Hashimi-Premtimi-Keku-Keci

Opinione

Hashimi-Premtimi-Keku-Keci

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 15:38

Para shume problemeve, nevojave dhe kerkesave te popullit te Kosoves ishte ceshtja (problemi...) i energjise elektrike, i dritave... Pas Luftes Kunderpushtuese-Clirimtare te UCK-se dhe te kombit shqiptar per Kosoven, populli yne u ballafaqua me mungese te madhe te energjise elektrike. Kjo edhe mund te kuptoheje per dy-tri vite, por me tej nuk kishte arsye qe populli i Kosoves te "mbytej" nga terri...!! Humbjet ne ekonomi, ne tregeti dhe ne te gjitha veprimtarite tjera ishin te medha per shkak te mungeses se energjise elektrike...! Te fituar ishin vetem tregtaret e gjeneratoreve...! Shumekush e paguante me jeten e tij ne spitale, ambulanca etj. ikjen e dritave... Mijera ore mesimi e studimi te humbura neper shkolla e universitete! Humbje te pallogaritshme edhe ne shtepite e banesat banimit... Po t'i shtohet kesaj edhe nervoza dhe stresi qe shkaktonin ikjet e dritave per ore te tera, dele qe KEK-u dhe institucionet e Kosoves i kane shume borgj ketij vendi... Pevec kesaj, nga buxheti i Kosoves jane dhene qindra miliona euro per t'i mbuluar "humbjet" ose me sakte plackitjet qe beheshin ne KEK...!! Pervec kesaj edhe rritja e pandalshme e cmimit te energjise per hesap te KEC-it...! Pervec kesaj, KEC-it iu ka dhene e drejta qe t'i mbledhe edhe borgjet shumevjecare qe qytetaret dhe ndermarrjet i kishin KEK-ut...!!
Premtimi dhe shpresa e madhe per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje jetike per nje vend dhe nje ekonomi u be Hashim Thaci para shtate-tete vitesh gjate fushates zgjedhore... "Ju garantoje, deklaronte me sa ze kishte Hashimi kudo qe shkonte ne tubimet zgjedhore, se do te keni drita 24 ore"... Pasi i fitoi zgjedhjet per disa vite u stabilizua deri diku energjia, por ishte larg nevojave te ekonomise dhe te qytetareve... Gjate (keq)qeverisjes se tij shtate vjecare premtoi pa pushim se do ta bente nje termoelektran te re me 2 000 megavat...! Kurre nuk u be as kjo termoelektran, qe e quante "Kosova e Re"...! Kjo nuk u be, pervec tjerash, edhe per arsye se duhej ruajtur supremacia e Serbise ne energjetike dhe varesia e Republikes sone prej saj...!!Te vetmen gje qe beri ishte "privatizimi" (kontrabandimi...) i rrjetit te shperndarjes...!! Nuk e besoj qe te kete ndodhur edhe dikund tjeter ne Evrope nje "privatizim" kaq kriminal sa ky i rrjetit te shperndarjes te ne... Kete vit gjendja eshte perkeqesuar shume...! Ikin dritate me nga tre, kater e pese ore...! Edhe me e keqe do te jete gjendja ne dimerin qe po afrohet... Premtimin per 24 ore me drita Hashimi e quan te "realizuar" me detyrimin ligjor qe makinat te ecin me drita te ndezura diten e naten (24 ore...). Premtimet tjera te Hashimit nuk jane mbajtur ose jane harruar fare...! Ne sektorin e shendetesise, te arsimit, te integrimeve evropiane, te drejtesise, te arsimit te larte, te ekonomise, tregtise, mjedisit, ujerave, pyjeve... gjendja eshte edhe me e keqe...! Vetem sektori i korrupcionit, i krimit te organizuar, i uzurpimit dhe trafikimit te prones, i droges... kane ecur dhe kane lulezuar gjate ketyre viteve...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat