fare pak dhe se nuk eksikohet fort popullsia.
Haki N. Bunjaku

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat