Analisti i tekjeve

Opinione

Analisti i tekjeve

Më: 29 shtator 2014 Në ora: 11:48

Kohëve të fundit ka aq shumë analistë politik,por nuk janë të gjithë në përgjegjësi të detyrës.Ka disa prej tyre,që edhe kur je esull,ta lëkundin tugun (vjellën)
E drejtë autoriale është që ta shprehë publikisht mendimin e vet rreth a për një ngjarje politike.
Obligim profesional dhe detyrim i kodit moral është që ngjarjen a situatën në fjalë të mos e ngarkojë me subjektivizëm.
Për ndryshe mbetet argat i pajtuar.
Subjektivizmi analistin politik(subjektiv) e largon korrektësia e të qenit objektiv, nga vështrimi real i asaj ndodhie apo i ndodhisë që do të pasojë.Dhe,këshu profecia i del gjellë pa krip.
Ai që mba anë,pajë,nuk është analistë i njëmendët,por argat i asaj që ia jep krahun.Pra para se të jetë injorant,është korruptues.
Këtij maniri iu kanë nështruar edhe pleqtë e meshlisit,po në këto raste vetëm është ngatërruar hesapi.
Një ilustrim:
PËR MUE FLET PLANCI
Në kohërat e vjetra,në mungesë t`enëve bulmetin e paskanë pas ruajt edhe në planc,të ndonjë lope a kau të prerë për pastërmë.
Njeni e kishte mbush një planc me tlyen dhe kur i ndodh të ngatërrohet me kojshi,e dinte se duhej t`i nënshtrohet meshlisit.
Mbasi nuk ishte gojëtar,shkoi të një plak i meshlisit dhe ia tregoi hallin.
I tha plakut: -Unë nuk di me fol në meshlis,para burrave,po fol ti në vend tem.
Unë ta jap një planc plot me tlyen.U muerën vesh.Në meshlis foli pala tjetër dhe kur i erdh këtij rendi,i thanë:-Hajde tash fol ti,çka kije me thanë!
-O,jo bre burra, une nuk mundem me fol.
-Përmue flet planci.
Ata duke menduar se qenka aq thellë i lënduar,i dhanë të drejtë.
Në raste të shumëta,analistët po i japing të drejtë “plancit”,na lënë të dyshojmë se për komente të tilla,pa mbështetje në fakte,kanë nxjerrë fare ujemi,apo në një mënyrë janë të lidhur me ndoj leverdi personale.
Qoftë shoqërore,miqësore të tërthortë apo lidhje buxhetore,premtim punësimi për të afërmit e të ngjashme.
Unë personalisht nuk e kuptoj si mundet analisti ta nxjerrë Isa Mustafën të aftë për t`i pri armatës së madhe të Dr.Ibrahim Rugovës,edhe pse ky Isë ishte rreshtuar në taborrin e kundërshtarëve të Dr. Ibrahim Rugovës.
Lexojeni” Monografinë LDK-ja sfidë për Demokracinë”,të publicistit,poetit,kritikut e LDK-istit të pëkushtuar,zotëri Shefqet Dibrani.Aty,nëse doni do të gjeni fakte të pa kundërshtueshme të veprimtarisë antipode të Isa Mustafës.Pos tjerash,edhe lidhjet e ngushta me pushtetin komunist të atëherëshëm,me të cilin rezhim ende nuk është diferencuar.
Kur faktet flasin kundra Isa Mustafës e shumë të tjerëve,analistët me çfarë do të na bindin” pa mbështetje në fakte që të rrijmë prajshëm nën tutelën e Isa Mustafës dhe klanit të tij.
Kosova këtu humb krejtësisht para liderit të dyshimtë,të cilin “analistët”e nxjerrin pa pike damke.
Mirëpo,në të vërtetë kjo nuk qëndron,prandaj nuk duhet shtrembëruar faktet e pa kundërshtueshme për një kaush pekule.
Ata që done të jenë analistë,më pare le të gjurmojnë në jetëshkrimin e çdo personi,të cilit duhet t`i bëjnë apologji.
Është mire vetë personi,lakmiqar i sëmurë,ta paraqes biografinë e vet,pa sido qoftë ajo.
Planci më nuk është praktik.Është arhivuar në muzenë e kohërave.
Në anën tjetër si mund të këmbëngulet që të rehabilitohet një deshtak,pas humbjeve të serishme.
Këta fare analistësh nuk sjellin erë të mirë,pasiqë popullin e Kosovën i kanë vu në planin e dytë a të tretë,ndërsa liderin(edhe dështak) në vend të parë.
Akademiku i nderuar,Idriz Ajeti,I ngarkuar me hulumtimet shkencore të gjuhësisë,kur na ligjëronte dhe ndodhte që me njëherë të mos i vie në mendje fjala qenësore,i binte dërrasës së zezë me shkumës dhe thonte:-Ju pe dini ku deshta me shkue.
Mbase nuk mund e zhvillova mendimin me saktësi e rrjedhshëm,por ju, ndoshta, pe dini ku deshta me shkue.
Puna po luen me buçuk,prandaj edhe analistëve u del punë që të djerësitën apo t`i japin fantazisë shfrim kuturu.
Puna është shumë e kokëlavitur,sa as akterët e saj nuk e kanë formulën e zgjidhjes.Nuke kanë timonin në duart e veta
LOJA ME LETRA
Në anët tona,gjatë stinës së dimrit luhej me të madhe loja me letra”Pishpirik”.Po njani në katun(Mehmet Islami) nuk lunate me letra.Thonte I heçim xhanarët,pastaj lujmë se kështu me ta nuk ban.
Unë mendo çka me çit,e ti pa u mendue hiç,po u mëshon xhanar.
Edhe analistëve tone,si po duket,xhanari do t`ua luaj trollin.
Dhe mire bëhet.
Magjupi do zor,baco!
Haki N.Bunjaku

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat